1

It’s time to relax ladies, edhe pse jeni shtatzën

Plazhi dhe shtatzënia

A jeni e shqetësuar se si të qëndroni e sigurt, e freskët dhe e lumtur ndërsa shijoni diellin në rërë, buzë detit? Gratë shtatzëna nuk duhet të heqin dorë nga dallgët ndërkohë që brenda tyre rritet një fëmijë!

Të shijosh plazhin mund të mos jetë aq e lehtë sa ka qenë në të kaluarën, por nuk ka asnjë arsye pse një mami e ardhshme nuk duhet ta frekuentojë.

A munden gratë shtatzëna ta shijojnë plazhin?

Përgjigja e shkurtër? Po! Por kujdes, tani jeni 2.

Ju do të duhet të jeni të vetëdijshëm për rreziqet dhe të pajiseni me njohuri për t’i parandaluar ato. Është gjithashtu e rëndësishme të argëtoheni dhe këshillat tona do t’ju ndihmojnë të kaloni një kohë të bukur, madje edhe nën diellin e nxehtë  të verës kur nxehtësia mund të jetë  vërtetë e pakëndshme.

Rreziqet e plazhit gjatë shtatënisë

E di, të jesh shtatzënë është plot me “nuk duhet”,  “bëj kujdes” dhe “rreziqe” të reja. Duket se nuk mbaron kurrë, apo jo? Për fat të mirë, plazhi nuk është një nga çështjet më të vështira dhe është me të vërtetë e lehtë të shmangësh më të keqen.

1. Djegia nga dielli

Ju tashmë i dini rreziqet e një djegie nga dielli për ju, por situata përkeqësohet kur një fëmijë është i përfshirë, madje edhe para lindjes. Një djegie nga dielli, veçanërisht nëse bëhet një zakon, mund të ketë efekte të shumta anësore në shëndetin tuaj të përgjithshëm , të cilat mund të prekin dhe foshnjën tuaj.

Edhe se dielli nuk mund ta dëmtojë direkt fëmijën tuaj me rrezet e tij të fuqishme UV, nuk do të thotë që fëmija nuk do të preket në mënyra të tjera nëse jeni viktimë e ekspozimit të zgjatur. Djegiet nga dielli mund ta privojnë trupin tuaj nga acidi folik, i cili është një pjesë jetike e zhvillimit të foshnjës suaj dhe e shëndetit tuaj. Doza është 400mcg / ditë nga prekonceptimi deri në javën e 13-të të shtatzënisë!

Ideale është të përzgjedhësh oraret 6/7  – 10  në mëngjes   dhe pasdite pas orës 16:00 – 19:00 për të frekuentuar plazhin, pasi rrezatimi ultraviolet është më i vogël krahasimisht me   periudhat e tjera të ditës.

2. Dehidrimi

Ju ndoshta e keni dëgjuar tashmë, por gratë shtatzëna janë shumë më të prirura për dehidrim sesa pjesa tjetër e popullsisë pasi kanë nevojë për më shumë ujë. Uji ndihmon në zhvillimin e placentës e cila e mban fëmijën, kështu që çdo herë që konsumoni më pak ujë, fëmija juaj vendoset në rrezik.

Kur jeni jashtë në plazh, duke qenë aktiv dhe duke u argëtuar, ju me siguri do të djersini… shumë madje. Një tjetër efekt  anësor i të qënit shtatzënë gjatë verës. Kur djersitni, ju humbisni ujë, prandaj duhet të keni kujdes që të shmangni dehidratimin kur jeni jashtë dhe kur argëtoheni.

3. Mbinxehja

Në tremujorin e parë, mbinxehja ekstreme është një problem madhor. Mund të çojë deri në ndërprerjen e shtatzënisë nëse nuk jeni të kujdesshëm. Më vonë, kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore dhe dehidrim.

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të siguroheni që temperatura e trupit tuaj të mbetet nën 38.8 °C . Kur temperatura i tejkalon këto vlera,  nga dielli ose nga një banjë e nxehtë, ju dhe bebi juaj vendoseni në rrezik. Të qenit jashtë për një kohë të gjatë shndërrohet në rrezik, veçanërisht nëse jashtë është më nxehtë sesa normalja.

