Çfarë janë kupat menstruale?
Kupat menstruale janë produkte të higjenës femërore me disa përdorime. Janë të vogla, fleksibël, të përbëra nga plastika ose silikoni dhe vendosen në vaginën tuaj për të grumbulluar gjakun menstrual.
Këto kupa mbajnë një sasi gjaku më të madhe se metodat e tjera dhe konsiderohen si një alternativë ambjentaliste ndaj tamponëve. Në varësi të sasisë së gjakut menstrual ato mund të përdoren deri në 6 orë.
Si ta përdorim një kupë menstruale?
Nëse jeni të interesuara për përdorimin e një kupe menstruale fillimisht konsultohuni me gjinekologun tuaj. Fillimisht ju duhet të mësoni cila madhësi është e përshtatshme për ju. Shumica e brendeve të kupave menstruale tregëtojnë versionet e vogla dhe të mëdha.
Për të vendosur për përmasat e përshtatshme, ju dhe doktori juaj duhet të konsideroni:
Kupat e vogla menstruale përgjithësisht rekomandohen për gratë më pak se 30 vjeç që nuk kanë kryer lindje vaginale. Kupat e mëdha rekomandohen për gratë mbi 30 vjeç që kanë kryer lindje vaginale ose që kanë gjakrrjedhje të shumtë.
Përpara vendosjes së kupës menstruale:
Vendosja e një kupe menstruale për herë të parë mund t’ju krijojë një ndjesi diskomforti. Për ta reduktuar këtë ndjesi mund të përdorni lubrifikim në hyrjen e kupës menstruale me ujë ose me një lubrifikant me bazë ujore.
Si ta vendosni kupën menstruale:
Nëse më herët keni përdorur tampona, vendosja e një kupe menstruale do ju duket relativisht e lehtë. Mjafton të ndiqni këto hapa:
Nëse e keni vendosur në mënyrën e duhur, ju nuk do e ndjeni kupën menstruale. Gjithashtu duhet të jeni në gjendje të lëvizni, kërceni, të rrini ulur ose në këmbë pa ju shqetësuar apo pa lëvizur.
Kur ta hiqni kupën menstruale:
Si të kujdeseni për kupën menstruale mbas heqjes së saj:
Kupat menstruale duhet të lahen mirë dhe të pastrohen përpara rivendosjes. Me një kujdes të mirë ato mund të zgjasin minimalisht 6 muaj.
Avantazhet e përdorimit të kupave menstruale:
Disavantazhet
Kosto:
Shumica e kupave menstruale janë më ekonomike se tamponët apo pads-at. Përgjithësisht çmimet variojnë nga 20$ deri në 40$ duke e bërë më kosto efektive se produktet e tjera të higjenës femërore që duhen riblerë çdo muaj.
Gjithsesi ne sugjerojmë që përpara se të vendosni të përdorni kupën menstruale, të konsultoheni me gjinekologun tuaj për të vendosur nëse është ose zgjedhja e duhur për ju.
Dr. Ardi Prushi
Përgatiti: Frisiana Mirashi