60

Blighted ovum – shtatzënia pa embrion

Veza “qorre” ose shtatzënia pa embrion (blighted ovum) është një fenomen në të cilin veza e fertilizuar implantohet në muret e mitrës, por nuk arrin të zhvillojë një embrion ose embrioni zhvillohet dhe më pas ndërpret zhvillimin e tij. Ndërkohë sakusi zhvillohet.

Arsyet pse kjo ndodh nuk dihen, por mund të jetë për shkak të anomalive kromozomale në vezën e fertilizuar. Ky fenomen ndodh në shtatzëninë e hershme, atëherë kur akoma nuk e ke marrë vesh se je shtatzënë. Mund të ndodhë që testi i shtatzënisë të rezultojë pozitiv dhe simptoma të ndryshme të shtatzënisë të jenë të pranishme. Hormonet e shtatzënisë po ashtu rriten. Në momentin kur embrioni ndërpret zhvillimin, bien nivelet e hormoneve dhe simptomat zhduken. Mund të vihen re dhimbje barku  të lehta ose hemorragji. Diagnoza vendoset nëpërmjet ekografisë ku shihet mungesa e embrionit.

Ky fenomen përfundon në abort. Disa femra zgjedhin të abortojnë në mënyrë natyrale, të tjera zgjedhin të marrin barna për ta nxitur atë.

Shumica e femrave që kanë patur një shtatzëni pa embrion arrijnë të kenë një shtatzëni të suksesshme më vonë. Nëse abortet janë të përsëritura atëherë duhet folur me mjekun në mënyrë që të zbulohet shkaku.

 

Dr. Ardi Prushi

Përgatiti: Eleni Koça

49

“Shenjat dhe simptomat” e ovulacionit

Si të kuptojmë që jemi në ovulim?

 Ovulimi është proçesi gjatë së cilit veza çlirohet nga ovari.  Veza e çliruar nga ovari mund të fertilizohet brenda 12 deri në 24 orë që nga momenti i çlirimit. Shancet më të larta për të konceptuar janë gjatë kësaj periudhe fertile- pra 3-4 ditë përpara ovulimit ( sperma mund të mbijetojë në traktin riprodhues femëror deri në 5 ditë) dhe ditën e ovulimit.

Në ciklin menstrual prej 28 ditësh, ovulimi përgjithësisht ndodh 14 ditë përpara fillimit të menstruacionit.

Cilat janë simptomat e ovulimit?

  • temperatura juaj bazale është një ndër shenjat kryesore për të treguar ovulimin. Mënyra e duhur për ta matur është në mëngjes pa u ngritur ende nga krevati.  Temperatura e lartë është treguese për prodhimin e progesteronit, i cili është hormoni ovarian që prodhohet pas ovulimit.

Përpara ovulimit, temperatura e zgjimit është 36.1°C-36.5°C. Pas ovulimit, temperatura bazale rritet me 0.3°C dhe qëndron e tillë deri sa ju vijnë menstruacionet dhe fillon cikli i ri.  Disa ditë të kësaj rritjeje të vogël temperature, por tepër sinjifikante janë të mjaftueshme për t’ju treguar se ju keni ovuluar.

  • mukusi cervikal bëhet më i qartë, më i hollë, më i rrëshqitshëm, si të bardhat e vezës. Mukusi cervikal me këto karakteristika është më i dukshëm në ditët para ovulimit, por ju mund ta shihni edhe në fillim të ciklit kur estrogjeni juaj është goxha më i lartë në krahasim me progesteronin.

 

Mund të vini re gjithashtu:

  • ndjeshmëri të rritur të gjinve
  • fryrje
  • krampe abdominale.

 

Një ndjesi e lehtë dhimbjeje

 Ekziston mundësia që ju ta ndjeni ovulimin përmes një dhimbjeje të lehtë në ovarin e njërës anë diku në mes të ciklit menstrual. Gjithsesi duke qenë se shumë vajza/gra nuk e ndjejnë nuk mund të bazoheni tek prania ose jo e dhimbjes për të kuptuar nëse keni ovuluar apo jo.

Gjithsesi këto shenja nuk janë specifike dhe mund të ndryshojnë nga njëri individ tek tjetri.

Ndryshimet fizike gjatë ciklit vijnë për shkak të luhatjeve të nivelit hormonal.

Gjatë gjysmës së parë të ciklit, ovaret tuaja prodhojnë estrogjen. Nivelet e larta të estrogjenit, çojnë në çlirimin e vezës nga ovari. Pas këtij proçesi, trupi prodhon progesteron i cili çon në rritjen e temperaturës trupore.

 

Kitet e parashikimit  të ovulimit

Kitet e parashikimit të ovulimit mund të blihen në farmaci dhe japin një ide më preçize se kur është dritarja juaj fertile. Ato funksionojnë pak a shumë si testet e shtatëzënisë, por në ndryshim nga këto të fundit masin nivelin e hormonit luteinizues- LH në urinën tuaj.  LH arrin nivele të larta 24-36 orë përpara ovulimit.

 

Testet e ovulimit me progesteron

 Këto teste ju tregojnë nëse keni ovuluar ose jo dhe këtë e bëjnë përmes matjes së metabolitëve të progesteronit në urinë.  Këto metabolite rriten në urinë tipikisht 24-36 orë pas ovulimit.

Ndonëse ovulimi ka shancet më të mëdha të ndodhë midis ditës së 10 dhe të 14 të ciklit, jo të gjithë ciklet menstruale funksionojnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar. Ju gjithmonë mund ti drejtoheni mjekut tuaj për më tepër informacion dhe këshilla sidomos nëse cikli juaj menstrual është i çrregullt.

 

Dr.Ardi Prushi

Përgatiti: Dr.Frisiana Mirashi

 

31

Fertilizimi In Vitro – A do të kemi probleme?

Cfarë është fertilizimi in Vitro ?

Fertilizimi in Vitro (IVF/FIV) është një metodë teknologjike që mundëson riprodhimin e asistuar ose artificial në momentin kur shtatzënia nuk arrihet spontanisht. Përfshine marrjen e vezëve nga vezoret e femrës dhe bashkimin nën mikroskop spermatozoidët. Kjo vezë e fertilizuar quhet embrion. Embrioni pastaj mund të ruhet në ngrirje apo të transferohet ne mitër.

Varësisht nga situata që ju ndodheni me IVF mund të përdoren:

vezët e juaja dhe sperma e partnerit

vezët e juaja dhe sperma e dhuruar

vezët e dhuruara dhe sperma e partnerit

vezët e dhuruara dhe sperma e dhuruar

embrione të dhuruara

 

Mjeku juaj gjithashtu mund të implantojë embrionet tek një surogat apo bartës tjetër, zëvendësues të shtatënise, që do të thotë një grua e cila mban bebin tuaj gjatë shtatzënise.

Përqindja e suksesit të IVF varion. Bazuar në shoqatën amerikane për shtatzëni, jetesa e lindjeve tek gratë nen moshen 35 vjec te cilat I nenshtrohen procedures IVF eshte 41 deri ne 43 %. Përqindja ulet në 13 deri në 18 % për gratë mbi moshën 40 vjec.

 

 

Pse bëhet fertilizimi in Vitro ?

IVF ndihmon njerëzit të cilët duan të kenë femijë por që e kanë të pamundur të një shtatzëni në rrugë natyrale (spontane).

IVF eshte një procedurë invazive dhe e shtrenjtë, kështu që ciftet I nënshtrohen trajtimeve për fertilitet paraprakisht. Kjo nënkupton marrjen e ilaceve për fertilitet ose inseminimi intrauterin (futja e spermës në kanalet e mitres), procedurë e cila kryhet nga mjeku obstetër-gjinekolog i specializuar në infertilitet.

 

Problemet e infertilitetit për të cilat IVF është e domosdoshme janë :

Reduktim I fertilitetit tek gratë mbi moshën 40 vjec.

Reduktim I funksionit te vezoreve

Infertiliteti mashkullor, sic janë numri I ulet I spermatozoideve apo anormaliteti I formës së spermës

Infertilitet I pashpjegueshem

 

Ciftet mund të përdorin metodën IFV edhe kur kanë risk të lartë për ndonjë sëmundje të trashëgueshme gjenetikisht tek pasardhësi. Një laborator mjekësor mund të testojë embrionet për anomalitë gjenetike të mundshme e kështu duke bërë të mundur selektimin për transferim të embrioneve me kariotip normal.

Si bëhet përgatitja për fertilizimin in Vitro ?