Shmangia e mbinxehjes është e rëndësishme sa herë që jeni jashtë ndërsa jeni shtatzënë. Hija, pushimi dhe marrja e nevojshme e ujit mund të ndihmojnë që temperatura juaj trupore të mbetet nën maksimumin, në mënyrë që të qëndroni jashtë për më gjatë.

4. Lodhja

Le ta pranojmë – të jesh shtatzënë është vërtetë, vërtetë e lodhshme. Ndonjëherë thjesht kryerja e punëve të përditshme është një detyrë e vështirë, dhe kjo pa harruar çfarë mundi është lidhja e këpucëve!

Plazhi, mund të jetë sa  argëtues dhe relaksues, po aq sa  edhe rraskapitës.

Sa brenda-jashtë ujit, duke ecur nëpër rërën e nxehtë dhe rrëshkitëse, me shumë gjasa duke i shkuar nga pas fëmijës suaj tjetër, ndërkohë që mbani vërdallë një çantë të madhe.  Është mëse e  kuptueshme që do të lodheni lehtë, veçanërisht nëse jeni drejt  fundit të shtatzënisë.

Të lodhesh shumë dhe shumë shpejt është më  me pak rrezik për ty dhe foshnjën sesa frustrimi dhe zhgënjimi që do ju duhet të përfundoni ditën e plazhit më herët se zakonisht.

Kur të jeni të lodhura, ka më shumë të ngjarë të pësoni një aksident , veçanërisht nëse keni për të bërë  një rrugë relativisht të gjatë me makinë në kthim.

Shmangni kafeinën dhe në vend të kësaj, qëndroni të hidratuar, hani disa proteina shtesë ose gjeni pakëz kohë për  një gjumë të shpejtë në hije!

5. Plazhi apo pishina?

Padyshim plazhi. Rreziku i infeksioneve vagjinale është më i ulët në det sesa në pishinat ku nuk jemi të sigurt për procedurat e pastrimit.

 

Këshilla për të qëndruar e freskët dhe e  lumtur

1. Dil nga dielli herë pas here

Të jesh në plazh nuk do të thotë që duhet të jesh drejtpërdrejt nën rrezet e diellit gjatë gjithë kohës. Në vend që të kaloni çdo minutë duke marrë rreze, gjeni shpesh hije dhe bëni shumë pushime midis. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e mbinxehjes, dehidrimit, djegies nga dielli dhe rraskapitjes.

Nëse plazhi që po vizitoni nuk ka strehë ose vende me hije, merrni parasysh të merrni një çadër ose tendë plazhi me vete. Në atë mënyrë, ju përsëri mund të jeni me familjen pa qenë e nevojshme të ktheheni te makina ose  në një shtëpizë afër!

2. Përdorni krem kundër diellit me SPF 30 ose më të lartë

Askujt nuk i pëlqen një djegie nga dielli, por imagjinoni sa e tmerrshme do të ishte të digjesh ndërkohë që je shtatzënë!

Për të parandaluar këtë dhe të gjitha rreziqet e  diskutuara më parë, sigurohuni që të keni një krem mbrojtës me cilësi të mirë që është të paktën me  SPF 30. Rekomandohet më i lartë, por SPF 30 do ta bëjë mirë punën nëse e riaplikoni sa herë është e nevojshme. Ka shumë opsione për kremrat kundër diellit, nga locionet te spraj  me një gamë të gjerë të SPF-së.

3. Shijoni shpesh ujin!

Kur jeni shtatzënë, është e rëndësishme të qëndroni të freskëta dhe sa më shpesh të jeni në ujë aq më shumë ndihmon që temperatura e trupit të ulet. Edhe nëse është vetëm një zhytje e shpejtë, ju po i bëni një nder si vetes ashtu edhe foshnjës, prandaj mos kini frikë nga deti!

Nëse noti nuk është në listën e preferencave tuaja, mundet  thjesht  të zhysni  këmbët në ujë. Është  e rëndësishme të theksohet se noti është një ushtrim vërtet i shkëlqyeshëm, veçanërisht për gratë shtatzëna, aktivitet ky që mund  t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe ta ndjeni më pak lodhjen dhe ngurtësinë e këmbëve dhe artikualcioneve.

4. Paralajmërim

Sigurohuni që të shkoni në vendet ku është në dispozicion kujdesi obstetrikial, sepse shtatzënia është një situatë shumë dinamike dhe e paparashikueshme. So, better safe than sorry!

Dr. Ardi Prushi

Përshtati : Dr. Ina Çala

Leave Your Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *