{"id":25552,"date":"2021-07-13T20:00:05","date_gmt":"2021-07-13T18:00:05","guid":{"rendered":"https:\/\/www.drardi.com\/?p=831"},"modified":"2021-07-13T20:00:05","modified_gmt":"2021-07-13T18:00:05","slug":"vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/","title":{"rendered":"Vizita prekoncepsionale &#8211; V\u00ebrtet ul risqet p\u00ebr bebin tim?"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebndeti prekoncepsional i referohet sh\u00ebndetit t\u00eb femrave dhe meshkujve p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb riprodhimit, vitet n\u00eb t\u00eb cilat k\u00ebta t\u00eb fundit mund t\u00eb ngjizin nj\u00eb f\u00ebmije. Fokusi q\u00ebndron n\u00eb hapat q\u00eb duhen marr\u00eb paraprakisht p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb, sh\u00ebndeti prekoncepsional sjell benefite t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pavar\u00ebsisht planeve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. <\/strong>Kjo vjen p\u00ebr shkak se sh\u00ebndeti prekoncepsional ka p\u00ebr q\u00ebllim sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm optimal t\u00eb individ\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Gjithashtu, askush nuk i g\u00ebzohet nj\u00eb shtatz\u00ebnie t\u00eb paplanifikuar! Por ndodh shpesh. N\u00eb fakt, sipas statistikave, rreth gjysma e shtatz\u00ebnive n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb t\u00eb paplanifikuara.<\/p>\n<p><strong>Kujdesi mjek\u00ebsor prekoncepsional<br \/>\n<\/strong>Kujdesi mjek\u00ebsor prekoncepsional fokusohet n\u00eb rritjen e mund\u00ebsive p\u00ebr nj\u00eb shtatz\u00ebni dhe \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm, bazuar n\u00eb nevojat unike t\u00eb cdo pacienti.<\/p>\n<p><strong><br \/>\nGra t\u00eb sh\u00ebndetshme<br \/>\n<\/strong>Sh\u00ebndeti prekoncepsional \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr cdo grua, jo vet\u00ebm p\u00ebr ato q\u00eb planifikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen n\u00ebna. Sh\u00ebndet prekoncepsional do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh n\u00ebn kontroll dhe t\u00eb krijosh zakone t\u00eb shendetshme, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh mir\u00eb, t\u00eb jesh e sh\u00ebndetshme fizikisht dhe mend\u00ebrisht dhe t\u00eb ndihesh mir\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn t\u00ebnde. Sh\u00ebndet prekoncepsional do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe t\u00eb hedh\u00ebsh hapat e duhur p\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Burra t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm<br \/>\n<\/strong>Sh\u00ebndeti prekoncepsional \u00ebsht\u00eb po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr meshkujt gjithashtu. Si partner, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb inkurajosh dhe mb\u00ebshtet\u00ebsh sh\u00ebndetin e partneres. Si baba, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mbrosh f\u00ebmij\u00ebt e tu. Sh\u00ebndeti prekoncepsional t\u00eb ofron ty dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tu nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Foshnje t\u00eb sh\u00ebndetshme<br \/>\n<\/strong>Sh\u00ebndeti prekoncepsional \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr bebet! N\u00ebnkupton q\u00eb prind\u00ebrit ndoq\u00ebn hapat e duhur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb para se t\u00eb tentonin p\u00ebr nje bebe. Foshnja t\u00eb tilla kan\u00eb m\u00eb pak mund\u00ebsi t\u00eb lindin premature ose t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb pesh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl trupore. Gjithashtu, probabiliteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt q\u00eb k\u00ebto foshnja t\u00eb vijn\u00eb me defekte n\u00eb lindje. Sh\u00ebndeti prekoncepsional ju jep bebeve dhurat\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb: mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur jet\u00ebn t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm!<\/p>\n<p><strong>Familje t\u00eb sh\u00ebndetshme<br \/>\n<\/strong>Kujdesi p\u00ebr sh\u00ebndetin prekoncepsional \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb familje t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p><strong>Planifikimet p\u00ebr shtatz\u00ebni<br \/>\n<\/strong>N\u00ebse keni filluar t\u00eb mendoni p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb aspak her\u00ebt t\u00eb p\u00ebrgatiteni p\u00ebr shtatz\u00ebni duke u siguruar se g\u00ebzoni sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb. P\u00ebr disa n\u00ebna, p\u00ebrgatitja p\u00ebr nj\u00eb shtatz\u00ebni mund t\u00eb zgjas\u00eb vet\u00ebm pak muaj, p\u00ebr t\u00eb tjera m\u00eb gjat\u00eb. Hapat e p\u00ebrshkruara n\u00eb vijim jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb tenton t\u00eb mbes\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb, qoft\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb, t\u00eb dyt\u00eb, apo t\u00eb gjasht\u00eb.<\/p>\n<h3>1. B\u00ebj nj\u00eb plan dhe zbatoje.<\/h3>\n<p>Me shum\u00eb mund\u00ebsi e keni menduar se sa f\u00ebmij\u00eb d\u00ebshironi dhe kur i d\u00ebshironi ata. Hidhini hapat n\u00eb baz\u00eb t\u00eb planeve tuaja p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<h3>2. Vizito mjekun t\u00ebnd.<\/h3>\n<p>Para se t\u00eb tentoni p\u00ebr t\u00eb mbetur shtatz\u00ebn\u00eb, duhet t\u00eb konsultoheni me mjekun tuaj p\u00ebr sh\u00ebndetin prekoncepsional. Mjeku do t\u00eb interesohet p\u00ebr historikun tuaj sh\u00ebndet\u00ebsor dhe cdo gjendje sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb shtatz\u00ebnin\u00eb tuaj, probleme me shtatz\u00ebni t\u00eb m\u00ebparshme, mjekime me t\u00eb cilat mund t\u00eb jeni duke u trajtuar, vaksinime t\u00eb mundshme dhe hapat q\u00eb duhet t\u00eb kryeni p\u00ebr t\u00eb parandaluar defektet n\u00eb lindje. N\u00ebse mjeku juaj nuk jua ka p\u00ebrmendur kujdesin p\u00ebr sh\u00ebndetin prekoncepsional, duhet te siguroheni t\u2019i drejtoni pyetje p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sigurohuni t\u00eb diskutoni me mjekun tuaj: <\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjendjen tuaj sh\u00ebndet\u00ebsore<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu p\u00ebrfshihen: s\u00ebmundjet seksualisht t\u00eb transmetueshme, diabeti, tensioni i lart\u00eb dhe s\u00ebmundje t\u00eb tjera kronike.<\/p>\n<p><strong>Stilin e jet\u00ebs dhe zakonet e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb<br \/>\n<\/strong>Diskutoni p\u00ebr zakone si: duhanpirja, p\u00ebrdorimi i alkoolit ose i drog\u00ebrave ose p\u00ebr stresin n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00ebse jetoni n\u00eb nj\u00eb mjedis abuziv. Profesionist\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb mund t\u2019ju adresojn\u00eb n\u00eb vendet e duhura p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sh\u00ebrbime k\u00ebshillimi dhe trajtimi.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Mjekime t\u00eb mundshme<br \/>\n<\/strong>Marrja e disa mjekimeve t\u00eb caktuara p\u00ebrgjat\u00eb shtatz\u00ebnise mund t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme serioze n\u00eb lindje. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen disa ilace me recet\u00eb ose jo, si edhe suplemente dietare ose herbal\u00eb. N\u00ebse planifikoni nj\u00eb shtatz\u00ebni, duhet t\u00eb diskutoni nevoj\u00ebn tuaj p\u00ebr k\u00ebto mjekime me mjekun para se t\u00eb mbeteni shtatz\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb siguroheni se po merrni vet\u00ebm mjekimet q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ju nevojiten. P\u00ebrdorimi i opioideve gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb me ose pa recet\u00eb, p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore ose rekreacionale, duhet p\u00ebrmendur patjet\u00ebr n\u00eb konsult\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vaksinime<\/strong><\/p>\n<p>Ka vaksina q\u00eb k\u00ebshillohen dhe administrohen para shtatz\u00ebnis\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb ose pas. Vaksinimi n\u00eb koh\u00ebn e duhur parandalon s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme tek ju dhe f\u00ebmija juaj.<\/p>\n<p><strong>3. Rekomandohet marrja e 400 mikrogram\u00eb acid folik cdo dit\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Acidi folik \u00ebsht\u00eb vitamin\u00eb B kritike p\u00ebr sh\u00ebndetin e foshnj\u00ebs. N\u00ebse n\u00ebna ka nivele t\u00eb mjaftueshme t\u00eb acidit folik t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb muaj para shtatz\u00ebnis\u00eb dhe p\u00ebrgjat\u00eb saj, mund\u00ebsia p\u00ebr lindje me defekte n\u00eb tru dhe shtyll\u00ebn kurrizore zvog\u00eblohet.<\/p>\n<p><strong>4. Ndalo duhanpirjen, pirjen e alkoolit dhe p\u00ebrdorimin e drog\u00ebrave.