Para se të fillojë procedura e IVF, gratë duhet njëherë t’I nënshtrohen disa ekzaminimeve laboratorike për të vlerësuar rezervën ovariale. Kjo përfshin marrjen e një kampioni të gjakut dhe testimi I tij për nivelet e hormonit-anti-Mullerian..

Mjeku juaj do të egzaminoj dhe traktin genital femëror. Kjo përfshin metoden me ultrasound apo echo, në të cilën përdoren vale të larta tingujsh për të krijuar një imazh traktit genital, uterus, adnekse dhe strukturat përreth.

Meshkujt duhet të bëjnë analiza për spermën e tyre. Kjo përfshin marrjen e një kampioni të spermës, të cilin laboratori do ta egzaminojë për numrin, madhësinë, si dhe formën e spermatozoidit.

 

Zgjedhja për të bërë IVF, në fund të fundit është një zgjedhje shumë personale.

Disa faktore qe duhen konsideruar :

Cfarë do të bëni me embrionet e pashfrytëzuara?

Sa embrione doni të transferoni? Mjeku zakonisht rekomandon transferimin e 2 embrioneve.

Si ndiheni për mundesinë e të paturit shtatzëni binjake, trinjakë apo më shumë ?

Po për pjesën emocionale dhe parapërgatitore për të marrë vezë të dhuruara, sperme, embrione apo surrogatë ?

Cilat janë shqetësimet financiare, emocionale dhe fizike të cilat lidhen me IVF?

 

Si kryhet procedura IVF?

Jane 5 etapa të cilat I përkasin procedurës IVF:

Stimulimi

Marrja e vezeve apo Pick-up

Inseminimi

Embrio kultura

Transferimi

 

Stimulimi

Një grua zakonisht prodhon një vezë gjatë cdo cikli menstrual. Megjithatë për IVF duhen më shumë se një  veze . Përdorimi I dy apo më shume vezëve rrit mundësitë për të zhvilluar një embrion. Duhen përdorur medikamente të cilat ndihmojnë në rritjen e fertilitetit; që dmth rritjen e numrit te vezëve të cilat të cilat vezorja juaj i prodhon. Gjatë kësaj kohe dhe procedure mjeku juaj do të marrë analiza gjaku dhe egzaminime me ultratinguj në mënyrë të rregullt. Keëo ndihmojnë në monitorimin e gjëndjes së pacientit dhe ndihmojnë mjekun qe të kryej tërheqjen e vezëve në kohën e duhur.

 

Tërheqja e vezëve

Ndryshe njihet si aspirimi folikular. Është një procedurë kiurgjikale e cila bëhet nën anestezi endovenoze. Mjeku përdorë një age të hollë e të gjatë, nën drejtimin e ekografisë.Agja kryen aspirimin  e vezëve dhe lëngut nga secili folikul.

 

Inseminimi

Partneri mashkull duhet të japë një dozë të spermës e cila do të përgatitet në laborator nga bioteknologu. Në laborator gjithashtu nën drejtimin e mikroskopit kryhet dhe procedura e bashkimit të spermatozoidit me vezën.
Egzistojnë dy teknika për këtë:
Ajo e fekondimit të lirë, ku një terren lihet veza dhe spermatozoidi I lirë gjen vezën dhe implantohet në të (kjo ngjet më fekondimin natyral në rruget genital femërore) dhe rruga e injektimit intracitoplazmik (rruga me e sigurtë dhe e përdorur sot).

 

Kultura e embrionit

Bioteknologu do të monitorojë vezët e fertilizuara për të siguruar që ato po zhvillohen. Gjate kësaj kohe embrionet I nënshtrohen testeve per defekte gjenetike, PGD.

 

Transferimi

Momentin që embrionet rriten mjaftueshëm ato mund të vendosën në miter. Kjo zakonisht bëhet pas 3 ose 4 ditësh pas fertilizimit. Vendosja e embrionit bëhet me ndihmen e një tubi të holle të quajtur kateter e cila futet deri në mitër dhe e lëshon embrionin.

Cilat janë komplikacionet dhe risqet e IVF ?

Si cdo procedurë tjetër mjekësore edhe procedura FIV ka rreziqet dhe mundësitë për komplikacionet e veta.

Këto përfshijnë:

Shtatzëni të shumëfishta, të cilat rrisin riskun për lindje të bebit nënpeshë dhe lindje të parakohshme.

