68

Urinimi i Pavullnetshëm – Problem, aspak normalitet femëror!

Ju e njihni mirë atë ndjesi!

Jeni gati për një tështimë? Po mundoheni me çdo forcë që ta shmangni pasi e dini që nëse do tështini, do urinoni? Është e bezdisshme, e sikletshme dhe e rrëmujshme, dhe kjo është më e pakta që mund të them. Ai që ishte një moment i gëzueshëm më parë, tani nuk është më. Ndoshta do surprizoheni, por nuk jeni vetëm. E vërteta është që shumë gra vuajnë nga urinimi i pavullnetshëm apo Inkontinienca Urinare (IU). Afërsisht 35% e femrave në ShBA ankojnë për urinimin e pavullnetshëm gjatë sforcimit fizik dhe rreth 29% në vendin tonë edhe pse une si mjek gjinekolog mendoj se kjo shifër është më e lartë por duke pasur parasysh rrethanat sociale mendoj se shumë gra nuk e referojnë pasi ose kanë frikën e gjykimit (turpi social) ose e konsiderojnë dicka normale. Shpesh herë kjo e fundit mbizotëron në praktikën time, për cudinë time po!

Ky eshtë një problem i zakonshëm dhe po, urinimi I pavullnetshëm është problem e aspak normë!

Miliona gra në të gjithë botën mbartin këtë problematikë. Aktivitete të përditshme siç janë: tështima, e qeshura apo thjesht një përkulje e vogël, mund të shkaktojnë rrjedhje urine të pakontrolluar. Për disa gra uriminimi pavullnetshëm është një problem aq serioz sa që iu duhet të vrapojnë në tualet pavarësisht momentit në të cilin ndodhen. Ky problem njihet si inkontinienca urinare. Inkontinenca urinare është një shqetësim tepër i zakonshëm i çili mund të çojë në frustrim, turpërim dhe në ulje të cilësisë së jetesës. Mëgjithatë, askush nuk do që të provojë gjithë kohës të mbajë nën kontroll fshikëzën e urinës apo të vrapojë në tualet aq shpesh.

 

Pse nuk mund ta kontrolloj më trupin tim?

Inkontinienca urinare shkaktohet nga dobësimi i muskujve dhe i indeve që mbështesin fshikëzën urinare dhe rregullojnë urinimin. Këto ndryshime e bëjnë të vështirë kontrollin e fshikëzës duke çuar në urinim të pavullnetshëm dhe rrjedhje urine të padëshiruara.
Kjo situatë nuk është normale dhë kërkon zgjidhje. Siç e përmendëm më sipër, shkaktarët mund të jenë aktivitete mjaft të zakonshme si tështimat apo kollitja, ngritja e peshave të vogla dhe ndonjëherë edhe marrëdhëniet seksuale. Ka disa arsye që kontribuojnë në instalimin e  inkontiniencës urinare ku bën pjesë mosha, ndryshimet hormonale, lindja apo shtimi në peshë. Ndonjeherë vjen si rezultat i kombinimit të të gjithë faktorëve të sipërpërmendur pa pasur vetëm një shkaktar të dukshëm. Fakti është që IU është shumë e shpeshtë, por fatmirësisht është e trajtueshme. E gjitha varet nga momenti kur lodhesh nga kjo situatë dhe nis të kërkosh për një zgjidhje, gjë të cilën sot me krenari e ofroj unë në Klinikën Kohav nëpërmjet fjalës më të fundit të teknologjisë: FemiLift Pixel CO2 – Robotic Probe.
Fakti është se si në cdo problematikë mjekësore funksionon aksioma: Po e le pas dorë, të ka lënë pas dore. Kjo është aq e vertetë sa ky problem me kalimin e viteve, me faktorët që shtohen si plakja, menopauza, shtimi në peshë perkeqësojnë akoma më shumë këtë problem sa ai kthehet vështirësisht I zgjidhshëm dhe kirurgjikalisht.

 

IU është reale dhe mund të krijojë tepër bezdi. Tashmë kemi një zgjidhje që funksionon vërtet.

Zhvillimet e fundit në shkencë e kanë bërë IU lehtësisht të trajtueshme. Teknologjia e bazuar në energji ka njohur një zhvillim të madh vitet e fundit. Kemi parë një progres të konsiderueshëm në procedura të sigurta, jo-kirurgjikale për fytyrën dhe trupin që ofrojnë alternativa mjaft cilësore për shumë femra dhe meshkuj që duan të përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Vitet e fundit, teknologjitë më inovative të përdorura në trup dhe fytyrë, janë duke u drejtuar në përmirësimin e funksionimit vaginal dhe urinimit, ku përfshihet edhe IU. Të njëjtat principe që kanë pasur sukses gjatë gjithë këtyre viteve, tashmë janë në dispozicion edhe të grave që duan të ndihen më mirë me veten dhe me trupin e tyre. Kontrollimi i urinimit është në fakt një nga aspektet më të rëndësishme që ndikon cilësinë e jetesës.
FemiLift është teknologji e aprovuar nga FDA (Food & Drugs Administration USA) që në vitin 2018 dhe ka një “Worth it 93%” nga 200 mijë paciente.

  Nëse keni pyetje, më kontaktoni direkt në WhatsApp-in tim personal +355695644497

Kjo është një zgjidhje që do të rregullojë IU (dhe shumë shqetësimë të tjera).

Si funksionon?

E njëjtë si procedurat e tërheqjes dhe rigjenerimit që veprojnë në fytyrë apo në pjesë të tjera të trupit, pra edhe vagina mund të ngushtohet dhe rigjenerohet. Për pasojë, kjo teknikë forcon muskuj që tashmë e kanë humbur tonusin  e tyre dhe shkaktojnë rrjedhje. Pas trajtimit, ju mund të kontrolloni lehtësisht urinimin dhe fshikëzën e urinës. Një zgjidhje shumë e suksesshme e quajtur FemiLift përdor teknologjinë e fundit nëpërmjet CO2 për të trajtuar një numër të madh shqetësimesh. Këto problematika përfshijnë: IU, rënien e tonusit vaginal dhe çrregullimet post-menopauzale siç janë tharja vaginale dhe hollimi i mureve të vaginës. Për më tepër, ndihmon në eleminim e infeksioneve të përsëritura dhe irritimeve.

 

Pa dhimbje dhe komforte.

Nuk keni në nevojë të shkoni në spital për të trajtuar IU. Pavarësisht moshës apo problematikës që mund të keni, ky trajtim është plotësisht i sigurt dhe pa dhimbje. Prandaj, ju mund ta kryeni atë pa asnjë shqetësim në Klinikën KOHAV. Nuk keni nevojë të kërkoni pushim dhe do të surprizoheni kur të shihni se sa shpejt do i vini re rezultatet. A duhet të kryeni një konsultë me mua fillimisht? Patjetër, por mbani mend – çdo grua që ndjen se ka diçka që nuk shkon, mund të gjejë zgjidhje. A nuk është gabim mos ta kërkosh këtë zgjidhje?

 

Pra, çfarë mund të bëjmë tani?

Si fillim, nuk duhet të shqetësoheni. Ju nuk jeni vetëm dhe ajo çfarë jeni duke përjetuar është totalisht normale dhe e zakonshme – dhe më e rëndësishmja – e trajtueshme. Ju mund të më kontaktoni mua si mjek Gjinekolog i trajnuar mbi këtë teknologji dhë të ndani shqetësimet dhe simptomat që keni dhe të gjeni trajtimin më të përshtatshëm për ju.

Çfarë të kem parasysh?

Ju duhet të kuptoni se ky trajtim nuk mund të kryhet nga cdo mjek, përkundrazi, ky është një trajtim që duhet patjetër të kryhet nga mjeku gjinekolog i trajnuar mbi teknikalitetin e FemiLift por mbi të gjitha i aftë për të vendosur diagnozën korrekte të urinimit të pavullnetshëm dhe nëse jeni kandidate apo jo për FemiLift.
Krenarisht dhe me modesti them se jam Gjinekologu i parë dhe i vetëm në Shqiperi i trajnuar mbi FemiLift – Pixel CO2!

Bashkëlidhur keni link të animuar për të kuptuar qartësisht procedurën FemiLift – Pixel CO2 by Alma Lasers Inc.

https://www.youtube.com/watch?v=jJR0Dab4-EA

67

GSM (Genito-urinary syndrome of Menopause)

Tharja vaginale dhe atrofia është një pandemi e heshtur e cila prek një masë të madhe femrash, të cilat pa asnjë dyshim po vuajnë në heshtje. Kjo gjëndje kronike dhe progresive prek 50-60% të grave në menopauzë e post-menopauzë; ku shumë mjek obs-gjin besojnë se kjo shifër është e kursyer. Me rritjen e jetëgjatësisë, kjo gjëndje, pra thatësira vaginale sa vjen dhe bëhet më problematike në cilësinë e jetës së gruas, disfunksionin seksual dhe në problemet urinare e infeksioze rekurente që kjo situatë shkakton. Gjithashtu, femrat në moshë të re janë të riskuara nga kjo problematikë e cila shpesh shfaqet me infeksionet kronike dhe kontaktet seksuale të dhimbshme.

Gratë me këtë problem shfaqin një klinikë shqetësuese si dhimbjet vulvo-vaginale, irritimi intern dhe ekstern si dhe krruarje vulvare, vaginale apo të kombinuara.
Simptoma të tjera dytësore të tharjes vaginale janë, skuqja, djegia, shtimi I sekrecioneve dhe sigurisht dhe dyspareunia (kontaktet e dhimbshme).
Këto gra ankojnë sigurisht për dëshirë të ulët seksuale e cila ne vetvete shkakton dhe stress mendor por dhe cenim të marrëdhënies së tyre me partnerin.
Simptomat urinare, si pasojë e dobesimit të murit të përparëm të vaginës, I cili në vetvete është në kontakt të ngushte e të drejtperdrejtë me qafen e fshikëzës së urinës janë gjithashtu të shpeshta.
Inkontinenca urinare e stresit (urinimi I pavullnetshëm gjatë shtrengimeve), djegiet urinare, ndjesia e urinimit të vazhdueshëm, zgjimi natën për të urinuar, infeksionet urinare kronike e rekurente janë shfaqje të shpeshta të atrofisë vaginale.
Të gjitha sa mësipër përbëjnë atë cka quhet sindroma genito-urinare e menopauzës.

Diagnoza e saj në fakt bazohet në historinë e problemeve, përjashtimin e shkaqeve të tjera si dhe egzaminimi fizik kryer nga mjeku obstetër-gjinekolog.
Një vaginë pa elasticitet, e thatë, me humbjen e rugave (brazdave, rrudhave) fiziologjike të vaginës dhe mukozë delikate janë disa prej shenjave që vihen re.
Ulja e furnizimit me gjak e cila në thelb është shkaktari kryesor I vaginës atrofike (trophos = ushqyerje, atrophia = mungesë ushqyerje), pra një mukozë e pa ushqyer mirë është thelbi I këtij problem. Kjo vërehet sërish në egzaminimin që kryen mjeku obs-gjin. Intrioitusi vaginal (hyrja) mund të shfaqet e ngushtuar me një epitel tepër delikat dhe mundet dhe I ulceruar.

Tipikisht në këto raste pH vaginal është I rritur >5.0 (kujtojme vagina ka një pH normal 3.8-4.5).

Thënë mësiper e duke I besuar gjithmonë teknologjisë si pararojë e shëndetit dhe trajtimit të problemeve vendosa të sjell Femilift, si një teknologji e miratuar nga FDA dhe e përdorur në mbi 200.000 gra në Europë e ShBA për probleme të ketij lloji me rezultate të shkelqyera.

Por c’është Femilift dhe si realizon regjenerimin vaginal?
Sikurse lëkura, vagina gjithashtu ka në thelb kolagjenin, I cili I jep vaginës elasticitetin dhe fortësine. Femilift përdor laserin CO2-pixel duke nxehur kështu vaginën, duke rritur stimulimin e kolagjenit, vaskularizimit (furnizimin me gjak) si dhe duke kontraktuar fibrat e kolagjenit prezent. Kjo teknologji Robotic Probe, njetrajtësisht prek gjithë vaginën duke garantuar dhe uniformitet.

Cilat janë benefitet e Femilift?
Kërkimet dhe studimet klinike tregojnë një rritje të shpejtë te furnizimit me gjak, shtim të lubrifikimit dhe një pergjigje të lartë imunitare ndaj infeksioneve rekurente/kronike.

Cilat janë grupmoshat e Femilift?
E krijuar tipikisht për moshat >50 vjec (perimenopauzë, menopauzë e postmenopauzë) në të cilat rezultatet janë realisht mbreslënëse, Femilift indikohet e në gratë e reja të cilat kanë kryer lindje vaginale e cila shpesh herë krijon probleme të laksitetit vaginal duke cuar kështu në simptoma urinare e sidomos të urinimit të pavullnetshëm gjatë shtrengimeve (kollitje, qeshje, tështima, ngritje pëshas, aktivitet fizik), pra në thelb cdo aktivitet i cili rrit presionin intra-abdominal.

Sa seanca janë të nevojshme?
Sigurisht kjo përcaktohet në vizitën që kryhet me mjekun obs-gjinekolog, por protokolli kërkon 3 seanca cdo 4-6 javë, (koha duhur e prodhimit të kolagjenit) si dhe 1 seancë mirëmbajtje në vit.
Që në seancën e dytë efektet janë mbreslënëse!

Pse Femilift dhe jo terapia hormonale zëvendësuese apo Estrogjeni lokal?
E thjeshtë: efektet anësore të medikamenteve dihen dhe efekti I tyre zgjat përsakohë ato përdoren, pra ndërprerja e tyre rezulton në rikthimin e simptomatikës vaginale. Këto probleme nuk egzistojnë me Femilift! Gjithashtu Femilift kryen 1 rrugë e disa punë, në ndryshim nga medikamentet që përdoren për këto probleme.
Femilift zgjidh simptomat e GSM.

Të dhëna statistikore mbi Femilift, pranuar nga FDA (Food & Drugs Administration)
386 gra të cilat vuanin me GSM (Genito-urinary syndrome of Menopause) trajtuara më CO2-Pixel – Femilift me 3 seanca:
Zgjidhje e thatësirës vaginale në 60-73%, djegies në 56%, dyspareunisë në 49%, krruarjes vaginale 56%. Këto efekte u raportuan direkt pas seancës së pare dhe me një kohezgjatje >1 vit pas seancës së fundit.
Disa gra, ankuan për discomfort të lehtë, skuqje e pakëz pickim vaginal deri 2 ditë pas seancës së parë cka është krejt normale.

E dini se?
Femilift ka një “Worth it of 93%” nga pacientët që e kanë përdorur.

Dr. Ardi PRUSHI
Obstetër-Gjinekolog.

70

Intimacy Snail Slime Gel – Hidratues, rigjenerues, shkëlqyes!

Pas efektshmërisë tashmë prej 8 muajsh, me një përdorim të gjerë, i bindur për rezultatet e shkëlqyera të “Intimacy by Dr. Ardi – Intimate Organic Washer”, referuar vlerësimeve tuaja, paraqes për ju “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”.

  • Përbërësit e këtij produkti janë të testuar dhe çertifikuar.
  • Ky produkt është i sigurtë për mikrobiomën intime, ka efekte regjeneruese dhe shkëlqyese e zbardhuese të zonës tuaj intime.
  • “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”, ka qëllimin estetik, regjenerativ dhe shkëlqyes të zones tuaj intime.
  • Kombinimi I efekteve antiseptike dhe antimikrobiale i “Intimacy by Dr. Ardi – Intimate Organic Washer” dhe estetike, regjenerative dhe shkëlqyese të “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel” plotëson në mënyrë perfekte kujdesin tuaj intim!
  • “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”,është formuluar në mënyrë speciale për të mbajtur zonën tuaj intime estetikisht perfekte duke zgjedhur përbërësit delikat të mëposhtëm:

Acid Hialuronik: Dehidratimi i zonës gjenitale, i njohur si thatësi vaginale, shpesh ndikon në jetën e gruas, nga periudha fertile deri në postmenopauzë, dhe duhet të trajtohet me produkte specifike, përfshirë larësin e duhur intim. Provat klinike të kryera mbi gratë nga puberteti deri në menopauzë treguan se pastrimi i përditshëm me këto larës intim promovon hidratimin e indit vaginal falë pranisë së acidit hialuronik. Në veçanti, për gratë në moshë fertile jep gjithashtu një efekt qetësues, ofron mbrojtje antimikrobiale dhe një ndjenjë të freskisë afatgjatë. Për gratë në menopauzë siguron një ndjesi freskie, përmirëson elasticitetin dhe tonicitetin dhe ushtron një efekt antioksidativ.

Inulina: janë një grup Polisakaridesh të prodhuara nga një grup I madh bimësh. Prej kohësh Inulina përdoret si hidratant nëpërmjet procesit të ashtuquajtur “hidratimi mikrobial”. Gjithashtu, Inulina në kozmetikën vulvo-vaginale shërben si një prebiotik teper pozitiv.

Ekstrakte të Kamomilit: Kamomili me vetitë e tij anti-oksidative jep një ndihmesë të përkryer në regjenerimin e lëkurës, ngushton poret dhe ul proceset natyrale të plakjes. Gjithashtu, esktraktet e Kamomilit ndihmojnë në zbardhjen dhe shkëlqimin e lëkurës, shpesh duke iu referuar atij si “natural skin bleach”. Lehtësimi I qarkullimit të gjakut dhe limfatik është një nga vetitë e tjera te ekstrakteve të Kamomilit.

Jargët e Kërmillit: Duke ruajtur parimin e “Intimacy by Dr. Ardi” – kërmijtë, merren nga një fermë Shqiptare e specializuar në kultivimin e tyre dhe jargët sintetizohen nga “Pika Cosmetics” për të sjellë këtë produkt në përputhje me natyralitetin që karakterizon linjën tonë. Jargët e Kermillit me veti eksfoliative, heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe japin ndihmesë të madhe në regjenerimin e qelizave të reja, efekte këto të mundësuara nga kolagjeni, elastina dhe acidi glikolik të gjendura në jargët e Kërmillit.

