68

Urinimi i Pavullnetshëm – Problem, aspak normalitet femëror!

Ju e njihni mirë atë ndjesi!

Jeni gati për një tështimë? Po mundoheni me çdo forcë që ta shmangni pasi e dini që nëse do tështini, do urinoni? Është e bezdisshme, e sikletshme dhe e rrëmujshme, dhe kjo është më e pakta që mund të them. Ai që ishte një moment i gëzueshëm më parë, tani nuk është më. Ndoshta do surprizoheni, por nuk jeni vetëm. E vërteta është që shumë gra vuajnë nga urinimi i pavullnetshëm apo Inkontinienca Urinare (IU). Afërsisht 35% e femrave në ShBA ankojnë për urinimin e pavullnetshëm gjatë sforcimit fizik dhe rreth 29% në vendin tonë edhe pse une si mjek gjinekolog mendoj se kjo shifër është më e lartë por duke pasur parasysh rrethanat sociale mendoj se shumë gra nuk e referojnë pasi ose kanë frikën e gjykimit (turpi social) ose e konsiderojnë dicka normale. Shpesh herë kjo e fundit mbizotëron në praktikën time, për cudinë time po!

Ky eshtë një problem i zakonshëm dhe po, urinimi I pavullnetshëm është problem e aspak normë!

Miliona gra në të gjithë botën mbartin këtë problematikë. Aktivitete të përditshme siç janë: tështima, e qeshura apo thjesht një përkulje e vogël, mund të shkaktojnë rrjedhje urine të pakontrolluar. Për disa gra uriminimi pavullnetshëm është një problem aq serioz sa që iu duhet të vrapojnë në tualet pavarësisht momentit në të cilin ndodhen. Ky problem njihet si inkontinienca urinare. Inkontinenca urinare është një shqetësim tepër i zakonshëm i çili mund të çojë në frustrim, turpërim dhe në ulje të cilësisë së jetesës. Mëgjithatë, askush nuk do që të provojë gjithë kohës të mbajë nën kontroll fshikëzën e urinës apo të vrapojë në tualet aq shpesh.

 

Pse nuk mund ta kontrolloj më trupin tim?

Inkontinienca urinare shkaktohet nga dobësimi i muskujve dhe i indeve që mbështesin fshikëzën urinare dhe rregullojnë urinimin. Këto ndryshime e bëjnë të vështirë kontrollin e fshikëzës duke çuar në urinim të pavullnetshëm dhe rrjedhje urine të padëshiruara.
Kjo situatë nuk është normale dhë kërkon zgjidhje. Siç e përmendëm më sipër, shkaktarët mund të jenë aktivitete mjaft të zakonshme si tështimat apo kollitja, ngritja e peshave të vogla dhe ndonjëherë edhe marrëdhëniet seksuale. Ka disa arsye që kontribuojnë në instalimin e  inkontiniencës urinare ku bën pjesë mosha, ndryshimet hormonale, lindja apo shtimi në peshë. Ndonjeherë vjen si rezultat i kombinimit të të gjithë faktorëve të sipërpërmendur pa pasur vetëm një shkaktar të dukshëm. Fakti është që IU është shumë e shpeshtë, por fatmirësisht është e trajtueshme. E gjitha varet nga momenti kur lodhesh nga kjo situatë dhe nis të kërkosh për një zgjidhje, gjë të cilën sot me krenari e ofroj unë në Klinikën Kohav nëpërmjet fjalës më të fundit të teknologjisë: FemiLift Pixel CO2 – Robotic Probe.
Fakti është se si në cdo problematikë mjekësore funksionon aksioma: Po e le pas dorë, të ka lënë pas dore. Kjo është aq e vertetë sa ky problem me kalimin e viteve, me faktorët që shtohen si plakja, menopauza, shtimi në peshë perkeqësojnë akoma më shumë këtë problem sa ai kthehet vështirësisht I zgjidhshëm dhe kirurgjikalisht.

 

IU është reale dhe mund të krijojë tepër bezdi. Tashmë kemi një zgjidhje që funksionon vërtet.

