Veza “qorre” ose shtatzënia pa embrion (blighted ovum) është një fenomen në të cilin veza e fertilizuar implantohet në muret e mitrës, por nuk arrin të zhvillojë një embrion ose embrioni zhvillohet dhe më pas ndërpret zhvillimin e tij. Ndërkohë sakusi zhvillohet.
Arsyet pse kjo ndodh nuk dihen, por mund të jetë për shkak të anomalive kromozomale në vezën e fertilizuar. Ky fenomen ndodh në shtatzëninë e hershme, atëherë kur akoma nuk e ke marrë vesh se je shtatzënë. Mund të ndodhë që testi i shtatzënisë të rezultojë pozitiv dhe simptoma të ndryshme të shtatzënisë të jenë të pranishme. Hormonet e shtatzënisë po ashtu rriten. Në momentin kur embrioni ndërpret zhvillimin, bien nivelet e hormoneve dhe simptomat zhduken. Mund të vihen re dhimbje barku të lehta ose hemorragji. Diagnoza vendoset nëpërmjet ekografisë ku shihet mungesa e embrionit.
Ky fenomen përfundon në abort. Disa femra zgjedhin të abortojnë në mënyrë natyrale, të tjera zgjedhin të marrin barna për ta nxitur atë.
Shumica e femrave që kanë patur një shtatzëni pa embrion arrijnë të kenë një shtatzëni të suksesshme më vonë. Nëse abortet janë të përsëritura atëherë duhet folur me mjekun në mënyrë që të zbulohet shkaku.
Dr. Ardi Prushi
Përgatiti: Eleni Koça
Shume informacion I mire doktor Ardi! Dikur ,ne vitin e pare kur tentoja per shtatezani kam pas shenjat e nje abordi te tille ,por sdi te them nese ishte veze “qorre” mbas 8 vjetesh erdhi shtatezania ime e pare normale😊