Vaji I Kokosit: Vaji i kokosit ndihmon në forcimin e shtresës barriere mbrojtëse të lëkurës tuaj, duke bllokuar lagështinë brenda dhe duke e mbajtur lëkurën të butë dhe të hidratuar. Redukton inflamacionin. Vaji i kokosit ka veti anti-inflamatore, duke e bërë atë të dobishëm për lëkurën e irrituar dhe të thatë. Stimulon gjithashtu prodhimin endogjen të kolagjenit.

Panthenol: Një substancë kimike që rrjedh nga acidi pantotenik, i njohur gjithashtu si vitamina B5. Është një përbërës i zakonshëm në një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës dhe kujdesin personal për shkak të vetive të tij hidratuese, qetësuese dhe anti-inflamatore. Panthenoli është një alkool, derivat i acidit pantotenik.

Acidi Laktik: Acidi laktik është një acid alfa hidroksi, ose AHA, i përdorur në produktet e kujdesit të lëkurës pa recetë (OTC) dhe trajtimet profesionale. Acidi laktik përdoret për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, për të ndriçuar njollat ​​e errëta dhe për të përmirësuar pamjen e linjave të imëta dhe rrudhave.

Ethylcelullose: është një trashës që mund të gjendet gjithashtu në kozmetikë dhe produkte të kujdesit personal si grimi, produktet e kujdesit të lëkurës dhe kremi rroje. Në disa produkte, celuloza etilike mund të përdoret gjithashtu si lidhës, gjë që ndihmon përbërësit të qëndrojnë të lidhur.

Pa perberes potencialisht të dëmshëm: Pa SLS, SLES, alkool etilik, Propilen Glikol, derivate PG, parabene, sulfate, ose fragrance/ngjyra sintetike.

Cruelty free: Kështu që ju mund të ndiheni mire me përdorimin e tij.
Indikohet: cdo femër, përfshirë shtatzënat dhe gratë në perimenopauzë dhe menopauzë.

 INTIMACY by dr. Ardi prodhohet posaçërisht për ju! Ne nuk kemi stok duke ju siguruar kështu një produkt të freskët. Ambalazhimi i INTIMACY REGENERATIVE & BRIGHTENING GEL është i sigurtë, duke ruajtur natyralitetin e ambalazhimit të qelqit duke i dhënë natyralitetin e kërkuar këtij produkti.

Flakoni ka volum prej 50 CC/mL.

Rekomandohet përdorimi 2 herë në ditë, pas tualetit të mëngjesit dhe të darkës, sigurisht të kryer me “Intimacy by Dr. Ardi – Intimate Organic Washer”,

V.O – “Order now” duke më kontaktuar direkt në Whatsapp. Klikoni logon “Whatsapp” djathtas, në fund të faqes. 

Produkti kushton 1500ALL dhe ne e sjellim direkt në vendndodhjen tuaj.
Sigurisht, marrja në paketë e 2 produkteve “Intimacy by dr. Ardi” pra larësit dhe xhelit, kushton 2500 lek, duke ju skontuar 500 lek për të dyja produktet e linjës së kujdesit intim.

Transporti kushton 200 lek në Tiranë dhe 300 lek në rrethe.

Mjafton të lini: Emër, Mbiemër, Nr. Kontakti. Korrieri ynë do ju kontaktojë sapo Intimacy të jetë gati për ju!

Dr. Ardi PRUSHI

 

 

55

Cikli i reagimit seksual të njeriut

 

Cikli i përgjigjes seksuale të njeriut është një model me katër faza i përgjigjeve fiziologjike në trupin e njeriut ndaj stimulimit seksual, të cilat, sipas radhës, janë:

  1. Fazat e eksitimit,
  2. Rrafshnaltës (plateau),
  3. Orgazmës,
  4. Faza e zgjidhjes

 

Ky model i përgjigjes fiziologjike u formulua për herë të parë nga William H. Masters dhe Virginia E. Johnson, në librin e tyre të vitit 1966 “Përgjigja seksuale njerëzore”. Që nga ajo kohë, modele të tjera në lidhje me përgjigjen seksuale të njeriut janë formuluar nga disa studiues të cilët kanë kritikuar pasaktësi të caktuara në modelin e ciklit të përgjigjes seksuale të njeriut.

 

Faza e eksitimit (e njohur edhe si faza e zgjimit ose faza fillestare e eksitimit) është faza e parë e ciklit të reagimit seksual të njeriut, e cila ndodh si rezultat i stimujve fizikë ose mendorë erotikë, të tillë si puthja, të fantazuarit ose shikimi i imazheve erotike, që çon në eksitimin seksual. Gjatë kësaj faze, trupi përgatitet për marrëdhënie seksuale, duke çuar fillimisht në fazën e rrafshnaltës (plateau).  Ekziston një ndryshim i gjerë socio-kulturor në lidhje me preferencat për kohëzgjatjen e periudhës që paraprin marrëdhënien seksuale dhe metodat e stimulimit të përdorura.  Ndërveprimi fizik dhe emocional dhe stimulimi i zonave erogjene gjatë paralojës zakonisht krijon të paktën një eksitim fillestar fillestar.

 

Eksitmi në të dy gjinitë

Mes dy gjinive, faza e eksitimit rezulton në një rritje të rrahjeve të zemrës, ritmit të frymëmarrjes dhe një rritje të presionit të gjakut.  Një studim në 2006 zbuloi se eksitimi seksual në rreth 82% të femrave të reja dhe 52% të meshkujve të rinj lind ose shtohet nga stimulimi i drejtpërdrejtë i thithkave, me vetëm 7-8% që raportojnë se zvogëlon eksitimin e tyre.  Vasokongjestioni i lëkurës, i referuar zakonisht si skuqje seksuale, do të ndodhë në afërsisht 50-75% të femrave dhe 25% të meshkujve. Skuqja seksuale tenton të ndodhë më shpesh në kushte më të ngrohta dhe mund të mos shfaqet fare në temperatura më të ftohta.

 

Gjatë skuqjes tek femrat, njollat ​​rozë zhvillohen nën gjinj, pastaj përhapen në gjoks, bust, fytyrë, duar, thembra të këmbëve dhe ndoshta në të gjithë trupin. Vasokongjestioni është gjithashtu përgjegjës për errësimin e klitorisit dhe mureve të vaginës gjatë eksitimit seksual. Gjatë skuqjes seksuale tek meshkujt, ngjyrosja e lëkurës zhvillohet më pak në mënyrë të vazhdueshme sesa tek femra, por zakonisht fillon me epigastriumin (barkun e sipërm), përhapet në gjoks, pastaj vazhdon në qafë, fytyrë, ballë, shpinë dhe ndonjëherë, shpatullat dhe parakrahët. Skuqja seksuale zakonisht zhduket menjëherë pas shfaqjes së orgazmës, por kjo mund të zgjasë deri në dy orë dhe, ndonjëherë, do të ndodhë njëkohësisht djersitje intensive. Skuqja zakonisht zvogëlohet në drejtim të kundërt me rendin në të cilin u shfaq.

 

Një rritje në tonin e muskujve (miotonia) e grupeve të caktuara të muskujve, që ndodh vullnetarisht dhe pa dashje, fillon gjatë kësaj faze te të dy gjinitë. Gjithashtu, sfinkteri i jashtëm anal mund të kontraktohet rastësisht gjatë kontaktit (ose më vonë gjatë orgazmës pa kontakt).

 

Eksitimi tek meshkujt

Tek meshkujt, fillimi i fazës së eksitimit vërehet kur penisi ngrihet pjesërisht ose plotësisht, shpesh pas vetëm disa sekondash stimulimi erotik.  Ereksioni mund të humbasë pjesërisht dhe të rifitohet në mënyrë të përsëritur gjatë një faze eksitimi të zgjatur. Të dy testikujt tërhiqen lart drejt perineumit, veçanërisht tek meshkujt e rrethprerë ku ka më pak lëkurë në dispozicion për të akomoduar ereksionin. Gjithashtu, skrotumi mund të tendoset dhe trashet gjatë procesit të ereksionit.

 

Eksitim tek femrat

Tek femrat, faza e eksitimit mund të zgjasë nga disa minuta në disa orë. Fillimi i vazokongjestionit rezulton në fryrje të klitorisit të gruas, labia minora dhe vaginës. Muskuli që rrethon hapjen vaginale kontraktohet dhe mitra ngrihet dhe rritet në madhësi. Muret vaginale fillojnë të prodhojnë një lëng organik lubrifikues.  Ndërkohë, gjinjtë rriten pak në madhësi dhe thithkat bëhen të ngurtësuara dhe të ngritura.

 

Faza e rrafshnaltës (plateau)

Faza e rrafshnaltës është periudha e eksitimit seksual para orgazmës. Faza karakterizohet nga një qarkullim i shtuar i gjakut dhe rrahje zemre në të dy gjinitë, rritje e kënaqësisë seksuale me rritjen e stimulimit dhe rritje të mëtejshme të tensionit të muskujve. Gjithashtu, frymëmarrja vazhdon me një frekuencë të rritur.  Koha e zgjatur në fazën e rrafshnaltës pa përparim në fazën e orgazmës mund të rezultojë në fristrim seksual.