Zhvillimet e fundit në shkencë e kanë bërë IU lehtësisht të trajtueshme. Teknologjia e bazuar në energji ka njohur një zhvillim të madh vitet e fundit. Kemi parë një progres të konsiderueshëm në procedura të sigurta, jo-kirurgjikale për fytyrën dhe trupin që ofrojnë alternativa mjaft cilësore për shumë femra dhe meshkuj që duan të përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Vitet e fundit, teknologjitë më inovative të përdorura në trup dhe fytyrë, janë duke u drejtuar në përmirësimin e funksionimit vaginal dhe urinimit, ku përfshihet edhe IU. Të njëjtat principe që kanë pasur sukses gjatë gjithë këtyre viteve, tashmë janë në dispozicion edhe të grave që duan të ndihen më mirë me veten dhe me trupin e tyre. Kontrollimi i urinimit është në fakt një nga aspektet më të rëndësishme që ndikon cilësinë e jetesës.
FemiLift është teknologji e aprovuar nga FDA (Food & Drugs Administration USA) që në vitin 2018 dhe ka një “Worth it 93%” nga 200 mijë paciente.

  Nëse keni pyetje, më kontaktoni direkt në WhatsApp-in tim personal +355695644497

Kjo është një zgjidhje që do të rregullojë IU (dhe shumë shqetësimë të tjera).

Si funksionon?

E njëjtë si procedurat e tërheqjes dhe rigjenerimit që veprojnë në fytyrë apo në pjesë të tjera të trupit, pra edhe vagina mund të ngushtohet dhe rigjenerohet. Për pasojë, kjo teknikë forcon muskuj që tashmë e kanë humbur tonusin  e tyre dhe shkaktojnë rrjedhje. Pas trajtimit, ju mund të kontrolloni lehtësisht urinimin dhe fshikëzën e urinës. Një zgjidhje shumë e suksesshme e quajtur FemiLift përdor teknologjinë e fundit nëpërmjet CO2 për të trajtuar një numër të madh shqetësimesh. Këto problematika përfshijnë: IU, rënien e tonusit vaginal dhe çrregullimet post-menopauzale siç janë tharja vaginale dhe hollimi i mureve të vaginës. Për më tepër, ndihmon në eleminim e infeksioneve të përsëritura dhe irritimeve.

 

Pa dhimbje dhe komforte.

Nuk keni në nevojë të shkoni në spital për të trajtuar IU. Pavarësisht moshës apo problematikës që mund të keni, ky trajtim është plotësisht i sigurt dhe pa dhimbje. Prandaj, ju mund ta kryeni atë pa asnjë shqetësim në Klinikën KOHAV. Nuk keni nevojë të kërkoni pushim dhe do të surprizoheni kur të shihni se sa shpejt do i vini re rezultatet. A duhet të kryeni një konsultë me mua fillimisht? Patjetër, por mbani mend – çdo grua që ndjen se ka diçka që nuk shkon, mund të gjejë zgjidhje. A nuk është gabim mos ta kërkosh këtë zgjidhje?

 

Pra, çfarë mund të bëjmë tani?

Si fillim, nuk duhet të shqetësoheni. Ju nuk jeni vetëm dhe ajo çfarë jeni duke përjetuar është totalisht normale dhe e zakonshme – dhe më e rëndësishmja – e trajtueshme. Ju mund të më kontaktoni mua si mjek Gjinekolog i trajnuar mbi këtë teknologji dhë të ndani shqetësimet dhe simptomat që keni dhe të gjeni trajtimin më të përshtatshëm për ju.

Çfarë të kem parasysh?

Ju duhet të kuptoni se ky trajtim nuk mund të kryhet nga cdo mjek, përkundrazi, ky është një trajtim që duhet patjetër të kryhet nga mjeku gjinekolog i trajnuar mbi teknikalitetin e FemiLift por mbi të gjitha i aftë për të vendosur diagnozën korrekte të urinimit të pavullnetshëm dhe nëse jeni kandidate apo jo për FemiLift.
Krenarisht dhe me modesti them se jam Gjinekologu i parë dhe i vetëm në Shqiperi i trajnuar mbi FemiLift – Pixel CO2!

