DR.Ardi Prushi

Intimacy – Gel rigjenerues dhe hidratues vulvar

1 700 L

Xhel intim rigjenerues dhe ndriçues me jargë kërmilli, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore shqiptare. Ndihmon në rigjenerimin e qelizave, hidratimin dhe zbardhjen natyrale të zonës intime, duke respektuar balancën e pH të lëkurës (5.5). I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, i sigurt për të gjitha moshat dhe fazat hormonale të femrës, përfshirë shtatzëninë dhe menopauzën.

Përshkrimi

Pas efektshmërisë tashmë prej 4 vitesh, me një përdorim të gjerë, i bindur për rezultatet e shkëlqyera të “Intimacy by dr. Ardi” referuar vlerësimeve tuaja, xheli hidratues dhe rigjenerues i vulvës, me hotspot-in e tij jargët e kërmillit vazhdon t’u vijë në ndihmë të gjitha femrave.

  • Përbërësit e këtij produkti janë të testuar dhe çertifikuar.
  • Ky produkt është i sigurtë për mikrobiomën intime, ka efekte regjeneruese dhe shkëlqyese e zbardhuese të zonës tuaj intime.
  • Kujdes maksimal është treguar nga ana ime për ruajtjen e pH 5.5 të tij, tërësisht në përputhje me pH e lëkurës së zonës tuaj intime i cili varion nga 4.2 – 5.5
  • “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”, ka qëllimin estetik, regjenerativ dhe shkëlqyes të zones tuaj intime.
  • Kombinimi I efekteve antiseptike dhe antimikrobiale i “Intimacy by Dr. Ardi – Intimate Organic Washer” & “Intimacy by Dr. Ardi – Hygienizer” dhe estetike, regjenerative dhe shkëlqyese të “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel” plotëson në mënyrë perfekte dhe të plotë të kujdesit tuaj intim!
  • INTIMACY by dr. Ardi është një produkt i certifikuar ISO 9001 (globally recognized standard for quality management systems), ISO 22716 (International standard that provides guidelines for Good Manufacturing Practices (GMP) specifically for the cosmetics industry), ICDQ dhe Kozmetika BIO ICDQ Standard duke e certifikuar si produkt 100% Bio.
  • “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”,është formuluar në mënyrë speciale për të mbajtur zonën tuaj intime estetikisht perfekte duke zgjedhur përbërësit delikat të mëposhtëm:

Acid Hialuronik: Dehidratimi i zonës gjenitale, i njohur si thatësi vaginale, shpesh ndikon në jetën e gruas, nga periudha fertile deri në postmenopauzë, dhe duhet të trajtohet me produkte specifike, përfshirë larësin e duhur intim. Provat klinike të kryera mbi gratë nga puberteti deri në menopauzë treguan se pastrimi i përditshëm me këto larës intim promovon hidratimin e indit vaginal falë pranisë së acidit hialuronik. Në veçanti, për gratë në moshë fertile jep gjithashtu një efekt qetësues, ofron mbrojtje antimikrobiale dhe një ndjenjë të freskisë afatgjatë. Për gratë në menopauzë siguron një ndjesi freskie, përmirëson elasticitetin dhe tonicitetin dhe ushtron një efekt antioksidativ.

Inulina: janë një grup Polisakaridesh të prodhuara nga një grup I madh bimësh. Prej kohësh Inulina përdoret si hidratant nëpërmjet procesit të ashtuquajtur “hidratimi mikrobial”. Gjithashtu, Inulina në kozmetikën vulvo-vaginale shërben si një prebiotik teper pozitiv.

Ekstrakte të Kamomilit: Kamomili me vetitë e tij anti-oksidative jep një ndihmesë të përkryer në regjenerimin e lëkurës, ngushton poret dhe ul proceset natyrale të plakjes. Gjithashtu, esktraktet e Kamomilit ndihmojnë në zbardhjen dhe shkëlqimin e lëkurës, shpesh duke iu referuar atij si “natural skin bleach”. Lehtësimi I qarkullimit të gjakut dhe limfatik është një nga vetitë e tjera te ekstrakteve të Kamomilit.

