Dhimbjet e kokës mund të jenë të zakonshme në shtatzëninë e hershme dhe zakonisht përmirësohen ndërsa shtatzënia juaj vazhdon.
Ato nuk dëmtojnë fëmijën tuaj, por mund të jenë të pakëndshme për ju.
Një dhimbje koke ndonjëherë mund të jetë një simptomë e pre-eklampsisë , e cila mund të çojë në komplikime serioze nëse nuk monitorohet dhe trajtohet. Pre-eklampsia zakonisht fillon pas javës së 20-të shtatzënisë.
Përballimi i dhimbjeve të kokës në shtatzëni
Paracetamoli është zgjedhja e parë kundër dhimbjeve nëse jeni shtatzënë.
Sidoqoftë, për siguri, nëse merrni paracetamol në shtatzëni, merreni atë për kohën më të shkurtër të mundshme.
Ju mund të merrni këshilla nga farmacisti, mamia ose mjeku i përgjithshëm se sa paracetamol mund të merrni dhe për sa kohë.
Ekzistojnë disa qetësues të dhimbjeve që duhet të shmangni gjatë shtatëzënësisë – ato që përmbajnë kodeinë dhe ilacet anti-inflamatore jo-steroide si ibuprofen – nëse nuk përshkruhen nga mjeku juaj.
Ju gjithashtu mund të bëni ndryshime në stilin e jetës për të ndihmuar në parandalimin dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës. Mundohuni të:
- pini shumë lëngje për të parandaluar dehidratimin
- flini mjaftueshëm – lexoni Tiredness and sleep problems – NHS (www.nhs.uk) për të mësuar më shumë rreth kësaj
- pushoni dhe relaksohuni – mund të provoni yoga për shembull.
Nëse jeni shtatzënë, pa dyshim që po përjetoni dhimbje të reja. Nëse jeni gjithashtu një nga miliona gra shtatzëna që përjetojnë migrenë, duhet të dini se shtatzënia lehtëson simptomat e dhimbjes së kokës së migrenës për shumë gra. Por edhe nëse kjo nuk ndodh për ju, informacioni në këtë artikull mund t’ju ndihmojë të përballoni.
Shkaqet e dhimbjeve të kokës të tipit migrenë
Saktesisht shkaku i dhimbjes së kokës migrenë nuk dihet. Por migrena duket se përfshin ndryshime në rrugët nervore, neurotransmetues dhe rrjedhjen e gjakut në tru.
Studiuesit besojnë se qelizat e trurit tepër të ngacmuara stimulojnë një çlirim të substancave të ndryshme . Këto kimikate irritojnë enët e gjakut në sipërfaqen e trurit. Kjo, nga ana tjetër, bën që enët e gjakut të fryhen dhe të stimulojnë reagimin e dhimbjes.
Estrogjeni mendohet se luan një rol në migrenë. Kjo është arsyeja pse shtatzënia, menstruacionet dhe menopauza shpesh ndryshojnë modelin e dhimbjes së një gruaje.
Neurotransmetuesi serotoninë gjithashtu duket se ka një rol kryesor në migrenë.
Zbulimi i faktorëve shpërthyes përmes një ditari
Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë nuk janë e vetmja gjë që mund të shkaktojë dhimbjen e kokës migrenë. Shumica e grave kanë një kombinim të shkaktarëve. Për shembull, stresi, vaktet e anashkaluara dhe mungesa e gjumit mund të shkaktojnë atë.
Ka raste kur dhimbja mund të zgjasë disa orë e për disa të tjerë, nëse nuk trajtohen, mund të zgjasin disa ditë. Migrena është mjaft e paparashikueshme. Pra, ndërsa shtatzënia mund ta bëjë dhimbjen më keq për një grua, ajo mund të zhduket plotësisht tek një tjetër.
Një ditar i dhimbjes së kokës mund t’ju lejojë të gjurmoni shkaktarët tuaj të veçantë. Kjo do ta ndihmojë mjekun tuaj të vendosë se çfarë trajtimi do të funksionojë më mirë për të lehtësuar simptomat specifike. Mund t’ju ndihmojë gjithashtu të njihni cilët shkaktarë duhet të shmangni ndërsa jeni shtatzënë.