Bashkëlidhur keni link të animuar për të kuptuar qartësisht procedurën FemiLift – Pixel CO2 by Alma Lasers Inc.

https://www.youtube.com/watch?v=jJR0Dab4-EA

67

GSM (Genito-urinary syndrome of Menopause)

Tharja vaginale dhe atrofia është një pandemi e heshtur e cila prek një masë të madhe femrash, të cilat pa asnjë dyshim po vuajnë në heshtje. Kjo gjëndje kronike dhe progresive prek 50-60% të grave në menopauzë e post-menopauzë; ku shumë mjek obs-gjin besojnë se kjo shifër është e kursyer. Me rritjen e jetëgjatësisë, kjo gjëndje, pra thatësira vaginale sa vjen dhe bëhet më problematike në cilësinë e jetës së gruas, disfunksionin seksual dhe në problemet urinare e infeksioze rekurente që kjo situatë shkakton. Gjithashtu, femrat në moshë të re janë të riskuara nga kjo problematikë e cila shpesh shfaqet me infeksionet kronike dhe kontaktet seksuale të dhimbshme.

Gratë me këtë problem shfaqin një klinikë shqetësuese si dhimbjet vulvo-vaginale, irritimi intern dhe ekstern si dhe krruarje vulvare, vaginale apo të kombinuara.
Simptoma të tjera dytësore të tharjes vaginale janë, skuqja, djegia, shtimi I sekrecioneve dhe sigurisht dhe dyspareunia (kontaktet e dhimbshme).
Këto gra ankojnë sigurisht për dëshirë të ulët seksuale e cila ne vetvete shkakton dhe stress mendor por dhe cenim të marrëdhënies së tyre me partnerin.
Simptomat urinare, si pasojë e dobesimit të murit të përparëm të vaginës, I cili në vetvete është në kontakt të ngushte e të drejtperdrejtë me qafen e fshikëzës së urinës janë gjithashtu të shpeshta.
Inkontinenca urinare e stresit (urinimi I pavullnetshëm gjatë shtrengimeve), djegiet urinare, ndjesia e urinimit të vazhdueshëm, zgjimi natën për të urinuar, infeksionet urinare kronike e rekurente janë shfaqje të shpeshta të atrofisë vaginale.
Të gjitha sa mësipër përbëjnë atë cka quhet sindroma genito-urinare e menopauzës.

Diagnoza e saj në fakt bazohet në historinë e problemeve, përjashtimin e shkaqeve të tjera si dhe egzaminimi fizik kryer nga mjeku obstetër-gjinekolog.
Një vaginë pa elasticitet, e thatë, me humbjen e rugave (brazdave, rrudhave) fiziologjike të vaginës dhe mukozë delikate janë disa prej shenjave që vihen re.
Ulja e furnizimit me gjak e cila në thelb është shkaktari kryesor I vaginës atrofike (trophos = ushqyerje, atrophia = mungesë ushqyerje), pra një mukozë e pa ushqyer mirë është thelbi I këtij problem. Kjo vërehet sërish në egzaminimin që kryen mjeku obs-gjin. Intrioitusi vaginal (hyrja) mund të shfaqet e ngushtuar me një epitel tepër delikat dhe mundet dhe I ulceruar.

Tipikisht në këto raste pH vaginal është I rritur >5.0 (kujtojme vagina ka një pH normal 3.8-4.5).

Thënë mësiper e duke I besuar gjithmonë teknologjisë si pararojë e shëndetit dhe trajtimit të problemeve vendosa të sjell Femilift, si një teknologji e miratuar nga FDA dhe e përdorur në mbi 200.000 gra në Europë e ShBA për probleme të ketij lloji me rezultate të shkelqyera.

Por c’është Femilift dhe si realizon regjenerimin vaginal?
Sikurse lëkura, vagina gjithashtu ka në thelb kolagjenin, I cili I jep vaginës elasticitetin dhe fortësine. Femilift përdor laserin CO2-pixel duke nxehur kështu vaginën, duke rritur stimulimin e kolagjenit, vaskularizimit (furnizimin me gjak) si dhe duke kontraktuar fibrat e kolagjenit prezent. Kjo teknologji Robotic Probe, njetrajtësisht prek gjithë vaginën duke garantuar dhe uniformitet.

Cilat janë benefitet e Femilift?
Kërkimet dhe studimet klinike tregojnë një rritje të shpejtë te furnizimit me gjak, shtim të lubrifikimit dhe një pergjigje të lartë imunitare ndaj infeksioneve rekurente/kronike.