 

Rrafshnalta te meshkujt

Gjatë kësaj faze, sfinkteri i uretrës mashkullore kontraktohet (në mënyrë që të parandalojë përzierjen e urinës me spermën dhe të mbrohet nga derdhja retrograde) dhe muskujt në bazën e penisit fillojnë një tkurrje të qëndrueshme ritmike. Meshkujt mund të fillojnë të sekretojnë lëngun seminal ose lëngun para ejakulues dhe testikujt ngjiten më afër trupit.

 

Rrafshnalta te femrat

Faza e rrafshnaltës tek femrat është në thelb një vazhdim i të njejtave ndryshime të dukshme në fazën e eksitimit. Klitorisi bëhet jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe tërhiqet pak, dhe gjëndrat Bartholin prodhojnë lubrifikim të mëtejshëm. Indet e një të tretës së jashtme të vaginës fryhen, dhe muskuli pubokoksigeus shtrëngohet, duke zvogëluar diametrin e hapjes së vaginës. Masters dhe Johnson i referohen ndryshimeve që ndodhin gjatë fazës së rrafshnaltës si platformë orgazmike. Për ata që nuk arrijnë kurrë orgazmë, ky është kulmi i eksitimit seksual.

 

Faza e orgazmës

Orgazma përjetohet si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat, duke i dhënë fund fazës së plateau-së së ciklit të përgjigjes seksuale. Orgazma shoqërohet me cikle të shpejta të tkurrjes së muskujve në muskujt e poshtëm të legenit, të cilët rrethojnë anusin dhe organet kryesore seksuale. Orgazmat shpesh shoqërohen me veprime të tjera të pavullnetshme, përfshirë vokalizimet dhe spazmat muskulare në zona të tjera të trupit dhe një ndjesi përgjithësisht euforike. Ritmi i zemrës është rritur edhe më tej. Praktikat tantrike të seksit mund të kërkojnë të zvogëlojnë qëllimin e arritjes së orgazmës, i cili shpesh është një qëllim i zakonshëm i marrëdhënieve seksuale.

 

Orgazma tek meshkujt

Tek meshkujt, orgazma zakonisht shoqërohet me ejakulim. Çdo nxjerrje shoqërohet me pulsime të vazhdueshme të kënaqësisë seksuale, veçanërisht në penis dhe ijë. Ndjesi të tjera mund të ndihen fuqishëm në pjesën e poshtme të shpinës. Konvulsionet e para dhe të dyta janë zakonisht më të fortat në ndjesi dhe prodhojnë sasinë më të madhe të spermës. Më pas, çdo tkurrje shoqërohet me një vëllim në rënie të spermës dhe një ndjesi më të butë kënaqësie.

 

Orgazma tek femrat

Gratë gjithashtu përjetojnë kontraktime të mitrës dhe vaginës. Orgazmat tek femrat mund të ndryshojnë shumë nga individi në individ. Ato zakonisht shoqërohen me një rritje të lubrifikimit vaginal, shtrëngim të mureve vaginale dhe kënaqësi të përgjithshme. Për disa gra, ekziston gjithashtu mundësia e ejakulimit të femrës (e quajtur edhe “squirting”).

 

Faza e zgjidhjes

Faza e zgjidhjes ndodh pas orgazmës dhe lejon që muskujt të relaksohen, presioni i gjakut të bjerë dhe trupi të ngadalësohet nga gjendja e tij e eksituar. Periudha refraktare, e cila është pjesë e fazës së zgjidhjes, është afati kohor në të cilin zakonisht një burrë nuk është në gjendje të orgazmojë përsëri, megjithëse gratë gjithashtu mund të përjetojnë një periudhë refraktare.

 

Zgjidhja tek meshkujt

Masters dhe Johnson përshkruan “rënien” e penisit në dy faza: Në fazën e parë, penisi zvogëlohet nga gjendja e tij e ngritur në rreth 50 përqind më të madh se gjendja e tij e dobët. Kjo ndodh gjatë periudhës refraktare. Në fazën e dytë (dhe pasi të ketë përfunduar periudha refraktare), penisi zvogëlohet në madhësi dhe kthehet të jetë i dobët. Në përgjithësi është e pamundur që burrat të arrijnë orgazmë gjatë periudhës refraktare. Masters dhe Johnson argumentojnë se kjo periudhë duhet të përfundojë para se meshkujt të eksitohen përsëri.

Edhe pse, për shkak të periudhës refraktare, është e rrallë që burrat të arrijnë orgazma të shumta,  disa burra kanë raportuar se kanë pasur orgazma të shumta, të njëpasnjëshme, veçanërisht pa ejakulim.  Orgazmat e shumta raportohen më shpesh tek meshkujt shumë të rinj sesa tek burrat e moshuar.  Tek meshkujt më të rinj, periudha refraktare mund të zgjasë vetëm disa minuta, por të zgjasë më shumë se një orë tek meshkujt e moshuar.

 

Zgjidhja tek femrat

Sipas Masters dhe Johnson, gratë kanë aftësinë të orgazmojnë përsëri shumë shpejt, për aq kohë sa të kenë stimulim efektiv. Si rezultat, ato janë në gjendje të kenë orgazma të shumta në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Megjithëse në përgjithësi raportohet se gratë nuk përjetojnë një periudhë refraktare dhe kështu mund të përjetojnë një orgazmë shtesë, ose orgazma të shumëfishta, menjëherë pas së parës,  disa burime thonë se të dyja gjinitë përjetojnë një periudhë refraktare sepse gratë gjithashtu mund të kalojnë një periudhë pas orgazmës në të cilën stimulimi i mëtejshëm seksual nuk prodhon eksitim.  Për disa gra, klitorisi është shumë i ndjeshëm pas kulmit, duke e bërë stimulimin shtesë fillimisht të dhimbshëm.  Pas orgazmës fillestare, orgazmat e mëvonshme për gratë gjithashtu mund të jenë më të forta ose më të këndshme kur stimulimi grumbullohet.

 

Ngjashmëritë dhe ndryshimet midis gjinive

Masters dhe Johnson argumentojnë se, pavarësisht nga disa dallime të vogla, përgjigjet seksuale si tek burrat ashtu edhe tek gratë janë thelbësisht të ngjashme. Sidoqoftë, studiuesit kanë treguar se ka shumë dallime midis burrave dhe grave për sa i përket përgjigjes së tyre.

Së pari, Masters dhe Johnson paraqitën një model për burrat, por tre modele të ndryshme për gratë. Ata deklaruan se përgjigja seksuale e meshkujve ndryshon vetëm sa i përket kohëzgjatjes; shfaqja e modeleve të ndryshme, pra, do të ishte e përsëritur. Gratë, nga ana tjetër mund të kenë përgjigje që ndryshojnë si në intensitet ashtu edhe në kohëzgjatje. Këto ndryshime mund të paraqesin probleme sepse psikologët kanë argumentuar se jo të gjithë i përshtaten këtij modeli; për shembull, shumica e grave nuk orgazmojnë gjatë marrëdhënieve seksuale penetruese.

Masters dhe Johnson gjithashtu barazojnë ereksionin e një burri me lubrifikimin vaginal të një gruaje gjatë fazës së eksitimit; Roy Levin thotë se ky vëzhgim është i rremë. Klitorisi i një gruaje është paralel anatomik me penisin e një burri. Si rezultat, ënjtja e klitorit do të ishte e barabartë me ereksionin e një burri.

Një aspekt tjetër është mungesa e përputhshmërisë midis eksitimit subjektiv seksual dhe eksitimit gjenital. Hulumtimi nga Meredith L. Chivers dhe J. Michael Bailey tregon se meshkujt kanë tendencë të tregojnë eksitim të veçantë për kategori; domethënë, ata eksitohen seksualisht nga gjinia e tyre e preferuar. Sidoqoftë, gratë tregohen jo-specifike: Organet gjenitale të tyre tregojnë eksitim si për gjinitë e preferuara ashtu edhe ato jo të preferuara. Edhe pse gratë raportuan se ishin ngacmuar në mënyrë subjektive, për shembull, një burrë dhe një grua që kryenin aktivitet seksual, organet gjenitale të tyre gjithashtu tregojnë eksitim seksual ndaj dy burrave që merren me aktivitet seksual, ndaj dy grave që e bëjnë këtë, dhe madje edhe ndaj kafshëve jo-njerëzore.

Në përgjithësi, modeli i Masters dhe Johnson duket të jetë një shembull më i mirë i reagimit seksual të burrave sesa të grave.

59

Vetkontrolli i gjirit

 

Vetë ekzaminimi i gjirit është një proçedurë shumë e rëndësishme që ndihmon në zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.  Sipas të dhënave të marra nga Breastcancer.org, vetë kontrolli i kombinuar me metoda të tjera screening rrit shancet e zbulimit të hershëm.

 

Vetë-ekzaminimi është një proçedurë e lehtë, pa kosto që mund ta bëni në mënyrë të vazhdueshme, në çdo moshë.

 

Si të kryeni vetë-ekzaminimin ne pesë hapa:

Hapi i parë: Filloni duke parë veten tuaj në pasqyrë  me shpatullat drejt dhe krahët e vendosura në mes.

