Ju e njihni mirë atë ndjesi!
Jeni gati për një tështimë? Po mundoheni me çdo forcë që ta shmangni pasi e dini që nëse do tështini, do urinoni? Është e bezdisshme, e sikletshme dhe e rrëmujshme, dhe kjo është më e pakta që mund të them. Ai që ishte një moment i gëzueshëm më parë, tani nuk është më. Ndoshta do surprizoheni, por nuk jeni vetëm. E vërteta është që shumë gra vuajnë nga urinimi i pavullnetshëm apo Inkontinienca Urinare (IU). Afërsisht 35% e femrave në ShBA ankojnë për urinimin e pavullnetshëm gjatë sforcimit fizik dhe rreth 29% në vendin tonë edhe pse une si mjek gjinekolog mendoj se kjo shifër është më e lartë por duke pasur parasysh rrethanat sociale mendoj se shumë gra nuk e referojnë pasi ose kanë frikën e gjykimit (turpi social) ose e konsiderojnë dicka normale. Shpesh herë kjo e fundit mbizotëron në praktikën time, për cudinë time po!
Ky eshtë një problem i zakonshëm dhe po, urinimi I pavullnetshëm është problem e aspak normë!
Miliona gra në të gjithë botën mbartin këtë problematikë. Aktivitete të përditshme siç janë: tështima, e qeshura apo thjesht një përkulje e vogël, mund të shkaktojnë rrjedhje urine të pakontrolluar. Për disa gra uriminimi pavullnetshëm është një problem aq serioz sa që iu duhet të vrapojnë në tualet pavarësisht momentit në të cilin ndodhen. Ky problem njihet si inkontinienca urinare. Inkontinenca urinare është një shqetësim tepër i zakonshëm i çili mund të çojë në frustrim, turpërim dhe në ulje të cilësisë së jetesës. Mëgjithatë, askush nuk do që të provojë gjithë kohës të mbajë nën kontroll fshikëzën e urinës apo të vrapojë në tualet aq shpesh.
Pse nuk mund ta kontrolloj më trupin tim?
Inkontinienca urinare shkaktohet nga dobësimi i muskujve dhe i indeve që mbështesin fshikëzën urinare dhe rregullojnë urinimin. Këto ndryshime e bëjnë të vështirë kontrollin e fshikëzës duke çuar në urinim të pavullnetshëm dhe rrjedhje urine të padëshiruara.
Kjo situatë nuk është normale dhë kërkon zgjidhje. Siç e përmendëm më sipër, shkaktarët mund të jenë aktivitete mjaft të zakonshme si tështimat apo kollitja, ngritja e peshave të vogla dhe ndonjëherë edhe marrëdhëniet seksuale. Ka disa arsye që kontribuojnë në instalimin e inkontiniencës urinare ku bën pjesë mosha, ndryshimet hormonale, lindja apo shtimi në peshë. Ndonjeherë vjen si rezultat i kombinimit të të gjithë faktorëve të sipërpërmendur pa pasur vetëm një shkaktar të dukshëm. Fakti është që IU është shumë e shpeshtë, por fatmirësisht është e trajtueshme. E gjitha varet nga momenti kur lodhesh nga kjo situatë dhe nis të kërkosh për një zgjidhje, gjë të cilën sot me krenari e ofroj unë në Klinikën Kohav nëpërmjet fjalës më të fundit të teknologjisë: FemiLift Pixel CO2 – Robotic Probe.
Fakti është se si në cdo problematikë mjekësore funksionon aksioma: Po e le pas dorë, të ka lënë pas dore. Kjo është aq e vertetë sa ky problem me kalimin e viteve, me faktorët që shtohen si plakja, menopauza, shtimi në peshë perkeqësojnë akoma më shumë këtë problem sa ai kthehet vështirësisht I zgjidhshëm dhe kirurgjikalisht.
IU është reale dhe mund të krijojë tepër bezdi. Tashmë kemi një zgjidhje që funksionon vërtet.