Aborte (dështim të shtatzënisë)

Shtatzëni ektopike (kur veza vendoset jashtë mitrës)

Sindroma e hiperstimulimit të vezoreve (OHSS), një semundje e rrallë e cila shoqërohet me edema të gjeneralizuara e deri në pulmonare e cerebrale.

Infeksion ose dëmtim I fshikëzës së urinës (shumë e rrallë)

 

 

Cila është pikëpamja afatgjatë e kësaj procedure ?

Marrja e vendimit për të kryer një procedurë IVF ose tentimi për një shtatzëni tjetër me ndihmë të IVF, pas një procedure të parë të dështuar është një vendim shumë i komplikuar por sërish e vetmja mundësi për të pasur një pasardhës.
Problemet si ato financiare, emocionale mund t’a vështirësojnë situatën. Konsultohuni me mjekun tuaj për të marrë vendimet më të duhura dhe për t’i paraprirë problemeve të cilat mund të hasen gjatë kësaj procedure, si dhe a është kjo zgjedhja e duhur për ju dhe partnerin tuaj. Kërkoni mbështetje familjare apo shoqerore që do ju ndihmonin juve dhe partnerin tuaj gjatë kësaj procedure.

 

Punoi: Erda Limoni

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

16

Mosha dhe fertiliteti. Ç’ndodh?

Një grua lind me të gjitha vezët që do të ketë gjatë jetës së saj. Vezët e saj plaken me të, duke u zvogëluar në cilësi dhe sasi. Mosha është faktori i vetëm më i rëndësishëm që ndikon në pjellorinë e një gruaje. Ndërsa shëndeti i mirë përmirëson mundësinë për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur një fëmijë të shëndetshëm, ai nuk arrin ti tejkalojë  efektet e moshës në pjellorinë e një gruaje.

Një grua në fillim  deri në mes të të 20-ave ka 25-30% mundësi të mbetet shtatzënë çdo muaj. Fertiliteti zakonisht fillon të zvogëlohet kur një grua është në fillim të të 30-ave, dhe më shumë pas moshës 35 vjeç. Deri në moshën 40 vjeç, shansi për të mbetur shtatzënë në çdo cikël mujor është rreth 5%.

Mosha e grave dhe  Fertilizimi In Vitro

Është një keqkuptim i zakonshëm që trajtimi IVF mund të tejkalojë infertilitetin e lidhur me moshën. Megjithatë, mosha e një gruaje ndikon në mundësinë e suksesit të IVF.

Në Australi, mundësia e një lindje të gjallë nga një cikël i plotë IVF (i cili përfshin të gjitha transferimet e embrioneve të freskëta dhe të ngrira të ngrira pas një stimulimi të vezoreve) është rreth:

  • 43% për gratë e moshës 30 deri 34 vjeç
  • 31% për gratë e moshës 35 deri 39 vjeç
  • 11% për gratë e moshës 40 deri 44 vjeç.

Për gratë e moshuara mundësia për të pasur një fëmijë rritet nëse ato përdorin vezë të dhuruara nga një grua më e re.

  • Si ndikon mosha në vezët e një gruaje?

Gratë fillojnë jetën me një numër të caktuar të vezëve në vezoret e tyre. Numri i vezëve zvogëlohet  ndërkohë që një grua fillon të plaket. Gjithashtu, vezët e mbetura në gratë e moshuara kanë më shumë të ngjarë të kenë kromozome anormale. Dhe ndërkohë që  gratë plaken, ato janë në rrezik më të lartë të çrregullimeve që mund të ndikojnë në pjellori, siç janë miomat e mitrës dhe endometrioza.

  • Cilat janë rreziqet e shtatzënisë së vonshme?

Gratë që mbeten shtatzënë më vonë gjatë jetës kanë një rrezik më të lartë të ndërlikimeve. Për shembull, gratë shtatzëna mbi 40 vjeç kanë një rrezik në rritje të preeklampsisë. Shtatzënia e vonë në jetë gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin e fetusit.

  • A ka mënyra për të ruajtur pjellorinë?

Aktualisht, nuk ka asnjë teknikë mjekësore që mund të garantojë që pjelloria do të ruhet. Nëse e dini që dëshironi të keni fëmijë më vonë gjatë jetës, një mundësi mund të jetë fekondimi in vitro (IVF). Me IVF, sperma kombinohet me vezët e një gruaje në një laborator. Nëse spermatozoidi fekondon vezët, embrionet mund të rriten.

Dr Ardi Prushi
Përshtati Dr.Ina Çala