35

Shtatzënia e shumëfishtë

Cfarë është shtatzënia multiple?

Shtatzënia me më shumë se një fetus quhet shtatzani multiple.

 

Si ndodh shtatzënia multiple?

 

Nëse më shumë se një vezë lirohet gjatë ciklit menstrual dhe keto vezë fertilizohen nga spermatozoidet, më shumë se një embrion mund të rritet në mitër. Ky lloj i shtatzanisë mund të rezultojë me binjak ose më shumë. Kur një vezë e fertilizuar ndahet, rezulton në dy ose më shumë embrione identike. Ky lloj i shtatzanisë rezulton në binjak identik. Binjakët vëllazërorë janë më të shpeshtë se ato identike.

 

Cilët janë shkaktarët për shtatzaninë multiple?

Përdorimi i barnave për fertilitet për të nxitur ovulimin zakonisht ndihmon që të lirohet më shumë se një vezë nga vezoret , dhe si rezultat mund të dalin binjak , trinjak apo më shumë.

 

Fertilizimi in vitro (ivf) mund të cojë në shtatzani multiple nëse më shumë se një embiron transferohet në mitër.

 

Gratë sipër moshës 35 kanë më shumë predispozita që të lirojnë dy apo më shumë vezë në një cikël menstrual se sa gratë që janë më të reja në moshë.

 

Cilat janë simptomat e shtatzënisë multiple?

Gratë të cilat janë shtatzënë me më shumë se një fetus kanë simptoma më të forta të të vjellave në mëngjes, dhe dhimbje të gjoksit më të forta se sa ato me shtatzani me një embrion. Shtimi në peshë më i shpejtë ndodh gjithashtu. Kjo mund të diktohet me ultrazë.

 

A duhet të fitoj më shumë peshë nëse jam shtatzënë me më shumë se një fetus?

 

Shumica e grave me këtë lloj shtatzanie zakonisht duhet të marrin më shumë peshë. 300 kalori më tepër në ditë janë të nevojshme për secilin fetus. Psh. Nëse jeni shtazanë me binjak, ju duhen 600 kalori më tepër në ditë. Për më shumë se dy fetuse duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj.

 

A mund të bëj aktivitete fizike nëse jam shtatzënë me binjak?

 

Të jeni aktiv gjatë shtatzanisë është e domosdoshme për shëndetin tuaj, por duhet të evitoni ushtrimet e tepërta. 30 minuta me Ushtrimet si noti, joga dhe ecja janë të rekomandueshme. Nëse keni probleme gjatë shtatzanisë konsultohuni me gjinekologun tuaj.

 

Si do të jetë përcjellja e shtatzanisë?

 

Me shumë mundësi kontrollet tek gjinekologu do të jenë më të shpeshta. Duke filluar nga tremestri i dytë, nevoja për të bërë ultrazë është cdo 4-6 javë. Nëse dyshohet për ndonjë problem sugjerohen analiza të tjera nga doktori juaj.

 

Cilat janë komplikimet më të shpeshta në shtatzani multiple?

 

Komplikimi më i shpeshtë është lindja e parakohshme. Më shumë se gjysma e binjakëve lindin para kohës .

 

Cfarë janë korioni dhe amnioni?

Në fazat e para te shtatzanisë multiple, bëhet ekzaminimi me ultrazë për të parë nëse secili fetus ka korionin dhe qeskën e amnionit. Ka tre lloje të binjakëve :

 

  1. Dikorionik- diamniotik- janë binjakë të cilët kanë korionin dhe amnionin e vet. Zakonisht nuk kan të njejtën placentë dhe mund të jenë vëllazerorë ose identik.
  2. Monokorinik-diamniotik- janë binjakë të cilët kanë një korion por kanë qeska te ndara amniotike. Kanë të njëjtën placentë dhe janë identikë.
  3. Monokorinik-monoamniotik- jane binjakë të cilët kanë nje korion dhe një qeskë ambiotike. Kanë të njejtën placentë dhe janë identikë

 

Cilat janë risqet për binjakë monokorinik?

 

Binjakët monokorinik kanë më shumë risqe për komplikime se sa ata me placentë të ndarë. Një nga problemet që mund të shfaqet është sindroma transfuzioni binjak-binjak (TTTS). Me këtë sindromë qarkullimi i gjakut nuk është i balancuar. Një binjak dhuron gjak tek binjaku tjetër. Dhuruesi ka shumë pak gjak, ndersa marresi ka shumë gjak. Sa më herët shfaqet sindroma aq më e rrezikshme është për jetën e tyre.

 

Megjithse shtatzëniamonokorionike dhe monoamniotike është e rrallë, kjo shtatzani është shumë e rrezikshme. Problemi më i shpeshtë është komplikimi i kordonit . Gratë me këtë lloj te shtatzanisë percillen më me kujdes dhe më shpesh si dhe lindja zakonisht bëhet me nderhyrje cezariane.

 

A ka mundësi qe shtatzënia multiple të ketë ndikim ne depresionin pas lindjes?

 

Shtatzënia multiple rritë riskun për shoqërim me depresion pas lindjes. Nëse keni ndjesi të forta të emocioneve, mërzitjes, ankthit të cilat ju pengojnë që të zhvilloni jetën si më para dhe të kryeni detyrat tuaja atëherë konsultohuni me gjinekologun apo psikologun tuaj.

 

A mund të ushqej bebet me gjidhënie nëse kam binjak apo me shumë?

 

Po, por mund të ju duhet pak mund dhe praktikë. Furnizimi me qumësht do fillojë të jetë në sasinë e duhur. Duhet të hani shëndetshëm dhe të pini sa më shumë lëngje. Specialistët që merren me praktikën e gjidhënies dhe ushqimit me qumesht janë të pranishëm në shumicën e spitaleve dhe ata mund të ju ndihmojnë në këtë drejtim.

 

Leave Your Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *