GJIDHËNIA
Çfarë është gjidhënia?
Gjidhënia është procesi gjatë së cilit nëna ushqen beben e saj me qumësht gjiri, kryesisht direkt nga gjiri i saj. Vendimi për të ushqyer me gji fëmijën tënd është krejtësisht një vendim personal i cili i takon nënës.
Sa shpesh duhet ushqyer një bebe?
Sa shpesh duhet ushqyer bebi varet nga fakti nëse ai preferon vakte të vogla dhe të shpeshta apo e anasjellta. Kjo gjë ndryshon me rritjen e bebit. Të sapolindurit zakonisht kërkojnë të ushqehen cdo 2-3 orë. Kur bebi shkon 2 muajsh, kerkon ushqim cdo 3-4 orë dhe 6 muajsh shumica e bebeve ushqehen cdo 4-5 orë. Megjithatë, çdo fëmijë është unik dhe këto të dhëna mund të variojnë.
Shenjat që bebi juaj është i uritur
Përfitimet e bebit nga gjidhënia
Qumështi i gjirit siguron ushqyerjen ideale për një fëmijë, pasi ai përmban përzierjen perfekte të vitaminave, proteinave, yndyrnave dhe çdo gjëje tjetër që një bebe ka nevojë për t’u rritur. Të gjitha këto lëndë ushqyese ndodhen në një formë të cilën bebi e ka të lehtë ta tresi. Gjithashtu, qumështi i gjirit përmban antitrupa, të cilët forcojnë sistemin imunitar të bebit dhe e ndihmojnë atë të luftojë infeksione të ndryshme.
Bebet e ushqyera me gji gjatë 6 muajve të parë të jetës kanë më pak mundësi për të pasur infeksione veshi, probleme respiratore, diarre etj.
Gjidhënia ul riskun e bebit për të zhvilluar astëm, alergji të ndyshme, diabet, obezitet, si dhe mendohet se ul riskun e disa llojeve të kancerit.
Së fundmi, ushqyerja me qumësht gjiri është lidhur me IQ më të larta në fëmijërinë e vonshme.
Përfitimet e nënës nga gjidhënia
-Gjidhënia djeg kalori, kështu që mund të ndihmojë në humbjen më të shpejtë te pëshës së fituar në shtatzani.
-Gjidhënia çliron hormonin Oksitocinë, i cili ndihmon tkurrjen e mitrës në përmasat që kishte para shtatzanisë, duke zvogëluar kështu edhe gjakderdhjen.
-Gjidhënia ul riskun e nënës për të zhvilluar kancer gjiri dhe vezoreje, osteoporozë etj.
-Të kursen kohë dhe para në krahasim me ushqyerjen me formulë.
-Të jep kohë për t’u relaksuar dhe për të krijuar lidhje shpirtërore me fëmijën.
A do të prodhosh mjaftueshëm qumësht për gjidhënie?
Në ditët e para pas lindjes, gjiri prodhon një lloj qumështi fillestar ideal të quajtur kulloshtra. Ky qumësht është i trashë, në ngjyrë të verdhë dhe në sasi të pakët, por të mjaftueshme për të përmbushur nevojat nutricionale të bebit. Kulloshtra ndihmon në përgatitjen e traktin tretës të të sapolindurit për të tretur qumështin e gjirit në vazhdim.
Kulloshtra është faza e parë e qumështit të gjirit, i cili ndryshon me kalimin e kohës në mënyrë që të plotësojë nevojat e bebit që po rritet. Faza e dytë në të cilin kalon quhet qumësht tranzitor (kalimtar), i cili prodhohet gjatë procesit në të cilin kulloshtra gradualisht zëvëndësohet me qumështin përfundimtar (faza e tretë).
Gjiri do të nis të prodhojë qumësht kalimtar disa ditë pas lindjes, kurse qumështin përfundimtar 10-15 ditë pas lindjes.
Me rritjen e nevojave të bebit për ushqyerje, gjiri do të prodhojë më shumë qumësht. Shumica e ekspertëve rekomandojnë fort ushqyerjen e fëmijës ekskluzivisht me qumësht gjiri (pra pa formulë, pa ujë ose lëngje) për 6 muajt e parë të jetës. Më pas, pas prezantimit të fëmijës me ushqime të tjera, rekomandohet vazhdimi i gjidhënies përgjatë vitit të parë të jetës së tij.
A po ushqehet bebi yt mjaftueshëm me qumësht?
Shumica e nënave shqetësohen nëse fëmija i tyre po pi mjaftueshëm qumësht. Një bebe që ushqehet mjaftueshëm:
-Nuk humbet më shumë se 7% të peshës së lindjes në ditët e para pas saj.
-Është i qetë për 1 deri në 3 orë ndërmjet vakteve.
-Lag të paktën 6 pelena në ditë me urinë të zbehtë kur është 7-10 ditësh.
Cili është pozicioni më i mirë për gjidhënie?
Pozicioni më i mirë është ai në të cilin ju dhe bebi juaj jeni të dy rehat dhe të relaksuar dhe ku ju nuk lodheni për të ruajtur pozicionin.
Disa nga pozicioniet e zakonshme të gjidhënies janë:
Përshtati: Ines Mustafaj
Dr. Ardi Prushi