Duhet të shikoni:

  • nëse gjinjtë janë në formën, ngjyrën dhe madhësinë e zakonshme
  • nëse shihni ndonjë ënjtje jo të zakonshme

 

Duhet të kontaktoni me doktorin tuaj nëse:

  • shikoni një rrudhosje apo mbledhje të lëkurës në një vend të caktuar
  • njëra nga thithkat ka ndryshuar pozicion ose është futur brenda në vend që të jetë e dalë jashtë si në normalitet
  • skuqje, kruarje, acarim apo enjtje e njërit prej gjinjve

 

Hapi i dytë: Ngrijini krahët lart dhe shihni për të njëjtat ndryshime

 

Hapi i tretë: Ndërkohë që jeni përballë pasqyrës, shikoni nëse ka rrjedhje fluidesh nga njëra apo të dyja thithkat- mund të jetë e ujshme, qumësht, me ngjyrë të verdhë apo gjak.

 

Hapi i katërt: Duhet të prekni gjinjtë ndërkohë që qëndroni shtrirë, duke përdorur dorën e djathtë për të ndjerë gjirin e majtë dhe anasjelltas.  Përdorni një prekje të qëndrueshme me majat e gishtërinjve duke i mbajtur gishtërinjtë e shtrirë dhe pranë njëri-tjetrit.  Aplikoni lëvizje rrethore dhe përfshini në këtë lëvizje të gjithë gjirin nga lart poshtë dhe nga njëra anë në tjetrën- nga klavikula deri në fillim të abdomenit dhe nga aksila (sqetulla) deri në mesin e kraharorit.

Ndiqni një lëvizje gjatë së cilës të prekni të gjithë gjirin. Mund të filloni nga thithka dhe gradualisht të bëni lëvizje rrethore më të mëdha derisa të arrini në kufirin e jashtëm të gjirit.

 

Hapi i pestë: Së fundmi, prekini gjinjtë tuaj ndërkohë që jeni në këmbë apo ulur, me dorën nga ana e gjirit që po prekni të ngritur lart.

 

Si të reagojmë nëse prekni një gungë/kokërr?

Është mjaft e rëndësishme të mos panikosni. Shumë gra prekin gunga në gjinjtë e tyre dhe shumë gunga janë beninje (jo-kanceroze).  Ka disa shkaqe për krijimin e këtyre kokrrave jo kanceroze ndër të cilat mund të përmendim- ndryshime hormonale, patologji beninje të gjirit, ndonjë traumë e shkaktuar.

 

Sigurohuni që të kontaktoni doktorin tuaj dhe lini një konsultë dhe informohuni paraprakisht për proçedurat që mund të kryhen në këtë konsultë.  Për vlerësimin e kësaj kokrre në gjirin tuaj, doktori juaj do ju kërkojë historikun e sëmundjeve që keni kaluar, do të kryejë një ekzaminim fizik të gjinjve dhe probabilisht do të kërkojë disa ekzaminime imazherike.  Nëse jeni një vajzë/grua poshtë moshës 30 vjeçare/shtatëzënë apo gjidhënëse do ju kërkohet të bëni një ekografi.  Nëse kërkohen testime të tjera, doktori juaj mund të rekomandojë një MRI- rezonancë magnetike dhe/ose një biopsi.  Ai/ajo gjithastu mund t’ju drejtojnë tek një specialist i gjirit për vlerësim të mëtejshëm.

 

Sigurohuni që të merrni përgjigje dhe shpjegime  të zgjeruara lidhur me këtë kokërr/ndryshime që ju keni vënë re.  Nëse nuk ndiheni të bindura nga përgjigjja/këshilla që kjo doktor po ju jep, mos hezitoni të kërkoni një mendim të dytë.

 

Si ta shndërrojmë vetë-kontrollin pjesë të strategjisë së detektimit të hershëm për kancerin e gjirit?

 

Shndërrojeni këtë vetë-kontroll në rutinë- sa më shpesh dhe sa më gjatë ta kryeni si proçedurë aq më tepër do i njihni gjinjtë tuaj dhe aq më të lehtë do ta keni për të dalluar ndryshimet. Është e rekomandueshme kryerja e këtij kontrolli një herë në muaj.  Mundohuni ta kryeni këtë kontroll disa ditë pas përfundimit të menstruacionit, pasi ajo është periudha e ciklit menstrual gjatë së cilës gjinjtë tuaj janë më pak të ënjtur dhe të ndjeshëm.

 

Dr.Ardi Prushi

Përgatiti: Dr.Frisiana Mirashi

 

58

A mundet ushqyerja të zvogëlojë riskun e kancerit të gjirit?

Asnjë ushqim apo dietë nuk mund të parandalojë nga zhvillimi i kancerit të gjirit. Por disa ushqime mund ta bëjnë trupin tuaj më të shëndetshëm, të forcojnë sistemin tuaj imunitar dhe të mbajnë rrezikun tuaj për zhvillim të kancerit të gjirit sa më të ulët të jetë e mundur. Edhe pse asnjë ushqim ose dietë nuk mund të shërojë kancerin, disa prej tyre mund të ndihmojnë në kontrollin e efekteve anësore të trajtimit ose të ndihmojnë trupin tuaj të shërohet pas trajtimit. Disa zgjedhje ushqimore mund të ndihmojnë që trajtimi i kancerit të funksionojë në mënyrë më efektive ose mund t’ju ndihmojnë të ruani shëndetin. Të tjerë ushqime mund të jenë të rrezikshëm dhe mund të ndërhyjnë në trajtimin dhe shërimin.

Një peshë e shëndetshme zvogëlon riskun e kancerit të gjirit dhe ripërsëritjen e tij.
Ruajtja e një peshe të shëndetshme mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të ripërsëritjes së kancerit të gjirit. Studimet kanë treguar se gratë që fituan peshë pas diagnozës së kancerit të gjirit kishin një rrezik në rritje të përsëritjes.

Studimet mbi mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe uljen e rrezikut të kancerit të gjirit si diagnozë fillestare sugjerojnë që gratë mbipeshë kanë një rrezik në rritje të kancerit të gjirit pas menopauzës në krahasim me gratë me një peshë të shëndetshme.

Një plan ushqimor i shëndetshëm duhet të shoqërohet me disa aktivitete fizike. Synoni për 3 deri në 4 orë ecje në javë për të filluar. Nëse jeni duke marrë trajtim, mund t’ju duhet të filloni ngadalë dhe të rrisni orët e ecjes më ngadalë.

Dieta me pak yndyrë mund të zvogëlojë rrezikun e përsëritjes dhe shfaqjes së kancerit të gjirit për herë të parë.
Mbajtja e një diete me yndyrë të reduktuar mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të rishfaqjes së kancerit të gjirit. Një studim, në të cilin gratë morën vetëm rreth 25% të kalorive të tyre ditore nga yndyra, gjeti një rrezik më të ulët të rishfaqjes, kryesisht në gratë që ishin diagnostikuar me kancer të gjirit negativ ndaj receptorëve të estrogjenit. Do të duhet më shumë se një studim për të ditur se cili grup specifik ka më shumë gjasa të marrë përfitimin më të madh nga ndryshimet specifike të dietës. Por, pavarësisht se çfarë lloj kanceri keni pasur, mund të keni përfitime të konsiderueshme nga ulja e sasisë së yndyrës në dietën tuaj, përfitime jo vetëm të lidhura me kancerin. Për më tepër, zgjedhje të tjera të shëndetshme kanë më shumë gjasa të vijnë me një dietë me yndyrë të ulët, të tilla si ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe humbja e peshës. Të gjitha këto ndryshime së bashku mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të rishfaqjes së kancerit.

Gjyqi i madh i Iniciativës për Shëndetin e Grave krahasoi rrezikun e kancerit të gjirit të grave në menopauzë që hanin një dietë me yndyrë të reduktuar me ato që vazhduan të hanin dietën e tyre të përditshme. Studiuesit nuk gjetën ndonjë ndryshim domethënës në rrezikun e kancerit të gjirit midis dy grupeve. Por studimi sugjeroi që një dietë me yndyrë të reduktuar mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirittë diagnostikuar për herë të parë për gratë, dietat e të cilave kanë shumë yndyrë në fillim. Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse kjo marrëdhënie bëhet më e fortë me kalimin e kohës. Zvogëlimi i yndyrës dhe shtimi i frutave, perimeve dhe drithërave në dietën tuaj do të sigurojë që trupi juaj po merr mjaftueshëm lëndë ushqyese dhe do të kontribuojë në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Gjithashtu, një dietë me yndyrë të reduktuar ndoshta do t’ju ndihmojë të humbni peshë, nëse po përpiqeni ta bëni këtë.

Asnjë ushqim ose suplement nuk është e lidhur specifikisht me kancerin e gjirit.
Nuk ka dëshmi të forta se ndonjë ushqim ose shtojcë specifike do të ulë rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit ose do të zvogëlojë rrezikun e rishfaqjes.

Kërkimet kanë treguar se marrja e përbërësve të duhur ushqimorë që ju nevojiten nga një sërë ushqimesh, veçanërisht frutat, perimet dhe drithërat, mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe t’i jepni trupit tuaj energjinë që i nevojitet. Ju mund të merrni shumë nga lëndët ushqyese që ju nevojiten nga ushqimi që hani. Nëse jeni duke marrë parasysh marrjen e supkementeve, është një ide e mirë që një dietolog i regjistruar të vlerësojë dietën tuaj paraprakisht, kjo sepse ju mund të mos keni nevojë për asnjë suplement, ose mund të keni nevojë për lëndë ushqyese specifike si folati ose vitamina A. Kjo është arsyeja pse gratë si me ose pa kancer të gjirit paraprakisht marrin një suplement të shumëfishtë të vitaminave dhe mineraleve. Shumë gra gjithashtu kanë nevojë për shtesa kalciumi për të përmbushur kërkesat e tyre ditore për kalcium.