Jargët e Kërmillit: Duke ruajtur parimin e “Intimacy by Dr. Ardi” – kërmijtë, merren nga një fermë Shqiptare e specializuar në kultivimin e tyre dhe jargët sintetizohen nga “BioCosmos Laboratories” për të sjellë këtë produkt në përputhje me natyralitetin që karakterizon linjën tonë. Jargët e Kermillit me veti eksfoliative, heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe japin ndihmesë të madhe në regjenerimin e qelizave të reja, efekte këto të mundësuara nga kolagjeni, elastina dhe acidi glikolik të gjendura në jargët e Kërmillit.

Vaji I Kokosit: Vaji i kokosit ndihmon në forcimin e shtresës barriere mbrojtëse të lëkurës tuaj, duke bllokuar lagështinë brenda dhe duke e mbajtur lëkurën të butë dhe të hidratuar. Redukton inflamacionin. Vaji i kokosit ka veti anti-inflamatore, duke e bërë atë të dobishëm për lëkurën e irrituar dhe të thatë. Stimulon gjithashtu prodhimin endogjen të kolagjenit.

Panthenol: Një substancë kimike që rrjedh nga acidi pantotenik, i njohur gjithashtu si vitamina B5. Është një përbërës i zakonshëm në një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës dhe kujdesin personal për shkak të vetive të tij hidratuese, qetësuese dhe anti-inflamatore. Panthenoli është një alkool, derivat i acidit pantotenik.

Acidi Laktik: Acidi laktik është një acid alfa hidroksi, ose AHA, i përdorur në produktet e kujdesit të lëkurës pa recetë (OTC) dhe trajtimet profesionale. Acidi laktik përdoret për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, për të ndriçuar njollat ​​e errëta dhe për të përmirësuar pamjen e linjave të imëta dhe rrudhave.

Ethylcelullose: është një trashës që mund të gjendet gjithashtu në kozmetikë dhe produkte të kujdesit personal si grimi, produktet e kujdesit të lëkurës dhe kremi rroje. Në disa produkte, celuloza etilike mund të përdoret gjithashtu si lidhës, gjë që ndihmon përbërësit të qëndrojnë të lidhur.

Pa perberes potencialisht të dëmshëm: Pa SLS, SLES, alkool etilik, Propilen Glikol, derivate PG, parabene, sulfate, ose fragrance/ngjyra sintetike.

Cruelty free: Kështu që ju mund të ndiheni mire me përdorimin e tij.
Indikohet: cdo femër, përfshirë shtatzënat dhe gratë në perimenopauzë dhe menopauzë.

VETËM PËR PËRDORIM TË JASHTËM, VULVAR. NËSE KENI REAKSION NGA NJË PREJ PËRBËRËSVE TË SIPËRPËRMENDUR ATËHERË MOS E PËRDORNI KËTË PRODUKT.

 

INTIMACY by dr. Ardi prodhohet posaçërisht për ju! INTIMACY është i sigurtë nëpërmjet teknologjisë airless, duke zgjatur jetëgjatësinë e produktit dhe duke garantuar qëndrueshmërinë e tij për një kohë të gjatë 1 vit dhe 6 muaj nga përdorimi I pare.

Flakoni ka volum prej 50 CC/mL.

Rekomandohet përdorimi 3 herë në ditë, në tualetin e mëngjesit, drekës dhe të darkës.

V.O – “Order now” duke kontaktuar direkt me ne në Whatsapp.

Produkti kushton 1700 ALL dhe ne e sjellim direkt në vendndodhjen tuaj. Transporti kushton 200 lek në Tiranë dhe 300 lek në rrethe.
Për më shumë se 1 porosi, ju merrni skonto 100 lek për cdo produkt tjetër Intimacy të shtuar

Mjafton të lini: Emër, Mbiemër, Nr. Kontakti. Korrieri ynë do ju kontaktojë Brenda 24 orëve për porositë brenda Tiranës dhe 48 orë për porositë jashtë Tiranës.

Dr. Ardi PRUSHI

Premium Medical Footer – Updated Color Theme