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i drog\u00ebs, alkoolit dhe pirja e duhanit sjell probleme madhore si lindje premature, defekte n\u00eb lindje dhe vdekje t\u00eb foshnjes<\/p>\n<p><strong>5. Shmang substancat toksike dhe kontaminant\u00ebt mjedisor\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu p\u00ebrfshihen substancat kimike sintetike, metalet, fertilizuesit, sp\u00ebrkat\u00ebsit e insekteve, etj. K\u00ebto substanca mund t\u00eb sjellin d\u00ebme n\u00eb sh\u00ebndetin riprodhues t\u00eb femrave dhe meshkujve dhe mund t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb ngjizjen. Ekspozimi ndaj tyre, edhe n\u00eb sasi t\u00eb vogla, gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, foshnj\u00ebris\u00eb, f\u00ebmij\u00ebris\u00eb ose pubertetit mund t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb s\u00ebmundje.<\/p>\n<h3>6. Ruaj nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme<\/h3>\n<p>T\u00eb qenit mbi pesh\u00eb ose obez sjell risk m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr komplikacione sh\u00ebndet\u00ebsore, edhe gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb. Midis tyre mund t\u00eb p\u00ebrmendim s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs, diabetin e tipit 2, lloje t\u00eb kancerit si ai i gjirit dhe endometrial. T\u00eb qenit n\u00ebnpesh\u00eb gjithashtu shoq\u00ebrohet me risqe t\u00eb caktuara. \u00c7el\u00ebsi i t\u00eb arriturit dhe ruajturit t\u00eb nj\u00eb peshe t\u00eb sh\u00ebndetshme nuk q\u00ebndron n\u00eb ndryshimet dietike temporare, por n\u00eb krijimin dhe p\u00ebrshtatjen e nj\u00eb stili jetese t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. N\u00ebse jeni mbi ose n\u00ebnpesh\u00eb, konsultohuni me mjekun tuaj para se t\u00eb mbetni shtatz\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>7. Informohu mbi historikun t\u00ebnd familjar.<\/strong><\/p>\n<p>Njohurit\u00eb n\u00eb lidhje me s\u00ebmundje ose gjendj\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb cilat kan\u00eb shoq\u00ebruar familjen tuaj jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe duhen ndar\u00eb me mjekun. N\u00eb rastet e aborteve spontane t\u00eb shpeshta, vdekjeve foshnjore dhe infertilitetit, konsultat gjenetike jan\u00eb t\u00eb k\u00ebshilluara.<\/p>\n<h3>8. Ji mend\u00ebrisht e sh\u00ebndetshme.<\/h3>\n<p>\u00c7far\u00eb ne mendojm\u00eb, qasjet ndaj problemeve, \u00e7far\u00eb ndiejm\u00eb dhe si e shohim veten p\u00ebrb\u00ebn mir\u00ebqenien mendore. \u00c7dokush p\u00ebrjeton situata t\u00eb pak\u00ebndshme q\u00eb shoq\u00ebrohen me ndjesi negative si stres, m\u00ebrzi, ankth. Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse vler\u00ebsoni se ndjesi t\u00eb tilla jan\u00eb duke interferuar me jet\u00ebn tuaj t\u00eb p\u00ebrditshme, mos hezitoni t\u00eb k\u00ebrkoni ndihm\u00eb profesionale dhe opsione trajtimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrshtati: Ajna Gjyla<\/p>\n<p>Dr. Ardi Prushi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebndeti prekoncepsional i referohet sh\u00ebndetit t\u00eb femrave dhe meshkujve p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb riprodhimit, vitet n\u00eb t\u00eb cilat k\u00ebta t\u00eb fundit mund t\u00eb ngjizin nj\u00eb f\u00ebmije. Fokusi q\u00ebndron n\u00eb hapat q\u00eb duhen marr\u00eb paraprakisht p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen. Megjithat\u00eb, sh\u00ebndeti prekoncepsional sjell benefite t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pavar\u00ebsisht planeve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23726,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[237,240],"tags":[236,270],"class_list":["post-25552","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-gjinekologji","category-obstetrike","tag-obstetrike-gjinekologji-obgyn-obsgjin-drardi-drprushi-drardiprushi-obstetergjinekolog-shtatzenia","tag-prekoncepsion-paptest-cift-planifikim-familjar-mjeku-vizitohu-kontrollohu"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Vizita prekoncepsionale - V\u00ebrtet ul risqet p\u00ebr bebin tim? - Intimacy<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"noindex, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Vizita prekoncepsionale - V\u00ebrtet ul risqet p\u00ebr bebin tim? - Intimacy\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sh\u00ebndeti prekoncepsional i referohet sh\u00ebndetit t\u00eb femrave dhe meshkujve p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb riprodhimit, vitet n\u00eb t\u00eb cilat k\u00ebta t\u00eb fundit mund t\u00eb ngjizin nj\u00eb f\u00ebmije. Fokusi q\u00ebndron n\u00eb hapat q\u00eb duhen marr\u00eb paraprakisht p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen. Megjithat\u00eb, sh\u00ebndeti prekoncepsional sjell benefite t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pavar\u00ebsisht planeve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Intimacy\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-07-13T18:00:05+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/\",\"url\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/\",\"name\":\"Vizita prekoncepsionale - V\u00ebrtet ul risqet p\u00ebr bebin tim? - Intimacy\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"\",\"datePublished\":\"2021-07-13T18:00:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/#\/schema\/person\/312b9aca930bf1543f881b37703d78cd\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/#primaryimage\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vizita prekoncepsionale &#8211; V\u00ebrtet ul risqet p\u00ebr bebin tim?