Kërkimet mbi dietën dhe kancerin e gjirit vazhdojnë.
Studimet po kërkojnë për lidhjen midis dietës dhe rrezikut të kancerit të gjirit dhe rrezikut të përsëritjes. Gjyqi i Iniciativës për Shëndetin e Grave sugjeroi që një dietë shumë e reduktuar në yndyrë mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit. Nevojiten më shumë kërkime në këtë fushë të rëndësishme për gratë që janë të interesuara të ushqehen mirë për të zvogëluar rrezikun e tyre për të marrë ndonjëherë kancer të gjirit.

Ndërkohë, ja çfarë sugjerojnë dietologët:

● Mbani peshën e trupit tuaj në një rang të shëndetshme për gjatësinë dhe trupit tuaj. Indeksi i masës trupore, edhe pse nuk është një matje perfekte, mund t’ju ndihmojë të vlerësoni peshën tuaj të shëndetshme.
● Hani shumë perime dhe fruta (më shumë se 5 gota në ditë).
● Mundohuni të kufizoni marrjen e yndyrave të ngopura në më pak se 10% të kalorive tuaja totale në ditë, dhe kufizoni marrjen tuaj të yndyrës në rreth 30 gram në ditë.
● Hani ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3.
● Shmangni mishin e përpunuar dhe ushqimet e djegura ose të tymosura.
Do të zbuloni se ushqimet e përpunuara në përgjithësi nuk përshtaten në këtë lloj diete aq sa ushqimet e freskëta.

Për të zhvilluar një dietë të shëndetshme që plotëson nevojat tuaja, kërkoni këshilla nga një dietolog i regjistruar. Ai ose ajo do të vlerësojë plotësisht historinë tuaj mjekësore, dietën dhe peshën. Pastaj dietologu i regjistruar do të punojë me ju në një plan të individualizuar për të përmbushur të gjitha qëllimet tuaja:

● Të mbani rrezikun tuaj nga kanceri i gjirit sa më i ulët
● Të siguroheni se po ushqeheni mirë
● te jeni sa më të shendetshëm

57

Kanceri i gjirit – Shkaku dhe përhapja!

 

Të gjitha gratë janë të rrezikuara nga kanceri i gjirit, e ndërsa plakeni, rreziku juaj rritet. Studiuesit vlerësojnë se 1 në 8 gra do të diagnostikohen me kancer invaziv të gjirit në një kohë të caktuar gjatë  jetës së tyre. Kjo do të thotë që një grua ka rreth 12-13% rrezik për të zhvilluar kancer të gjirit. Kjo mund të tingëllojë e frikshme, por ju mund ta shikoni atë dhe  në një mënyrë tjetër: një rrezik prej 12-13% do të thotë se ka një shans 87-88% që ju NUK do të zhvilloni kancer të gjirit.

 

Rreth 1 në 8 gra amerikane (rreth 13%) do të zhvillojnë kancer invaziv të gjirit gjatë jetës së saj.

Në vitin 2021, rreth 281,550 raste të reja të kancerit invaziv të gjirit pritet të diagnostikohen te gratë në SHBA, së bashku me 49,290 raste të reja të kancerit jo-invaziv (in situ) të gjirit.

Rreth 2,650 raste të reja të kancerit invaziv të gjirit pritet të diagnostikohen te meshkujt në vitin 2021.

Rreth 43,600 gra në SHBA pritet të vdesin në vitin 2021 nga kanceri i gjirit. Shkalla e vdekjeve ka qenë e qëndrueshme te gratë nën 50 vjeç që nga viti 2007, por ka vazhduar të bjerë te gratë mbi 50. Shkalla e përgjithshme e vdekjeve nga kanceri i gjirit u ul me 1% në vit nga 2013 në 2018. Këto ulje mendohet të jenë rezultat i trajtimit përparimet dhe zbulimin e hershëm.

Që nga janari 2021, ka më shumë se 3.8 milion gra me një histori të kancerit të gjirit në SHBA. Kjo përfshin gratë që aktualisht trajtohen dhe gratë që kanë përfunduar trajtimin.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i diagnostikuar në mesin e grave amerikane. Në vitin 2021, vlerësohet se rreth 30% e kancereve të sapo diagnostikuara tek gratë do të jenë kancere të gjirit.

Kanceri i gjirit u bë kanceri më i zakonshëm globalisht që nga viti 2021, duke përbërë 12% të të gjitha rasteve të reja vjetore të kancerit në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

 

Etiologjia:

Kanceri i gjirit ndodh kur disa qeliza të gjirit fillojnë të rriten në mënyrë jonormale. Këto qeliza ndahen më shpejt se qelizat e shëndetshme dhe vazhdojnë të grumbullohen, duke formuar një  masë. Qelizat mund të përhapen (metastazohen)  në nyjet tuaja limfatike rrethuese  ose në pjesë të tjera të trupit tuaj.

 

Kanceri i gjirit më së shpeshti fillon me qelizat në kanalet prodhuese të qumështit (karcinoma ductale invazive). Kanceri i gjirit gjithashtu mund të fillojë në indin glandular ( gjendror) të quajtur lobula (karcinoma lobulare invazive) ose në qeliza e inde të tjera brenda gjirit.

Studiuesit kanë identifikuar faktorët hormonalë, ambiental dhe stilin e jetës të cilët  rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer të gjirit. Megjithatë nuk është e qartë pse disa njerëz që nuk kanë faktorë rreziku zhvillojnë kancer, e disa të  tjerë me faktorë rreziku nuk e bëjnë kurrë.

 

Kanceri i trashëguar i gjirit

Mjekët vlerësojnë se rreth 5 deri në 10 përqind e kancereve të gjirit lidhen me mutacionet e gjeneve të kaluara ndër breza në një familje.

 

Janë identifikuar një numër gjenesh të trashëguara të mutuara që mund të rrisin gjasat për kancer të gjirit. Më të njohurit janë gjeni i kancerit të gjirit 1 (BRCA1) dhe gjeni i kancerit të gjirit 2 (BRCA2), që të dy rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit dhe vezoreve.

Nëse keni një histori të fortë familjare të kancerit të gjirit ose kancereve të tjera, mjeku juaj mund të rekomandojë kryerjen e një testi gjaku për të ndihmuar në identifikimin e mutacioneve specifike në BRCA ose gjene të tjera që po kalojnë nëpër familjen tuaj.

Merrni parasysh të pyesni mjekun tuaj për një referim tek një mjek gjenetist, i cili mund të rishikojë historinë tuaj shëndetësore familjare dhe gjithashtu mund të diskutojë përfitimet, rreziqet dhe kufizimet e testimit gjenetik për t’ju ndihmuar me vendimmarrjen e përbashkët.

 

Cilët janë faktorët e riskut?

Të qënit femër- Gratë kanë shumë më shumë gjasa se meshkujt të zhvillojnë kancer të gjirit.

Rritja e moshës- Rreziku i kancerit të gjirit rritet me kalimin e moshës.

Një histori personale patologjish të gjirit- Nëse keni pasur një biopsi të gjirit që ka gjetur karcinomë lobulare in situ (LCIS) ose hiperplazi atipike të gjirit, ju keni një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.

Një histori personale e kancerit të gjirit- Nëse keni pasur kancer të gjirit në njërin gji, keni një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit në gjirin tjetër.

Një histori familjare e kancerit të gjirit – Nëse nëna, motra ose vajza juaj është diagnostikuar me kancer të gjirit, veçanërisht në moshë të re, rreziku juaj për kancer të gjirit është rritur. Megjithatë, shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer të gjirit nuk kanë histori familjare të sëmundjes.

Gjenet e trashëguara që rrisin rrezikun e kancerit – Disa mutacione të gjeneve që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit mund të kalojnë nga prindërit tek fëmijët. Mutacionet më të njohura të gjeneve quhen BRCA1 dhe BRCA2. Këto gjene mund të rrisin shumë rrezikun tuaj për kancer të gjirit dhe kancere të tjera

Ekspozimi ndaj rrezatimit – Nëse keni marrë trajtime rrezatimi në gjoksin tuaj si fëmijë ose i ri, rreziku juaj për kancer të gjirit është rritur.

Obeziteti – Të qenit obez rrit rrezikun e kancerit të gjirit.

Fillimi i menstruacioneve në një moshë më të re  – Fillimi i periodave para moshës 12 vjeç rrit rrezikun e kancerit të gjirit.

Fillimi i menopauzës në moshë më të madhe – Nëse keni filluar menopauzën në një moshë më të madhe, ka më shumë të ngjarë të zhvilloni kancer të gjirit.

Të kesh fëmijën e parë në moshë të madhe – Gratë që lindin fëmijën e tyre të parë pas moshës 30 vjeç mund të kenë një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.

Duke mos qenë kurrë shtatzënë – Gratë që nuk kanë qenë kurrë shtatzënë kanë një rrezik më të madh të kancerit të gjirit sesa gratë që kanë pasur një ose më shumë shtatzëni.