Zhvillimet e fundit në shkencë e kanë bërë IU lehtësisht të trajtueshme. Teknologjia e bazuar në energji ka njohur një zhvillim të madh vitet e fundit. Kemi parë një progres të konsiderueshëm në procedura të sigurta, jo-kirurgjikale për fytyrën dhe trupin që ofrojnë alternativa mjaft cilësore për shumë femra dhe meshkuj që duan të përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Vitet e fundit, teknologjitë më inovative të përdorura në trup dhe fytyrë, janë duke u drejtuar në përmirësimin e funksionimit vaginal dhe urinimit, ku përfshihet edhe IU. Të njëjtat principe që kanë pasur sukses gjatë gjithë këtyre viteve, tashmë janë në dispozicion edhe të grave që duan të ndihen më mirë me veten dhe me trupin e tyre. Kontrollimi i urinimit është në fakt një nga aspektet më të rëndësishme që ndikon cilësinë e jetesës.
FemiLift është teknologji e aprovuar nga FDA (Food & Drugs Administration USA) që në vitin 2018 dhe ka një “Worth it 93%” nga 200 mijë paciente.
Nëse keni pyetje, më kontaktoni direkt në WhatsApp-in tim personal +355695644497
Kjo është një zgjidhje që do të rregullojë IU (dhe shumë shqetësimë të tjera).
Si funksionon?
E njëjtë si procedurat e tërheqjes dhe rigjenerimit që veprojnë në fytyrë apo në pjesë të tjera të trupit, pra edhe vagina mund të ngushtohet dhe rigjenerohet. Për pasojë, kjo teknikë forcon muskuj që tashmë e kanë humbur tonusin e tyre dhe shkaktojnë rrjedhje. Pas trajtimit, ju mund të kontrolloni lehtësisht urinimin dhe fshikëzën e urinës. Një zgjidhje shumë e suksesshme e quajtur FemiLift përdor teknologjinë e fundit nëpërmjet CO2 për të trajtuar një numër të madh shqetësimesh. Këto problematika përfshijnë: IU, rënien e tonusit vaginal dhe çrregullimet post-menopauzale siç janë tharja vaginale dhe hollimi i mureve të vaginës. Për më tepër, ndihmon në eleminim e infeksioneve të përsëritura dhe irritimeve.
Pa dhimbje dhe komforte.
Nuk keni në nevojë të shkoni në spital për të trajtuar IU. Pavarësisht moshës apo problematikës që mund të keni, ky trajtim është plotësisht i sigurt dhe pa dhimbje. Prandaj, ju mund ta kryeni atë pa asnjë shqetësim në Klinikën KOHAV. Nuk keni nevojë të kërkoni pushim dhe do të surprizoheni kur të shihni se sa shpejt do i vini re rezultatet. A duhet të kryeni një konsultë me mua fillimisht? Patjetër, por mbani mend – çdo grua që ndjen se ka diçka që nuk shkon, mund të gjejë zgjidhje. A nuk është gabim mos ta kërkosh këtë zgjidhje?
Pra, çfarë mund të bëjmë tani?
Si fillim, nuk duhet të shqetësoheni. Ju nuk jeni vetëm dhe ajo çfarë jeni duke përjetuar është totalisht normale dhe e zakonshme – dhe më e rëndësishmja – e trajtueshme. Ju mund të më kontaktoni mua si mjek Gjinekolog i trajnuar mbi këtë teknologji dhë të ndani shqetësimet dhe simptomat që keni dhe të gjeni trajtimin më të përshtatshëm për ju.
Çfarë të kem parasysh?
Ju duhet të kuptoni se ky trajtim nuk mund të kryhet nga cdo mjek, përkundrazi, ky është një trajtim që duhet patjetër të kryhet nga mjeku gjinekolog i trajnuar mbi teknikalitetin e FemiLift por mbi të gjitha i aftë për të vendosur diagnozën korrekte të urinimit të pavullnetshëm dhe nëse jeni kandidate apo jo për FemiLift.
Krenarisht dhe me modesti them se jam Gjinekologu i parë dhe i vetëm në Shqiperi i trajnuar mbi FemiLift – Pixel CO2!
Bashkëlidhur keni link të animuar për të kuptuar qartësisht procedurën FemiLift – Pixel CO2 by Alma Lasers Inc.