HPV (Human Papilloma Virus) është virusi më i përhapur, seksualisht i transmetueshëm në nivel global. Infeksioni i vazhdueshëm High Risk (HR) HPV mund të rezultojë në lezione prekanceroze të qafës së mitrës dhe kancer të qafës së mitrës, me 70% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës të lidhur me tipet HR HPV16 dhe 18. Infeksioni HPV imponon një barrë të konsiderueshme financiare dhe psikologjike. Kjo gjithsesi nuk do të thotë që ju të mos kryeni seks, por t’a kryeni duke u mbrotjur, duke shmangur multipartneritetin sa më shumë dhe mbi të gjitha: TË KONTROLLOHENI!!!
Sot, fatmirësisht në gjëndje është vaksina 9-valentë (pra që mbron nga 9 gjenotipet HR më të shpeshta përfshirë HR HPV16 dhe HR HPV18).
E di që shumë prej jush nuk besojnë tek vaksinat prej konspiracionit të përhapur sidomos post-Covid 19 por e keni krejt gabim pasi kjo vaksinë është e stërstudiuar dhe e futur në protokollët vaksinore thuajse në të gjitha vendet, vonë por sëfundi e në vendin tonë.
Për cdo vajze e djalë, >11 vjec, ajo duhet të kryhet, end of discussion.
Dikur thuhej se kjo vaksinë duhej të kryhej deri në moshën 26 vjec por disa vende, me efektivitet po e kryejnë në cdo moshë pavarësisht statusit të infektimit me HPV.
Sigurisht, nga e thëna në të bërë është në mes një lumë i tërë e kështu nga infektimi me HPV e deri në shfaqjen e cancerit të qafës së mitrës (për këtë flasim këtu por HPV është shkak e i kancerit anal dhe oro-faringeal, gjejeni vet sesi virusi shkon deri aty), mesatarja është 10 vjet.
Dalim tek lumi tashmë i ndryshimeve pre-kanceroze që prej momentin të infektimit me HPV.
Lumi me gjatësinë 10 vjecare, nga infektimi tek kanceri.
Në 1920 fqinji jonë grek bëntë shkencë ndërsa ne ishim në hallet tona dhe fatmirësisht kjo shkencë nisur në atë kohë sot është ekzaminimi bazë jetë-shpetues në gjinekologji (goja pas më ka shkuar për kryerjen e tij). Po flasim për Georgios Papanikolau dhe atë që sot e njohim si PAP-Test.
>21 vjec dhe prej dy vitesh aktive seksualisht, PAP Test cdo 2 vjet deri në moshën 35 vjec nësë PAP paraardhës normal, ky postulat sot shoqëron cdo postim timin, artikull apo vizitë, kjo për ju e jo për mua.
A e dini se PAP Testi i kryer në mënyrë periodike, i kombinuar me programet e tjera screening dhe me folloë-up të kujdesshëm redukton vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës me 80%?
Ky ekzaminim është fiks 5 minuta punë dhe plotësisht i padhimbshëm (nëse mjeku juaj është delikat në manipulim bëhet fjalë).
Më poshtë gjeni nomenklaturën Bethesda mbi ndryshimet qelizore të qafës së mitrës, nga lezionet pre-kanceroze dhe deri tek kanceri i qafës së mitrës.
Kategoria | Specifika | Komente |
Tipi I monstrës | Përgatitje konvencionale PAP Test, liquid-based apo tjetër | Lloji I testit |
Përshtatshmëria e monstrës | E kënaqshme për vlerësim | Përshkruhet çdo tregues cilësor (p.sh. prania ose mungesa e komponentit të zonës endocervikale/transformuese, gjaku pjesërisht i errësuar, inflamacioni).