Terapia hormonale në postmenopauzë- Gratë që marrin ilaçe të terapisë hormonale që kombinojnë estrogjenin dhe progesteronin për të trajtuar shenjat dhe simptomat e menopauzës kanë një rrezik në rritje të kancerit të gjirit. Rreziku i kancerit të gjirit zvogëlohet kur gratë ndalojnë marrjen e këtyre ilaçeve.

Pirja e alkoolit.

 

Faqja e internetit e Institutit Kombëtar të Kancerit (NCI) ka një mjet interaktiv të vlerësimit të rrezikut të kancerit të gjirit që mund t’ju ndihmojë ju dhe mjekun tuaj të kuptoni rrezikun tuaj individual të kancerit invaziv të gjirit. http://www.cancer.gov/bcrisktool/

 

 

NENSI XHAXHO

56

Kanceri i gjirit – follow up

Trajtimi për kancerin e gjirit mund të arrijë të çrrënjosë kancerin ose jo. Edhe në rastin kur terapia ka qenë e suksesshme dhe është ndërprerë, rekomandohet që pacientja t’i nënshtrohet disa kontrollove rutinë në vazhdimësi. Plani i ndjekjes varet nga disa faktorë ku përmendim llojin e kancerit të gjirit, sa i avancuar ka qenë kur është diagnostikuar dhe nga lloji i terapisë së ndjekur.

Kontrollet më të zakonta janë si më poshtë:

  1. Vizitat te mjeku. Si fillim mund të jenë të nevojshme një here në disa muaj, por sa më shumë kohë kalon nga çrrënjosja e kancerit, aq më të rralla bëhen vizitat. Në këto vizita mjeku vlerëson gjendjen e përgjithshme dhe simptomat e ndryshme nëse janë të pranishme.
  2. Në rastet kur pacientja ka bërë kirurgji, por gjinjtë nuk janë hequr, bëhet mamografi 6-12 muaj pas kirurgjisë dhe radioterapisë. Më pas të paktën një herë në vit. Në rastin kur pacientja ka hequr gjirin e sëmurë, por ka akoma tjetrin, atëherë ajo duhet të bëjë mamografi rutinë në gjirin e mbetur.
  3. Ekzaminime pelvike. Nëse pacientja ka marrë tamoxifen ose toremifene dhe ka mitër, duhet të bëjë kontrolle pelvike çdo vit, sepse ka një risk të rritur për të zhvilluar kancer mitre. Risku është më i lartë në gratë në menopauzë. Nëse vihet re hemorragji vaginale e pazakontë, duhet kontaktuar menjëherë me mjekun, sepse kjo mund të jetë shenja e parë e kancerit të mitrës.
  4. Matja e densitetit kockor. Nëse pacientja trajtohet me frenuesit e aromatazës (anastrozole, letrozole, exemestane) për një kancer gjiri në stad të hershëm ose nëse pacientja kalon në menopauzë për shkak të këtij trajtimi, rekomandohet monitorimi i shëndetit kockor dhe matja e densitetit kockor. Kjo për arsye të riskut të zhvillimit të osteoporozës.
  5. Teste të tjera. Teste si analiza gjaku apo ekzaminime të ndryshme imazherike mund të jenë të nevojshme kur pacientja shfaq shenja dhe simptoma treguese se kanceri mund të jetë rikthyer. Në të tilla raste mund të bëhen radiografi, skaner (CT), resonance magnetike (MRI), biopsi etj. Gjithashtu mund të duhet të maten në gjak markues specifikë tumoralë.

Nëse kanceri rikthehet, trajtimi në vazhdim varet nga vendi ku kaceri është shfaqur, trajtimet e mëparshme, gjendja shëndetësore aktuale dhe preferenca personale. Është me rëndësi të dihet se gratë me kancer gjiri janë të predispozuara të zhvillojnë lloje të tjera kanceri.

 

Dr. Ardi Prushi

Përgatiti: Eleni Koça

70

Pse “Intimacy by Dr. Ardi”? – Këndvështrimi im, sintetizuar nga përdorueset.

Sigurisht, pas testeve të kryera në mënyrë të thjeshtë por tepër funksionale në një grup femrash, përpara një jave doli në shitje të lirë larësi “Intimacy by Dr. Ardi”.
Pavarësisht se isha i bindur se puna e kryer ishte e shkëlqyer, ky ishte momenti i së vërtetës, jo për vlerësimin e shitjes dhe biznesit por të efektshmërisë dhe të cilësisë së produktit.
Padiskutim kisha pikëpyetjet e mia dhe një periudhë pritje e cila nuk ishte më në dorën time, por në dorën e përdorueseve të shumta të cilat pas përdorimit disa ditor nisën përshtypjet e para.
Cka më ra në sy ishte fakti se përshtypjet ishin thuajse të njejtat në të gjitha përdorueset.
Sigurisht përshtypjet e tyre përputheshin mësë miri me testimet e mia klinike.
Cilësohet nga përdorueset freskia që “Intimacy by Dr. Ardi” i jep atyre gjatë ditës, aroma tepër e kendshmë dhe natyrale, eleminimi i sekrecioneve jo normale ditore, mbajtja e lagështisë vaginale në vlera normale dhe të kënaqshme.
Sigurisht kam referenca nga përdorueset se pas përdorimit të “Intimacy by Dr. Ardi”, janë eleminuar krruarjet apo irritimet vulvare cka tregon efektet antiseptike, të balancës acidike të vaginës si dhe të rigjenerimit indor prej përmbajtjes të elementëve bimor organik, të proteinës së mëndafshit, acidit hialuronik dhe allantoinës.

“Intimacy by Dr. Ardi” – tashmë pas përdorimit nga një grup i madh garanton këto efekte për zonën tuaj intime:
– Freskinë dhe ndjesinë e higjienës vulvo-vaginale 24h.
– Eleminimin e sekrecioneve jo normale ditore.
– Mbajtjen e lagështisë vaginale normale dhe të kënaqshme.
– Rigjenerimin vulvar dhe eleminimin e irritimeve.
– Ruajtjen e një arome tepër natyrale dhe të këndshme.
– Efektin antiseptik.

“Intimacy by Dr. Ardi” tashmë indikohet dhe përdoret nga cdo femër, prej pubertetit deri në periudhen e menopauzës, përfshirë shtatzënat, me të gjitha efektet e mësipërme, pa shkaktuar asnjë efekt anësor apo të padëshiruar.
(Sigurisht personat që kanë hipersensibilitet prej njërit prej përbërësve apo disa prej tyre, të “Intimacy by Dr. Ardi” këshillohen që të mos ta përdorin atë).

Kujdes! Vetëm për përdorim të jashtëm. Kini parasysh se lëkura e duarve tuaja ka një pH 5.4-5.9 dhe kështu pas përdorimit të Intimacy, do ju këshilloja të rilanit duart  me shampon tuaj të zakonshme të larjes së duarve për të shmangur konfliktin e pH. 

INTIMACY by dr. Ardi prodhohet posaçërisht për ju! Ne nuk kemi stok duke ju siguruar kështu një produkt të freskët. Ambalazhimi i INTIMACY është i sigurtë nëpërmjet teknologjisë airless, duke zgjatur jetëgjatësinë e produktit dhe duke garantuar qëndrueshmërinë e tij për një kohë të gjatë (1 vit).

Flakoni ka volum prej 150 CC/mL.

Rekomandohet përdorimi 2 herë në ditë, në tualetin e mëngjesit dhe të darkës.

V.O – “Preorder now” duke më kontaktuar direkt në Whatsapp. Klikoni logon “Whatsapp” djathtas, në fund të faqes. 

Produkti kushton 1500ALL dhe ne e sjellim direkt në vendndodhjen tuaj.

Transporti 200 lek në Tiranë dhe 300 lek në rrethe.
Mjafton të lini: Emër, Mbiemër, Nr. Kontakti. Korrieri ynë do ju kontaktojë sapo Intimacy të jetë gati për ju!

Për të parë përbërësit klikoni tek: https://www.drardi.com/intimacy-by-dr-ardi/

Dr. Ardi PRUSHI

Mëposhtë po bashkangjis disa nga përshtypjet e shumta që kanë ardhur derimë tani:

Rexhina:
Mezi po prisja te provoja kete produkt dhe realisht mund te them qe eshte nje nder produktet me te mira te llojit te vete. Kisha dyshimet e mia ne fillim por tani ja keshilloj cdo mikeshe qe ndoshta mund te kete te njejtat dyshime si une pasi eshte me te vertete nje produkt qe ja vlen. Pergezime dhe sa me shum suksese

 

Silvi:
Ka arome te kendshme, shum pak sasi duhet per te bere punen e vet, te pe nje ndjesi te fresket dhe shuuuum smooth qe zgjat! Pergezime , laresi me i mir intim qe kam provuar, ja vlen ta provoni

 

Jasina:
Nje nga laresit me te mire qe kam perdorur deri tani, pasi kam provuar shume variante te ndryshme, por si ky jo.
Shume suksese!

 

Lili:
Takimi im me dr.Ardin ka qene krejt rastesor! Vizita ime e pare per shtatzanine! Dhe qe ne momentin e pare qe e takova, isha e bindur qe ky do ishte doktori qe doja te ndiqja shtatzanine time!
Nje doktor mjaft i pergatitur, degjues shume i mire, shume i gatshem per tu pergjigjur ne cdo moment, human mbi te gjitha!
E se fundmi, por jo nga rendesia, mrekullia “Intimacy” eshte nje tregues me shume i punes se tij te palodhshme dhe pasionit qe ai ka per profesionim e vet!
Nje produkt shume cilesor, i fresket dhe qe do ia rekomandoja cdo vajze, nene, gruaje!
Une e perdora vete, por vendosa te gezoj dhe te tjere, duke ia bere dhurate! 😍😊
Suksese alëays Dr.Ardi!

Albana:
Kisha shume dite probleme me sekrecione vaginale edhe pse ju nenshtrova analizes strisho vaginale rezultoi qe nuk kisha infeksion. Pasi perdora intimacy by dr.Ardi per dy dite sekrecionet ndaluan, ndjeva butesine e shpelaresit dhe aroma e saj shuuume bimore ,te luleve qe vetem ne mal e kam ndier ate arome.Per mua meriton noten 10😁.Intimacy me 🌟🌟🌟🌟🌟.Urime dr.Ardi!Ju pergezoje per arritjet tuaja!

 

Romina:
Super ndjesi freskie dhe pastertie!

Entela:
Pershendetje, po e perdor tashme Intimacy by Dr.Ardi dhe eshte nje lares shume i mire, arome vertete e kendshme, hidratues per lekuren, i bute dhe te le nje ndjesi freskie gjithashtu. Excellent five🌟⭐🌟⭐🌟 intimo! I Highly recommend Intimacy!
Yours sincerely,
Grateful!

 

Arjana:
Produkti ishte si i krijuar nga natyra, mbase nga aroma bio e perberesve natyral, pervec se cilesor dhe ne parametrat e duhur, gje qe ju e keni sqaruar dhe ne letren shoqeruese.
Bravo per produktin cilesor dhe pergezime doktor!

 

Irida:
Produkt me një aromë natyrale shumë origjinale. Ekstremisht i butë me zonën intime, shumë cilësor.
10/10

Delisa:
Nje produkt super cilesor dhe efikas qe jam e bindur qe do e perdor gjithmone tani e ne vazhdim
Ndjesia e pastertise dhe butesia qe le pas perdorimit jane 😍😍😍
10/10

70

Intimacy by dr. Ardi

Lindi si një nevojë nga praktika e përditshme e punës time. Një produkt tërësisht shqiptar, handmade, formuluar me respektin më të madh për lëkurën tuaj vulvare.

  • Përbërës 100% natyralë, të derivuar kryesisht nga bimët organike të florës së vendit tonë.
  • Përbërësit e këtij produkti janë të testuar dhe çertifikuar.
  • Kujdes maksimal është treguar nga ana ime për ruajtjen e pH 4.2 të tij, tërësisht në përputhje me pH e zonës tuaj intime i cili varion nga 3.8-4.5.
  • Ky produkt është i sigurtë për mikrobiomën intime, ruan balancën acide të vaginës, ka efekte antimikrobiale si dhe rigjeneruese të zonës tuaj intime.
  • INTIMACY by Dr. Ardi është formuluar në mënyrë speciale për te mbajtur zonën tuaj intime natyrale duke zgjedhur përbërësit delikat të mëposhtëm:

Acidi Laktik: Formuluar posaçërisht me acid laktik për të parandaluar acarimet, infeksionet dhe ruajtjen e higjienës vaginale. Formulimi i ri i xhelrave larës vaginal që përmbajnë acid laktik (pH 4.2), të destinuar për përdorim të jashtëm ditor, sigurojnë pastrim të butë, freski dhe mbrojtje antimikrobike . Acidi laktik, ndihmon në mbajtjen e një pH acid në zonën vulvovaginale duke rritur homeostazën e lëkurës, prodhon baktere te mira dhe parandalon rritjen e baktereve të dëmshme. Në këtë pH, vagina mund të parandalojë zhvillimin e baktereve patogjene.

Acid Hialuronik: Dehidratimi i zonës gjenitale, i njohur si thatësi vaginale, shpesh ndikon në jetën e gruas, nga periudha fertile deri në postmenopauzë, dhe duhet të trajtohet me produkte specifike, përfshirë larësin e duhur intim. Provat klinike të kryera mbi gratë nga puberteti deri në menopauzë treguan se pastrimi i përditshëm me këto larës intim promovon hidratimin e indit vaginal falë pranisë së acidit hialuronik. Në veçanti, për gratë në moshë fertile jep gjithashtu një efekt qetësues, ofron mbrojtje antimikrobiale dhe një ndjenjë të freskisë afatgjatë. Për gratë në menopauzë siguron një ndjesi freskie, përmirëson elasticitetin dhe tonicitetin dhe ushtron një efekt antioksidativ.

Proteina e mëndafshit: E dobishme për ruajtjen e funksionit normal të filmit sipërfaqësor të lëkurës. Ky film parandalon irritimin nga faktorët e jashtëm, parandalon avullimin e ujit dhe mbron lëkurën.

Panthenol(Vitamina B5): Lehtëson shërimin dhe rivitalizimin e lëkurës, ndihmon qetësimin e lëkurës së thatë.

Allantoin: është e njohur për aftësinë e saj për të shtuar më shumë ujë në lëkurën tuaj. Gjithashtu mund të ndihmojë lëkurën tuaj të qëndrojë në lagështi (hidratim) më gjatë. Kjo ndihmon në luftimin e problemeve të bezdisshme të lëkurës si thatësia dhe kruarja.

Vitamina E: Efektive për tharjen vaginale .Vitamina E ka veti antioksiduese. Vitamina E gjithashtu ndihmon në stabilizimin e niveleve të estrogjenit dhe është studiuar për trajtimin e një sërë simptomash të menopauzës si afshet e nxehta, dhe natyrisht, thatësinë vaginale.

Vaj kokosi: Hidratues natyral. Hidraton dhe qetëson zonën vaginale. Ka veti antibakteriale dhe antivirale. Mund të vrasë në mënyrë të dukshme patogjenët gjenital dhe kështu të parandalojë inflamacionin dhe infeksionet gjenitale.

Thymus Vulgaris: Efekt antibakterial dhe antimikotik.

  • I pasuruar me Hidrosole lulesh.

Hidrosolet janë magji e pastër e bimëve, alkimi në formën e saj më të lartë. Hydrosolet ose Hydrolatet (në frengjisht), janë uji që krijohet si rezultat i procesit të distilimit me avull. Kur avulli nga uji i distiluar kalon nëpër materialin bimor, ai merr me vete vajrat volatile nga bima, vaji esencial hiqet nga maja e avullit dhe uji i mbetur quhet hidrosol dhe është një gjurmë e përsosur e lëndës bimore që u distilua. Hidrosolet janë përftuar nga bimë te florës shqiptare dhe kanë çertifikim organik.

Hidrosol Helikrisi: Helikrisi e njohur si bima e pavdeksisë ndihmon në qetësimin e problemeve si djegia, kruajtja, skuqja e shoqëruar me infeksion mykotik dhe vaginozë bakteriale.

Hidrosol Lavando: Veti antiseptike, antibakteriale, qetësuese dhe aromaterapi.

Pastrues intim natyral: Për të gjitha llojet e lëkurës. Eleminon aromat dhe shqetësimet intime. Formuluar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme për tu pastruar pa irritime. Parandalon acarimet, infeksionet dhe siguron ruajtjen e higjienës intime.

Me përbërës organikë, natyralë dhe të derivuar nga bimët.

Pa perberes potencialisht të dëmshëm: Pa SLS, SLES, alkool etilik, Propilen Glikol, derivate PG, parabene, sulfate, ose fragrance/ngjyra sintetike.

Cruelty free: Kështu që ju mund të ndiheni mire me përdorimin e tij.
Indikohet: cdo femër, përfshirë shtatzënat dhe gratë në perimenopauzë dhe menopauzë.

Kujdes! Vetëm për përdorim të jashtëm. Kini parasysh se lëkura e duarve tuaja ka një pH 5.4-5.9 dhe kështu pas përdorimit të Intimacy, do ju këshilloja të rilanit duart  me shampon tuaj të zakonshme të larjes së duarve për të shmangur konfliktin e pH. 

INTIMACY by dr. Ardi prodhohet posaçërisht për ju! Ne nuk kemi stok duke ju siguruar kështu një produkt të freskët. Ambalazhimi i INTIMACY është i sigurtë nëpërmjet teknologjisë airless, duke zgjatur jetëgjatësinë e produktit dhe duke garantuar qëndrueshmërinë e tij për një kohë të gjatë (1 vit).

Flakoni ka volum prej 150 CC/mL.

Rekomandohet përdorimi 2 herë në ditë, në tualetin e mëngjesit dhe të darkës.

V.O – “Order now” duke më kontaktuar direkt në Whatsapp. Klikoni logon “Whatsapp” djathtas, në fund të faqes. 

Produkti kushton 1500ALL dhe ne e sjellim direkt në vendndodhjen tuaj. Transporti kushton 200 lek në Tiranë dhe 300 lek në rrethe

Mjafton të lini: Emër, Mbiemër, Nr. Kontakti. Korrieri ynë do ju kontaktojë sapo Intimacy të jetë gati për ju!

Dr. Ardi PRUSHI