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/#website\",\"url\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/\",\"name\":\"Intimacy\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/#\/schema\/person\/312b9aca930bf1543f881b37703d78cd\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/0c93f3191017f6f627d2f8d6b3129e9dc5f86ec088f6b551d649b5376d9021a8?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/0c93f3191017f6f627d2f8d6b3129e9dc5f86ec088f6b551d649b5376d9021a8?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/drardi.com\/shop\"],\"url\":\"https:\/\/drardi.com\/shop\/author\/adelamyftari\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vizita prekoncepsionale - V\u00ebrtet ul risqet p\u00ebr bebin tim? - Intimacy","robots":{"index":"noindex","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Vizita prekoncepsionale - V\u00ebrtet ul risqet p\u00ebr bebin tim? - Intimacy","og_description":"Sh\u00ebndeti prekoncepsional i referohet sh\u00ebndetit t\u00eb femrave dhe meshkujve p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb riprodhimit, vitet n\u00eb t\u00eb cilat k\u00ebta t\u00eb fundit mund t\u00eb ngjizin nj\u00eb f\u00ebmije. Fokusi q\u00ebndron n\u00eb hapat q\u00eb duhen marr\u00eb paraprakisht p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen. Megjithat\u00eb, sh\u00ebndeti prekoncepsional sjell benefite t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pavar\u00ebsisht planeve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/","og_site_name":"Intimacy","article_published_time":"2021-07-13T18:00:05+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/","url":"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/","name":"Vizita prekoncepsionale - V\u00ebrtet ul risqet p\u00ebr bebin tim? - Intimacy","isPartOf":{"@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"","datePublished":"2021-07-13T18:00:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/#\/schema\/person\/312b9aca930bf1543f881b37703d78cd"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/#primaryimage","url":"","contentUrl":""},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/vizita-prekoncepsionale-vertet-ul-risqet-per-bebin-tim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/drardi.com\/shop\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vizita prekoncepsionale &#8211; V\u00ebrtet ul risqet p\u00ebr bebin tim?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/#website","url":"https:\/\/drardi.com\/shop\/","name":"Intimacy","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/drardi.com\/shop\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/#\/schema\/person\/312b9aca930bf1543f881b37703d78cd","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/drardi.com\/shop\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/0c93f3191017f6f627d2f8d6b3129e9dc5f86ec088f6b551d649b5376d9021a8?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/0c93f3191017f6f627d2f8d6b3129e9dc5f86ec088f6b551d649b5376d9021a8?s=96&d=mm&r=g","caption":"admin"},"sameAs":["https:\/\/drardi.com\/shop"],"url":"https:\/\/drardi.com\/shop\/author\/adelamyftari\/"}]}},"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/drardi.com\/shop\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/drardi.com\/shop\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/drardi.com\/shop\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/drardi.com\/shop\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/drardi.com\/shop\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25552"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/drardi.com\/shop\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25552\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/drardi.com\/shop\/wp-json\/"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/drardi.com\/shop\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/drardi.com\/shop\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/drardi.com\/shop\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}