21

Pse lindi para kohe?

Në 2019, 1 në 10 bebe janë lindur prematurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Rreth lindjes premature

Një bebe në zhvillim kalon faza të rëndësishme gjatë shtatëzënisë, duke përfshirë edhe muajt dhe javët e fundit. Lindja premature është lindja e bebes para javës së 37.  Sa më herët të ndodhë lindja premature aq më i lartë është risku për komplikacione serioze dhe për vdekje.

Në 2018, lindja parakohe dhe pesha e vogël në lindje kanë qenë përgjegjëse për rreth 17% të vdekjeve infantile.

Bebet që mbijetojnë mund të kenë probleme me frymëmarrjen, probleme intenstinale (digjestive) dhe hemoragji cerebrale.  Problemet e vonshme përfshijnë vonesa në zhvillim dhe performancë të ulët në shkollë.

 

Lindjet premature në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ulja e lindjeve premature është prioritet i shëndetit publik nacional. Lindjet premature janë ulur nga viti 2007 deri në 2014 dhe kërkimet e CDC tregojnë që lindjet premature janë ulur si pasojë e uljes së shtatëzënive në adoleshencë dhe më moshë të re.

 

Faktorët e riskut

Nuk njihen të gjithë faktorët e riskut se pse disa bebe lindin shumë herët.

Megjithatë një grua mund të bëje lindje premature edhe nëse nuk ka faktorë risku të njohur.

Disa nga faktorët e riskut të njohur janë:

– Një lindje premature e mëparshme

– Shtatëzënitë multiple

– Duhanpirja

– Abuzimi me substanca

– Një kohë e shkurtër midis shtatëzënive

– Komplikacionet e shtatëzënise mund të detyrojnë lindjen e parakohshme.

 

Shenjat dhe simptomat e lindjes parakohe

Në shumicën e rasteve lindjet premature fillojnë në mënyrë të papritur dhe shkaku është i panjohur.

Ashtu si lindja normale, shenjat e lindjes parakohe përfshijnë:

  • Kontraksionet çdo 10 minuta ose më shpesh
  • Ndryshime ne rrjedhjet vaginale- një rritje sinjifikante në sasinë e rrjedhjeve likide ose gjakrrjedhjen.
  • Presioni pelvik- ndjesia që bebi është duke shtyrë poshtë
  • Dhimbje shpine
  • Krampe abdominale me ose pa diarre.

 

Çfarë mund të bëhet?

Disa nga strategjitë që mund të ndiqen janë:

  • Duke i siguruar grave shtatëzënë akses ndaj shërbimeve shëndetësore përpara dhe gjatë shtatëzënisë.
  • Identifikimi i grave me risk për shtatëzënitë preterm dhe ofrimi i trajtimeve efektive për parandalimin.
  • Parandalimi i shtatëzënive të paplanifikuara dhe pritja të paktën 18 muaj midis shtatëzënive.
  • Zgjedhja e transferimeve me një embrion të vetëm kur zgjidhet fertilizimi in vitro pasi shtatëzënitë multiple kanë risk më të lartë për lindje premature.

 

Dr.Ardi Prushi

Përshtati : Frisiana Mirashi