|
E pakënaqshme për vlerësim dhe refuzohet | Specifikohet arsyeja | |
E pakënaqshme për vlerësim por procesohet | Specifikohet arsyeja | |
Kategorizimi I përgjithshëm | Negativ për lezione intraepiteliale ose kancer
|
Interpretohen gjetjet |
Interpretimi I NILM apo me problematika jo kanceroze | Organizma | Gjetjet mund të përfshijnë
● Trichomonas vaginalis ● Morfologji fungale me speciane Candida ● Sugjerim për vaginozë bakteriale ● Bakteria Aktinomice ● Ndryshime qelizore të lidhura me HSV ● Ndryshime qelizore të lidhura me CMV |
Gjetje jo nëoplazike | Gjetjet mund të përfshijnë
● Variacione qelizore jo neoplazike (metaplasia skuamoze, ndryshime keratozike, metaplazi tubale, atrofi, ose ndryshime të lidhura me shtatzëninë) ● Ndryshime qelizore reaktive të lidhura me inflamacionin (Cervicit limfocitar), rrezatim, ose përdorimi IUD ● Qeliza glandulare post-histerektomie |
|
Interpretimi I anomalive të qelizave epiteliale | Qeliza skuamoze | Gjetjet mund të përfshijnë
● Qeliza atipike skuamoze me sinjifikim të papërcaktuar (ASC-US) ● Qeliza atipike skuamoze ku një lezion I gradës së lartë nuk përjashtohet (ASC-H) ● Lezion intraepithelial skuamoz I gradës së ulët (L-SIL) duke përfshirë HPV ose dizplazi e lehtë (CIN 1) ● Lezion intraepithelial I gradës së lartë duke përfshirë displazi mesatare (CIN 2) apo të rëndë (CIN 3/CIS) ● Karcinoma me qeliza skuamoze |
Qeliza glandulare | Possible findings include the folloëing:
● Qeliza atipike: Endocervicale, endometriale, ose glandulare. ● Qeliza atipike: Endocervicale apo glandulare; në favor neoplazie ● Adenocarcinoma in situ: Endocervicale ● Adenocarcinoma: Endocervicale, endometriale, extrauterine |
|
Interpretim I anomalive të tjera | Qeliza endometroide (në gra > 45)* | Specifikohet nëse negative për lezione skuamoze intraepiteliale |
Kancera të tjerë | — | Specifikohet tipi |
Sigurisht, sa mësipër janë të dhëna tepër specifike dhe që në fakt janë pjesë e mjekut tuaj, por ju mundet vet të krahasoni përgjigjen e PAP-Test tuaj për të krijuar idenë se ku jeni.
Problem ka qenë trajtimi i këtyre lezioneve derimë sot, por me avancimin e shkencës farmaceutike sot mund të themi se kemi një medikament I cili mban në kontroll këto lezione.
Colpofix, pse duhet?
Si një gel në formë spray, krejtësisht I thjeshtë në përdorim dhe më përbërësit e tij, Colpofix është tashmë evidentuar në studime të shumta për efikasitetin në regredimin e lezioneve të gradëve të ulta si CIN I, ASCUS dhe L SIL dhe në përdorim si trajtim mbajtës post-kirurgjisë për lezionet e gradëve të larta CIN 2/CIN 3 dhe H SIL.
Për referencë të të dhënave më të plota po ju linkoj direkt artikullin shkencor me të dhënat studimore: https://www.colpofix.com/professional-area/clinical-evidence/
Si përdoret Colpofix?
Në mbyllje të artikullit
Colpofix® është një xhel me spray vaginal i indikuar për parandalimin dhe trajtimin e lezioneve të qafës së mitrës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV).
Ka pasur sukses në vendin e origjinës, Itali, dhe tashmë është i pranishëm në disa tregje të tjera evropiane.
Colpofix® është një nga produktet më premtuese dhe është shpërblyer nga çmimi Excellence in Pharma: Çmimi i vlerësuar shumë 2020 në kategorinë Finished Formulation në CPhI Ëorldëide 2020, eventi farmaceutik më i madh dhe më prestigjioz në botë.
HPV është infeksioni më i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm në botë dhe gjenotipet më virulente mund të shkaktojnë zhvillimin e lezioneve të qafës së mitrës, të cilat janë të implikuara në kancerin e qafës së mitrës.
Përbërësit kryesorë të Colpofix® janë polikarbofili dhe beta-glukani karboksimetil. Ai është vlerësuar përmes 4 studimeve që përfshijnë më shumë se 2000 pacientë, në të cilat demonstroi efikasitet klinik dhe një profil shumë të lartë sigurie.
E gjeni në cdo Farmaci.
Dr. Ardi PRUSHI
Leave Your Comment