Dëgjojmë shpesh herë për femra të cilat kanë vonesa apo mungesa të ciklit menstrual, të cilat gjithashtu ankohen për shtim në peshë, shtim të qimeve në trup apo dhe të akneve. Dëgjojmë gjithashtu se shumica e këtyre femrave janë në tentative për të arritur një shtatzëni prej kohësh por pa sukses.
Në fakt, po flasim për PCOS apo sindromën e vezores polikistike. Është pikërisht kjo sindromë shkaku i sa mësipër cituar. Sigurisht, sindroma ka të bëjë me prezencën e një morie shenjash të cilat shfaqen tipikisht bashkarisht dhe rëndom thjesht prania e vezoreve polikistike pa simptomat e mësipërme përbën në thelb thjesht aspektin morfologjik të vezoreve, pra ka një diferencë madhore midis sindromës së vezores polikistike dhe aspektit morfologjik të vezores polikistike.
Hiperandrogenizmi është në aspektin kimik pika kruciale e sindromës së vezores polikistike.
Androgenet patjetër prodhohen dhe tek femrat por përqëndrimi i lartë e tyre con në shfaqjet klinike si obezitet android (mashkullor), pilozitet (qimëzim) i shtuar, akne të shumta dhe trashje të zërit.
Rreth 80% e femrave me PCOS nuk arrijnë të konceptojnë spontanisht e kjo vjen për shkak të oligo-amenorrheas (vonesa/mungesa e menstruacioneve) por në disa raste paraqiten dhe femra me cikël të rregullt por që janë cikle anovulatore, pra nuk arrihet të formohet e piqet veza. Këtë të fundit e gjejmë në >70% të rasteve me PCOS.
Stigma apo problematika se do ndihen të gjykuara I bën këto paciente të neglizhojnë këtë situatë dhe në fakt vijnë tek unë vetëm pas tentativave të gjata për të arritur një shtatzëni. Ky është problemi ku femrat ndërgjegjësohen për të shkuar për vizita mjekësore pasi mungesën e ciklit shpesh herë ë anashkalojnë por dua të them këtu se mungesa e ciklit në fillim të jetës bëhet shkak akoma më i rëndë kur këto femra duan të konceptojnë.
Mungesa e ciklit sjell reduktim të përmasave të mitrës, e ndaj asnjë femër nuk duhet të tolerojë mungesat më të gjata se 35 ditë të ciklit duke numëruar nga dita 1 e ciklit paraardhës tek dita 1 e ciklit pasardhës.Mëposhtë do ju paraqes tabelën me kriteret diagnostike të PCOS sigurisht për t’ju dhënë ju një ide të përafërt që nëse plotësoni ndonjë nga kushtet, të paraqiteni pranë meje për t’u thelluar në diagnozë e trajtim.
Vecori
Diagnoza
Konsiderata
Hiperandrogenizmi
biokimik
Rritja e Testosteron Total, I lirë dhe FAI
Konsidero DHEA-S dhe ANDS
Laborator të specializuar
Hiperandrogenizmi
klinik
Piloziteti (qimëzim mashkullor)
Akne
Mbipeshe/obezitet
I modelit mashkullor (barku)
Duke marrë në konsideratë dhe aspektet raciale dhe etnike
Oligo-anovulacioni
Oligo-amenorrhea (Vonësa >35 ditë nga D1-D1 dhe/ose <8 cikle në vit)
Morfologjia e ovarit polikistik
≥20 folikuj/ovar në të dy ovaret
≥10 cm3 volum ovarial
Bazuar në ekografinë transvaginale
Doktor, kam PCOS por c’të bëj unë?
Disa ndryshime në stilin e jetës janë hapat e parë dhe në fakt të vetmet që një paciente ka në dorë, të tjerat i këmi ne si mjek.
Dieta e aktiviteti fizik është ajo cka ju duhet të bëni. Duken fjalë rutinë sa për të kaluar rradhën thëna këto nga mjeku por fatmirësisht në rastin e PCOS ka shumë të vërteta këtu.
Shtimi në pëshë për pasojë të problemeve mëtabolike që ka në vetvete PCOS në fakt rëndon akoma më shumë situatën, ku PCOS – favorizon shtimin në peshë – shtimi në peshë agravon PCOS, për të mospërmëndur këtu insulino-rezistencën dhe sindromën metabolike. I gjithë ky qerthull duhet t’ju bëjë të kuptoni që ndryshimi I stilit të jetës është tepër I rëndësishëm aq sa konsiderohet linja e parë e trajtimit e menaxhimit të PCOS.
Këto modifikime kanë arritur të rregullojnë ciklin e të arrihet shtatzënia në femra me PCOS me mbipeshe apo obezitet edhe si linjë e vetmë, e pashoqëruar me mjekime.
Ushqimet me indeks të lartë glucidik, junk food, yndyrnat duhet të menjanohen medoemos ndërkohë shtoni në dietën tuaj fibrat, proteinat dhe Omega-3 e Omega-9. Mioinositoli dhe D-chiro-Inositoli – A ti përdor?
Të pranishëm në fruta dhe bathë, inositolet përfshihen në membranat qelizore si Fosfatidil-MyoInositol, I cili është pararendës i Inositol-tri-fosfat (InsP3), I cili është një mesazher sekondar për shumë hormone përfshirë Insulinën dhe FSH (hormoni folikulo-stimulues, kuptojeni nga emri vet).
E di, e komplikova shumë por defektet e rrugës së mësipërme të Inositoleve sikurse e kuptoni, do cojnë në dëmtim të sinjalizimit të insulinës dhe për pasojë në insulino-rezistencë apo mos prodhim të FSH i cili është hormoni induktues I ciklit si dhe I formimit të folikujve ovariale (aty ku rritet veza).
Disbalanacat relative të Mioinositolit dhe D-Chiro-Inositolit sikurse e kuptoni janë në thelb të patogjenezës dhe për pasojë nuk mjafton vetëm marrja dietike e tyre por dhe suplementare e tyre e cila mund të jepet nga mjeku juaj por normalisht në format e suplementeve mund të blihen dhe pa recetë mjekësore.
Në Shqipëri preparati që përmban Mioinositolin dhe D-Chiro-Inositolin gjindet në cdo farmaci me emrin Ferselle – Rekomanduar nga unë, 1 bustinë në ditë.Dr. Ardi PRUSHI