Your Daily Ritual of Intimate Care
Produktet tona janë krijuar me kujdes për përdorim të përditshëm, duke respektuar balancën natyrale dhe ndjeshmërinë e trupit. Me një kombinim mes kujdesit profesional dhe kuptimit të nevojave reale femërore, Intimacy sjell produkte që të bëjnë të ndihesh e pastër, rehat dhe mirë me veten çdo ditë.
Founder
Dr. Ardi Prushi
Dr. Ardi Prushi, themeluesi i brandit dhe personi që solli idenë për krijimin e një linje shqiptare të dedikuar kujdesit intim femëror. Duke qenë çdo ditë pranë pacienteve dhe nevojave reale të tyre, ai kuptoi rëndësinë e produkteve që ofrojnë jo vetëm efektivitet, por edhe siguri dhe ndjeshmëri ndaj trupit femëror. Kjo eksperiencë u bë pika e nisjes për krijimin e Intimacy by Dr. Ardi.
Vizoni i tij ka qenë gjithmonë të krijojë produkte që kombinojnë kujdesin profesional me thjeshtësinë e përdorimit të përditshëm. Me fokus te cilësia, formulimet e kujdesshme dhe mirëqenia femërore, Dr. Ardi vazhdon të ndërtojë Intimacy si një brand që vendos në qendër kujdesin, besimin dhe ndjesinë e mirëqenies për çdo grua.

Vizioni dhe Misioni Ynë
Vizioni ynë është të ndërtojmë një brand modern shqiptar që sjell një qasje më të kujdesshme ndaj kujdesit intim femëror. Ne synojmë të krijojmë produkte që jo vetëm kujdesen për trupin, por edhe ndihmojnë gratë të ndihen më mirë me veten dhe më të sigurta në përditshmërinë e tyre. Përmes Intimacy, duam të sjellim një standard të ri të kujdesit intim në Shqipëri
Misioni ynë është të vazhdojmë të krijojmë produkte të sigurta, të buta dhe të përshtatshme për përdorim të përditshëm, duke vendosur gjithmonë në qendër nevojat reale të grave. Intimacy nuk është krijuar vetëm si një linjë produktesh, por si një brand që promovon kujdesin ndaj vetes, vetëbesimin dhe rëndësinë e mirëqenies intime në çdo fazë të jetës së gruas.
