Pas efektshmërisë tashmë prej 8 muajsh, me një përdorim të gjerë, i bindur për rezultatet e shkëlqyera të “Intimacy by Dr. Ardi – Intimate Organic Washer”, referuar vlerësimeve tuaja, paraqes për ju “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”.
- Përbërësit e këtij produkti janë të testuar dhe çertifikuar.
- Ky produkt është i sigurtë për mikrobiomën intime, ka efekte regjeneruese dhe shkëlqyese e zbardhuese të zonës tuaj intime.
- “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”, ka qëllimin estetik, regjenerativ dhe shkëlqyes të zones tuaj intime.
- Kombinimi I efekteve antiseptike dhe antimikrobiale i “Intimacy by Dr. Ardi – Intimate Organic Washer” dhe estetike, regjenerative dhe shkëlqyese të “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel” plotëson në mënyrë perfekte kujdesin tuaj intim!
- “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”,është formuluar në mënyrë speciale për të mbajtur zonën tuaj intime estetikisht perfekte duke zgjedhur përbërësit delikat të mëposhtëm:
Acid Hialuronik: Dehidratimi i zonës gjenitale, i njohur si thatësi vaginale, shpesh ndikon në jetën e gruas, nga periudha fertile deri në postmenopauzë, dhe duhet të trajtohet me produkte specifike, përfshirë larësin e duhur intim. Provat klinike të kryera mbi gratë nga puberteti deri në menopauzë treguan se pastrimi i përditshëm me këto larës intim promovon hidratimin e indit vaginal falë pranisë së acidit hialuronik. Në veçanti, për gratë në moshë fertile jep gjithashtu një efekt qetësues, ofron mbrojtje antimikrobiale dhe një ndjenjë të freskisë afatgjatë. Për gratë në menopauzë siguron një ndjesi freskie, përmirëson elasticitetin dhe tonicitetin dhe ushtron një efekt antioksidativ.
Inulina: janë një grup Polisakaridesh të prodhuara nga një grup I madh bimësh. Prej kohësh Inulina përdoret si hidratant nëpërmjet procesit të ashtuquajtur “hidratimi mikrobial”. Gjithashtu, Inulina në kozmetikën vulvo-vaginale shërben si një prebiotik teper pozitiv.
Ekstrakte të Kamomilit: Kamomili me vetitë e tij anti-oksidative jep një ndihmesë të përkryer në regjenerimin e lëkurës, ngushton poret dhe ul proceset natyrale të plakjes. Gjithashtu, esktraktet e Kamomilit ndihmojnë në zbardhjen dhe shkëlqimin e lëkurës, shpesh duke iu referuar atij si “natural skin bleach”. Lehtësimi I qarkullimit të gjakut dhe limfatik është një nga vetitë e tjera te ekstrakteve të Kamomilit.
Jargët e Kërmillit: Duke ruajtur parimin e “Intimacy by Dr. Ardi” – kërmijtë, merren nga një fermë Shqiptare e specializuar në kultivimin e tyre dhe jargët sintetizohen nga “Pika Cosmetics” për të sjellë këtë produkt në përputhje me natyralitetin që karakterizon linjën tonë. Jargët e Kermillit me veti eksfoliative, heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe japin ndihmesë të madhe në regjenerimin e qelizave të reja, efekte këto të mundësuara nga kolagjeni, elastina dhe acidi glikolik të gjendura në jargët e Kërmillit.
Vaji I Kokosit: Vaji i kokosit ndihmon në forcimin e shtresës barriere mbrojtëse të lëkurës tuaj, duke bllokuar lagështinë brenda dhe duke e mbajtur lëkurën të butë dhe të hidratuar. Redukton inflamacionin. Vaji i kokosit ka veti anti-inflamatore, duke e bërë atë të dobishëm për lëkurën e irrituar dhe të thatë. Stimulon gjithashtu prodhimin endogjen të kolagjenit.
Panthenol: Një substancë kimike që rrjedh nga acidi pantotenik, i njohur gjithashtu si vitamina B5. Është një përbërës i zakonshëm në një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës dhe kujdesin personal për shkak të vetive të tij hidratuese, qetësuese dhe anti-inflamatore. Panthenoli është një alkool, derivat i acidit pantotenik.
Acidi Laktik: Acidi laktik është një acid alfa hidroksi, ose AHA, i përdorur në produktet e kujdesit të lëkurës pa recetë (OTC) dhe trajtimet profesionale. Acidi laktik përdoret për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, për të ndriçuar njollat e errëta dhe për të përmirësuar pamjen e linjave të imëta dhe rrudhave.
Ethylcelullose: është një trashës që mund të gjendet gjithashtu në kozmetikë dhe produkte të kujdesit personal si grimi, produktet e kujdesit të lëkurës dhe kremi rroje. Në disa produkte, celuloza etilike mund të përdoret gjithashtu si lidhës, gjë që ndihmon përbërësit të qëndrojnë të lidhur.
Pa perberes potencialisht të dëmshëm: Pa SLS, SLES, alkool etilik, Propilen Glikol, derivate PG, parabene, sulfate, ose fragrance/ngjyra sintetike.
Cruelty free: Kështu që ju mund të ndiheni mire me përdorimin e tij.
Indikohet: cdo femër, përfshirë shtatzënat dhe gratë në perimenopauzë dhe menopauzë.
INTIMACY by dr. Ardi prodhohet posaçërisht për ju! Ne nuk kemi stok duke ju siguruar kështu një produkt të freskët. Ambalazhimi i INTIMACY REGENERATIVE & BRIGHTENING GEL është i sigurtë, duke ruajtur natyralitetin e ambalazhimit të qelqit duke i dhënë natyralitetin e kërkuar këtij produkti.
Flakoni ka volum prej 50 CC/mL.
Rekomandohet përdorimi 2 herë në ditë, pas tualetit të mëngjesit dhe të darkës, sigurisht të kryer me “Intimacy by Dr. Ardi – Intimate Organic Washer”,
V.O – “Order now” duke më kontaktuar direkt në Whatsapp. Klikoni logon “Whatsapp” djathtas, në fund të faqes.
Produkti kushton 1500ALL dhe ne e sjellim direkt në vendndodhjen tuaj.
Sigurisht, marrja në paketë e 2 produkteve “Intimacy by dr. Ardi” pra larësit dhe xhelit, kushton 2500 lek, duke ju skontuar 500 lek për të dyja produktet e linjës së kujdesit intim.
Transporti kushton 200 lek në Tiranë dhe 300 lek në rrethe.
Mjafton të lini: Emër, Mbiemër, Nr. Kontakti. Korrieri ynë do ju kontaktojë sapo Intimacy të jetë gati për ju!
Dr. Ardi PRUSHI
Leave Your Comment