Cilat janë grupmoshat e Femilift?
E krijuar tipikisht për moshat >50 vjec (perimenopauzë, menopauzë e postmenopauzë) në të cilat rezultatet janë realisht mbreslënëse, Femilift indikohet e në gratë e reja të cilat kanë kryer lindje vaginale e cila shpesh herë krijon probleme të laksitetit vaginal duke cuar kështu në simptoma urinare e sidomos të urinimit të pavullnetshëm gjatë shtrengimeve (kollitje, qeshje, tështima, ngritje pëshas, aktivitet fizik), pra në thelb cdo aktivitet i cili rrit presionin intra-abdominal.

Sa seanca janë të nevojshme?
Sigurisht kjo përcaktohet në vizitën që kryhet me mjekun obs-gjinekolog, por protokolli kërkon 3 seanca cdo 4-6 javë, (koha duhur e prodhimit të kolagjenit) si dhe 1 seancë mirëmbajtje në vit.
Që në seancën e dytë efektet janë mbreslënëse!

Pse Femilift dhe jo terapia hormonale zëvendësuese apo Estrogjeni lokal?
E thjeshtë: efektet anësore të medikamenteve dihen dhe efekti I tyre zgjat përsakohë ato përdoren, pra ndërprerja e tyre rezulton në rikthimin e simptomatikës vaginale. Këto probleme nuk egzistojnë me Femilift! Gjithashtu Femilift kryen 1 rrugë e disa punë, në ndryshim nga medikamentet që përdoren për këto probleme.
Femilift zgjidh simptomat e GSM.

Të dhëna statistikore mbi Femilift, pranuar nga FDA (Food & Drugs Administration)
386 gra të cilat vuanin me GSM (Genito-urinary syndrome of Menopause) trajtuara më CO2-Pixel – Femilift me 3 seanca:
Zgjidhje e thatësirës vaginale në 60-73%, djegies në 56%, dyspareunisë në 49%, krruarjes vaginale 56%. Këto efekte u raportuan direkt pas seancës së pare dhe me një kohezgjatje >1 vit pas seancës së fundit.
Disa gra, ankuan për discomfort të lehtë, skuqje e pakëz pickim vaginal deri 2 ditë pas seancës së parë cka është krejt normale.

E dini se?
Femilift ka një “Worth it of 93%” nga pacientët që e kanë përdorur.

Dr. Ardi PRUSHI
Obstetër-Gjinekolog.

54

Dyshemeja pelvike – Inkontinenca urinare e effortit!

1.Çfarë është dyshemeja pelvike ?
Dyshemeja pelvike është struktura e poshtme e legenit, e përbërë nga muskuj të fuqishëm. Në këtë strukturë (grup muskujsh) ka disa hapësira të cilat bëjnë të mundur funskonimin normal të organeve viscerale – hiatusi urogenitale dhe anale. 

2. Për çfarë na shërben dyshemeja pelvike ? – 
Dyshemeja pelvike luan rol thelbësor në mbështetjen e organeve viscerale si zorrët e holla, rectumi, vezika urinare apo uterusi . Gjithashtu dyshemeja pelvike luan rol në mbajtjen e organeve në kavitet gjatë rritjes së presionit intra-abominal dhe mirefunksionimi I saj luan rol të madh në kontinencën urinare dhe fekale. 

3.Nëse nuk funskionon mirë, si ta dallojmë ?
Tek gratë pas lindjes (bëhet fjalë për gratë që lindin në rrugën vaginale) nga tensionimi dhe shterëzimet e forta që kryhen, këto muskuj mbajnë gjithë peshën e rritjes së presionit intraabominal dhe pësojnë një laksim qoftë të fibrave muskulare e qoftë të ligamenteve dhe fasciave mbajtëse e kështu do humbasi funksioni duke cuar në ptoze të organeve uro-genitale dhe rectale si dhe në incontinencë urinare/fekale.
Një grua që urinon në sforcim të madh si (të qeshurat, kollitja, tështimat) atëherë duhet të jetë në fazat fillestare të disfunksionit të dyshemesë pelvike e për këtë duhet ti drejtohet mjekut fizioterapeut për të marrë ushtrimet e duhura për forcimin e dyshemesë pelvike.