Sa herë që keni dhimbje koke, shkruani:
- Simptomat tuaja specifike: atje ku ndjeni dhimbjen, si ndihet dhimbja dhe çdo simptomë tjetër si të vjella ose ndjeshmëri ndaj zhurmës, erërave ose dritës
- Koha kur dhimbja juaj e kokës filloi dhe kur mbaroi
- Ushqime dhe pije që keni konsumuar gjatë 24 orëve para migrenës
- Çdo ndryshim në mjedisin tuaj, si udhëtimi në një vend të ri, ndryshimi i motit ose provimi i llojeve të reja të ushqimit
- Çdo trajtim që keni provuar, dhe nëse ju ka ndihmuar apo përkeqësuar dhimbjen e kokës
Shkaktarët e zakonshëm të dhimbjes së kokës përfshijnë:
- Cokollata
- Kafeina
- Ushqime që përmbajnë konservantë (glutamate monosodium) dhe nitrate
- Aspartame (ëmbëlsues artficial)
Testet për Migrenën
Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga një ndërlikim i shtatzënisë i quajtur preeklampsi (gjendje hipertensioni dhe proteinurie) . Kështu që mjeku juaj mund t’ju vlerësojë për atë gjendje përpara se të vendosni një diagnozë të migrenës. Sigurohuni t’i tregoni mjekut tuaj për të gjitha ilaçet që jeni duke marrë, duke përfshirë ato pa recetë dhe shtesa natyrore. Gjithashtu informoni mjekun tuaj nëse dikush në familjen tuaj ka pasur migrenë.
Mjeku shpesh mund të diagnostikojë migrenën nga një ditar i dhimbjes së kokës dhe historinë tuaj mjekësore. Skanimet me CT dhe testet e tjera të radiologjisë për të përjashtuar shkaqet e tjera të dhimbjeve të kokës tuaj zakonisht nuk këshillohen në shtatzëni. Kjo për shkak të rreziqeve të mundshme për fetusin.
Vetë-Kujdesi ndaj Migrenës
Linja juaj e parë e mbrojtjes kundër dhimbjeve të kokës nga migrena është një mënyrë jetese e shëndetshme . Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të menaxhoni migrenën gjatë shtatëzanisë:
- Shmangni faktorët shpërthyes të njohur, të tilla si ushqimet specifike, sa më shumë që të jetë e mundur.
- Mbani një orar të parashikueshëm të vakteve.
- Pini shumë ujë.
- Pushoni shumë.
- Merrni parasysh ndjekien e yoges ose teknikave të tjera relaksimi.
- Kur të nis dhimbja, provo pako akulli, masazh dhe pusho në një dhomë të qetë, të errësuar.
Medikamente për migrenë
Nëse jeni shtatzënë – ose planifikoni të mbeteni shtatzënë së shpejti – mjeku juaj në përgjithësi do t’ju këshillojë të qëndroni larg ilaçeve nëse nuk janë absolutisht të nevojshme. Së bashku, do të duhet të peshoni efektet e mundshme të një ilaçi tek fëmija juaj i palindur.
Shumë prej ilaçeve kundër migrenës për të trajtuar ose parandaluar dhimbjen duhet të shmangen gjatë shtatëzënësisë. Disa kanë qenë të lidhura me defekte të lindura tek foshnjat. Medikamente të tjera shoqërohen me ndërlikime të shtatzënisë. Për shembull, disa janë shoqëruar me gjakderdhje, abort spontan ose kufizim të rritjes intrauterine (IUGR), një gjendje në të cilën mitra dhe fetusi nuk rriten normalisht.
Trajtimi akut i migrenës
Trajtimi akut synon të ndalojë një sulm të migrenës pasi shfaqen shenjat e para të tij.
Qetësuesit e dhimbjes, të quajtur gjithashtu analgjezikë, mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së fortë të migrenës.
- Acetaminofeni( paracetamoli) zakonisht konsiderohet me rrezik të ulët gjatë shtatëzënësisë.
- Barnat anti-inflamatore josteroide (NSAID), përfshirë aspirinën, mund të kenë rrezik për gjakderdhje dhe aborti nëse merren në shtatzëninë e hershme. Ekziston gjithashtu një rrezik i mundshëm i ndërlikimeve të zemrës tek foshnja nëse ato merren në tremujorin e tretë. Aspirina e marrë afër lindjes mund të çojë në humbje të tepërt të gjakut tek nënat gjatë lindjes.
- Shumica e NSAIDs, përfshirë ibuprofenin – të shitur pa recetë – nuk kanë mjaft studime kërkimore të kontrolluara për të vlerësuar të gjitha rreziqet e tyre në shtatzëni.
- Përgjithësisht duhet të shmangen lehtësuesit e dhimbjeve të tipit narkotik. Ekziston një rrezik i dyfishtë i varësisë tek nënat dhe foshnjat nëse ato përdoren për periudha të zgjatura kohore.
- Ergotaminat veprojnë posaçërisht për dhimbjet e migrenës. Por mjekët këshillojnë që të mos merren këto ilaçe gjatë shtatëzanisë. Ato mbartin një rrezik për defekte të lindura, veçanërisht nëse merren në tremujorin e parë. Këto barna gjithashtu mund të stimulojnë kontraktimet e lindjes dhe lindjen e parakohshme.
- Triptanët punojnë posaçërisht për dhimbjet e migrenës. Triptanët nuk dihet të shkaktojnë defekte të lindura. Por shumica e hulumtimeve të deri tanishme janë përqendruar te kafshët, jo te njerëzit. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse është i sigurt për ju dhe foshnjën tuaj të palindur.
- Medikamente të tjera mund të përshkruhen për lehtësimin e simptomave specifike të migrenës gjatë shtatzënisë. Për shembull, antiemetikët ndihmojnë në qetësimin e të vjellave dhe të përzierave që mund të shoqërojnë migrenën. Por shumë nga ilaçet që zakonisht përdoren për migrenën nuk janë studiuar në mënyrë adekuate gjatë shtatzënisë.
Trajtimi parandalues i migrenës
Nëse keni dhimbje të të fortë, të përsëritur, trajtimi parandalues mund të ndalojë sulmet e ardhshme ose të zvogëlojë ashpërsinë e tyre. Shumë prej ilaçeve të përdorura për parandalim u përdorën fillimisht për gjendje të tjera, të tilla si presioni i lartë i gjakut.
Shikoni një neurolog me përvojë në trajtimin e grave shtatzëna. Ata do të përshkruajnë një ilaç në dozën më të ulët të nevojshme për t’ju ndihmuar. Medikamente relativisht të sigurta për migrenën përfshijnë beta-bllokues, të tilla si Metoprolol (Lopressor, Toprol XL) dhe Propranolol (Inderal LA, Inderal XL, InnoPran XL)
Kur jeni shtatzënë, gjithmonë flisni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë ilaç, produkt bimor ose ilaç natyral.
Nëse nuk mund të merrni ilaçe ose dëshironi të mos merrni, ka disa pajisje që mund të merren parasysh. Cefaly është një pajisje e lëvizshme si shirit koke që jep impulse elektrike në lëkurën e ballit. Kjo stimulon një nerv të shoqëruar me dhimbjen e migrenës. Cefaly përdoret një herë në ditë për 20 minuta, dhe kur të jetë ndezur do të ndjeni një ndjesi shpimi gjilpërash ose masazhimi.
SpringTMS është një magnet i vendosur në pjesën e pasme të kokës në shenjën e parë të një dhimbje koke. Ai jep një puls magnetik që stimulon një pjesë të trurit. Zakonisht nuk ka efekte anësore. Gjithashtu, gammaCore është një pajisje portative e mbajtur me dorë e cila është një stimulues joinvaziv i nervit vagus (nVS). Kur vendoset mbi nervin vagus në qafë, ajo lëshon një stimulim të lehtë elektrik në fijet e nervit për të lehtësuar dhimbjen.
Nëse jeni duke parë një specialist të dhimbjes së kokës, kontrolloni dy herë me obstetrin ose maminë tuaj të çertifikuar për sigurinë e ndonjë ilaçi ose pajisje gjatë shtatzënisë. Ndonëse dhimbja e migrenës mund të jetë torturuese, kujdes riskun që mund ti shkaktoni foshnjës suaj nga përdorimi i gabuuar i medikamenteve dhe pajisjeve të ndryshme.
V.O – Asnjë nga medikamentet e mësipërme nuk duhet të merren pa rekomandimin e mjekut! Për cdo problem, drejtojuni mjekut që ju ndjek!
NENSI XHAXHO