4.Cilat janë shkaqet që bëjnë që mos funskionojë mirë dyshemeja pelvike ?
Tek gratë, sikurse e përmenda mësipër shkaku kryesor është lindja vaginale si dhe sforcimet e kësaj zonë më së shumti se meshkujt pasi gratë kalojnë më shumë kohë në mbajtjen e fëmijës e cila con në sforcime të muskulaturës së dyshemesë pelvike. Gjithashtu gravidanca rrit presionin intraabominal dhe peshën që ushtrohet mbi këtë muskulaturë duke e laksuar akoma më shumë.

5.A është një problem që prek shumë gra ? Nëse po, pse nuk flitet për të ?
Fakti është se simptomatika fillon të shfaqet vonë në jetën e grave dhe gratë paraqiten tek mjeku atëherë kur problem bëhet vertet serioz dhe I paperballueshëm. Nga 25 milion amerikan që vuajnë nga inkontikenca urinare, 75-80% janë gra. Në shifra botërore thuhet se rreth 4-8% e popullatës së përgjithshme është e prekur nga inkontinenca urinare. Prevalenca në moshat mbi 70 vjec është 40%.
Duke marrë parasysh “sedrën” shqiptare, gratë e kanë të vështirë ta pranojnë dhe të paraqiten tek mjeku për këtë problem dhe paraqiten atëherë kur zgjidhja e vetme mbetet interventi kirurgjikal.  

6.Cilat janë grupet më të rrezikuara ?
Cdo grua ka potencialin të vuajë nga problemet e dyshemesë pelvike, duke filluar nga inkontinencat e stressit (effortit) e duke kaluar deri tek prolabimi I organeve të dyshemesë pelvike si hysteroptoza, recto/enterocela, cystocela. 

7.Çfarë lidhje ka dyshemeja pelvike me çrregullimet seksuale te gratë ? 
Sigurisht qe crregullime të dyshemesë pelvike ndikojnë në jetën seksuale qoftë të meshkujve dhe në mënyrë të padiskutueshme tek femrat. Simptomatikat e problemeve të dyshemesë pelvike përkthehen në mungesë të dëshirës seksuale, orgazma infrekuente dhe dyspareunia. 

8.Si bëhet rehabilitimi I dyshemesë pelvike  ?
Egzistojnë një sërë ushtrimesh të cilat funksionojnë dhe mbi të gjitha rekomandohen që këto ushtrime të kryhen në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar disfunksionin e dyshemesë pelvike si dhe për ta forcuar atë. – https://www.drardi.com/5-ushtrime-per-muskujt-e-legenit/
linku me ushtrimet (merr info nese do ose vej gjithe linkun)
Zgjidhjet në rastet e avancuara janë kirurgjikale invasive apo miniinvazive, në varësi të shkakut dhe rastit. 

9.Si këshillohet të veprojmë që të kemi më shumë dijeni dhe të kontrollojmë dyshemenë tonë pelvike ?
Duhet të jeni të vëmëndshme për cdo sinjal që trupi juaj ju jep. Gratë përgjithsisht e konsiderojnë normale lagien e të mbathurave në sforcime të mëdha, por jo, kjo nuk ështe aspak normale. Kjo është simptoma e parë e inkontinencës urinare të effortit dhe është momenti ku duhet të paraqitet tek mjeku si një situate ndoshta reversible pa kirurgji. 

10.A ka ndonjë ndryshim midis dyshemesë pelivike të burrae dhe grave ? Për shembull, cili mjek e bën kontrolline dyshemesë pelvike te burrat ?
Në vetvete ndryshimi qëndron në organet gjentiale në aspektin funksional dhe anatomik sesa në vetë logjikën e funskionimit të dyshemesë pelvike nga njëra gjini tek tjetra. Pra, qëllimi është I njëjtë, mbajtja e organeve, rezistenca ndaj presionit intraabominal dhe kontinenca uro-fekale.
Sigurisht tek meshkujt për arsyet që përmenda mësipër për faktorët e riskut tek femrat, rastet janë shumë më të rralla tek mëshkujt se tek femrat.
Mëshkujt sigurisht duhet të ndiqen tek mjeku urolog për problematika të tilla.