9e186d89-6af7-4fe0-84a4-fe308f752d7a

Lezionet pre-kanceroze shkaktuar nga HPV – A jemi në një epokë të re të trajtimit të tyre?

HPV (Human Papilloma Virus) është virusi më i përhapur, seksualisht i transmetueshëm në nivel global. Infeksioni i vazhdueshëm High Risk (HR) HPV mund të rezultojë në lezione prekanceroze të qafës së mitrës dhe kancer të qafës së mitrës, me 70% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës të lidhur me tipet HR HPV16 dhe 18. Infeksioni HPV imponon një barrë të konsiderueshme financiare dhe psikologjike. Kjo gjithsesi nuk do të thotë që ju të mos kryeni seks, por t’a kryeni duke u mbrotjur, duke shmangur multipartneritetin sa më shumë dhe mbi të gjitha: TË KONTROLLOHENI!!!

Sot, fatmirësisht në gjëndje është vaksina 9-valentë (pra që mbron nga 9 gjenotipet HR më të shpeshta përfshirë HR HPV16 dhe HR HPV18).
E di që shumë prej jush nuk besojnë tek vaksinat prej konspiracionit të përhapur sidomos post-Covid 19 por e keni krejt gabim pasi kjo vaksinë është e stërstudiuar dhe e futur në protokollët vaksinore thuajse në të gjitha vendet, vonë por sëfundi e në vendin tonë.
Për cdo vajze e djalë, >11 vjec, ajo duhet të kryhet, end of discussion.
Dikur thuhej se kjo vaksinë duhej të kryhej deri në moshën 26 vjec por disa vende, me efektivitet po e kryejnë në cdo moshë pavarësisht statusit të infektimit me HPV.
Sigurisht, nga e thëna në të bërë është në mes një lumë i tërë e kështu nga infektimi me HPV e deri në shfaqjen e cancerit të qafës së mitrës (për këtë flasim këtu por HPV është shkak e i kancerit anal dhe oro-faringeal, gjejeni vet sesi virusi shkon deri aty), mesatarja është 10 vjet.
Dalim tek lumi tashmë i ndryshimeve pre-kanceroze që prej momentin të infektimit me HPV.

Lumi me gjatësinë 10 vjecare, nga infektimi tek kanceri.
Në 1920 fqinji jonë grek bëntë shkencë ndërsa ne ishim në hallet tona dhe fatmirësisht kjo shkencë nisur në atë kohë sot është ekzaminimi bazë jetë-shpetues në gjinekologji (goja pas më ka shkuar për kryerjen e tij). Po flasim për Georgios Papanikolau dhe atë që sot e njohim si PAP-Test.
>21 vjec dhe prej dy vitesh aktive seksualisht, PAP Test cdo 2 vjet deri në moshën 35 vjec nësë PAP paraardhës normal, ky postulat sot shoqëron cdo postim timin, artikull apo vizitë, kjo për ju e jo për mua.
A e dini se PAP Testi i kryer në mënyrë periodike, i kombinuar me programet e tjera screening dhe me folloë-up të kujdesshëm redukton vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës me 80%?
Ky ekzaminim është fiks 5 minuta punë dhe plotësisht i padhimbshëm (nëse mjeku juaj është delikat në manipulim bëhet fjalë).
Më poshtë gjeni nomenklaturën Bethesda mbi ndryshimet qelizore të qafës së mitrës, nga lezionet pre-kanceroze dhe deri tek kanceri i qafës së mitrës.

 

Kategoria Specifika Komente
Tipi I monstrës Përgatitje konvencionale PAP Test, liquid-based apo tjetër Lloji I testit
Përshtatshmëria e monstrës E kënaqshme për vlerësim Përshkruhet çdo tregues cilësor (p.sh. prania ose mungesa e komponentit të zonës endocervikale/transformuese, gjaku pjesërisht i errësuar, inflamacioni).

 

E pakënaqshme për vlerësim dhe refuzohet Specifikohet arsyeja
E pakënaqshme për vlerësim por procesohet Specifikohet arsyeja
Kategorizimi I përgjithshëm Negativ për lezione intraepiteliale ose kancer

 

Interpretohen gjetjet
Interpretimi I NILM apo me problematika jo kanceroze Organizma Gjetjet mund të përfshijnë

●        Trichomonas vaginalis

●        Morfologji fungale me speciane Candida

●        Sugjerim për vaginozë bakteriale

●        Bakteria Aktinomice

●        Ndryshime qelizore të lidhura me HSV

●        Ndryshime qelizore të lidhura me CMV

Gjetje jo nëoplazike Gjetjet mund të përfshijnë

●        Variacione qelizore jo neoplazike (metaplasia skuamoze, ndryshime keratozike, metaplazi tubale, atrofi, ose ndryshime të lidhura me shtatzëninë)

●        Ndryshime qelizore reaktive të lidhura me inflamacionin (Cervicit limfocitar), rrezatim, ose përdorimi IUD

●        Qeliza glandulare post-histerektomie

Interpretimi I anomalive të qelizave epiteliale Qeliza skuamoze Gjetjet mund të përfshijnë

●        Qeliza atipike skuamoze me sinjifikim të papërcaktuar (ASC-US)

●        Qeliza atipike skuamoze  ku një lezion I gradës së lartë nuk përjashtohet (ASC-H)

●        Lezion intraepithelial skuamoz I gradës së ulët (L-SIL) duke përfshirë HPV ose dizplazi e lehtë (CIN 1)

●        Lezion intraepithelial I gradës së lartë duke përfshirë displazi mesatare (CIN 2) apo të rëndë (CIN 3/CIS)

●        Karcinoma me qeliza skuamoze

Qeliza glandulare Possible findings include the folloëing:

●        Qeliza atipike: Endocervicale, endometriale, ose glandulare.

●        Qeliza atipike: Endocervicale apo glandulare; në favor neoplazie

●        Adenocarcinoma in situ: Endocervicale

●        Adenocarcinoma: Endocervicale, endometriale, extrauterine

Interpretim I anomalive të tjera Qeliza endometroide (në gra > 45)* Specifikohet nëse negative për lezione skuamoze intraepiteliale
Kancera të tjerë Specifikohet tipi

 

Sigurisht, sa mësipër janë të dhëna tepër specifike dhe që në fakt janë pjesë e mjekut tuaj, por ju mundet vet të krahasoni përgjigjen e PAP-Test tuaj për të krijuar idenë se ku jeni.
Problem ka qenë trajtimi i këtyre lezioneve derimë sot, por me avancimin e shkencës farmaceutike sot mund të themi se kemi një medikament I cili mban në kontroll këto lezione.

Colpofix, pse duhet?

Si një gel në formë spray, krejtësisht I thjeshtë në përdorim dhe më përbërësit e tij, Colpofix është tashmë evidentuar në studime të shumta për efikasitetin në regredimin e lezioneve të gradëve të ulta si CIN I, ASCUS dhe L SIL dhe në përdorim si trajtim mbajtës post-kirurgjisë për lezionet e gradëve të larta CIN 2/CIN 3 dhe H SIL.

Për referencë të të dhënave më të plota po ju linkoj direkt artikullin shkencor me të dhënat studimore: https://www.colpofix.com/professional-area/clinical-evidence/

Si përdoret Colpofix?

Në mbyllje të artikullit

Colpofix® është një xhel me spray vaginal i indikuar për parandalimin dhe trajtimin e lezioneve të qafës së mitrës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV).

Ka pasur sukses në vendin e origjinës, Itali, dhe tashmë është i pranishëm në disa tregje të tjera evropiane.

Colpofix® është një nga produktet më premtuese dhe është shpërblyer nga çmimi Excellence in Pharma: Çmimi i vlerësuar shumë 2020 në kategorinë Finished Formulation në CPhI Ëorldëide 2020, eventi farmaceutik më i madh dhe më prestigjioz në botë.

HPV është infeksioni më i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm në botë dhe gjenotipet më virulente mund të shkaktojnë zhvillimin e lezioneve të qafës së mitrës, të cilat janë të implikuara në kancerin e qafës së mitrës.

Përbërësit kryesorë të Colpofix® janë polikarbofili dhe beta-glukani karboksimetil. Ai është vlerësuar përmes 4 studimeve që përfshijnë më shumë se 2000 pacientë, në të cilat demonstroi efikasitet klinik dhe një profil shumë të lartë sigurie.
E gjeni në cdo Farmaci.

Dr. Ardi PRUSHI

68

Urinimi i Pavullnetshëm – Problem, aspak normalitet femëror!

Ju e njihni mirë atë ndjesi!

Jeni gati për një tështimë? Po mundoheni me çdo forcë që ta shmangni pasi e dini që nëse do tështini, do urinoni? Është e bezdisshme, e sikletshme dhe e rrëmujshme, dhe kjo është më e pakta që mund të them. Ai që ishte një moment i gëzueshëm më parë, tani nuk është më. Ndoshta do surprizoheni, por nuk jeni vetëm. E vërteta është që shumë gra vuajnë nga urinimi i pavullnetshëm apo Inkontinienca Urinare (IU). Afërsisht 35% e femrave në ShBA ankojnë për urinimin e pavullnetshëm gjatë sforcimit fizik dhe rreth 29% në vendin tonë edhe pse une si mjek gjinekolog mendoj se kjo shifër është më e lartë por duke pasur parasysh rrethanat sociale mendoj se shumë gra nuk e referojnë pasi ose kanë frikën e gjykimit (turpi social) ose e konsiderojnë dicka normale. Shpesh herë kjo e fundit mbizotëron në praktikën time, për cudinë time po!

Ky eshtë një problem i zakonshëm dhe po, urinimi I pavullnetshëm është problem e aspak normë!

Miliona gra në të gjithë botën mbartin këtë problematikë. Aktivitete të përditshme siç janë: tështima, e qeshura apo thjesht një përkulje e vogël, mund të shkaktojnë rrjedhje urine të pakontrolluar. Për disa gra uriminimi pavullnetshëm është një problem aq serioz sa që iu duhet të vrapojnë në tualet pavarësisht momentit në të cilin ndodhen. Ky problem njihet si inkontinienca urinare. Inkontinenca urinare është një shqetësim tepër i zakonshëm i çili mund të çojë në frustrim, turpërim dhe në ulje të cilësisë së jetesës. Mëgjithatë, askush nuk do që të provojë gjithë kohës të mbajë nën kontroll fshikëzën e urinës apo të vrapojë në tualet aq shpesh.

 

Pse nuk mund ta kontrolloj më trupin tim?

Inkontinienca urinare shkaktohet nga dobësimi i muskujve dhe i indeve që mbështesin fshikëzën urinare dhe rregullojnë urinimin. Këto ndryshime e bëjnë të vështirë kontrollin e fshikëzës duke çuar në urinim të pavullnetshëm dhe rrjedhje urine të padëshiruara.
Kjo situatë nuk është normale dhë kërkon zgjidhje. Siç e përmendëm më sipër, shkaktarët mund të jenë aktivitete mjaft të zakonshme si tështimat apo kollitja, ngritja e peshave të vogla dhe ndonjëherë edhe marrëdhëniet seksuale. Ka disa arsye që kontribuojnë në instalimin e  inkontiniencës urinare ku bën pjesë mosha, ndryshimet hormonale, lindja apo shtimi në peshë. Ndonjeherë vjen si rezultat i kombinimit të të gjithë faktorëve të sipërpërmendur pa pasur vetëm një shkaktar të dukshëm. Fakti është që IU është shumë e shpeshtë, por fatmirësisht është e trajtueshme. E gjitha varet nga momenti kur lodhesh nga kjo situatë dhe nis të kërkosh për një zgjidhje, gjë të cilën sot me krenari e ofroj unë në Klinikën Kohav nëpërmjet fjalës më të fundit të teknologjisë: FemiLift Pixel CO2 – Robotic Probe.
Fakti është se si në cdo problematikë mjekësore funksionon aksioma: Po e le pas dorë, të ka lënë pas dore. Kjo është aq e vertetë sa ky problem me kalimin e viteve, me faktorët që shtohen si plakja, menopauza, shtimi në peshë perkeqësojnë akoma më shumë këtë problem sa ai kthehet vështirësisht I zgjidhshëm dhe kirurgjikalisht.

 

IU është reale dhe mund të krijojë tepër bezdi. Tashmë kemi një zgjidhje që funksionon vërtet.

Zhvillimet e fundit në shkencë e kanë bërë IU lehtësisht të trajtueshme. Teknologjia e bazuar në energji ka njohur një zhvillim të madh vitet e fundit. Kemi parë një progres të konsiderueshëm në procedura të sigurta, jo-kirurgjikale për fytyrën dhe trupin që ofrojnë alternativa mjaft cilësore për shumë femra dhe meshkuj që duan të përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Vitet e fundit, teknologjitë më inovative të përdorura në trup dhe fytyrë, janë duke u drejtuar në përmirësimin e funksionimit vaginal dhe urinimit, ku përfshihet edhe IU. Të njëjtat principe që kanë pasur sukses gjatë gjithë këtyre viteve, tashmë janë në dispozicion edhe të grave që duan të ndihen më mirë me veten dhe me trupin e tyre. Kontrollimi i urinimit është në fakt një nga aspektet më të rëndësishme që ndikon cilësinë e jetesës.
FemiLift është teknologji e aprovuar nga FDA (Food & Drugs Administration USA) që në vitin 2018 dhe ka një “Worth it 93%” nga 200 mijë paciente.

  Nëse keni pyetje, më kontaktoni direkt në WhatsApp-in tim personal +355695644497

Kjo është një zgjidhje që do të rregullojë IU (dhe shumë shqetësimë të tjera).

Si funksionon?

E njëjtë si procedurat e tërheqjes dhe rigjenerimit që veprojnë në fytyrë apo në pjesë të tjera të trupit, pra edhe vagina mund të ngushtohet dhe rigjenerohet. Për pasojë, kjo teknikë forcon muskuj që tashmë e kanë humbur tonusin  e tyre dhe shkaktojnë rrjedhje. Pas trajtimit, ju mund të kontrolloni lehtësisht urinimin dhe fshikëzën e urinës. Një zgjidhje shumë e suksesshme e quajtur FemiLift përdor teknologjinë e fundit nëpërmjet CO2 për të trajtuar një numër të madh shqetësimesh. Këto problematika përfshijnë: IU, rënien e tonusit vaginal dhe çrregullimet post-menopauzale siç janë tharja vaginale dhe hollimi i mureve të vaginës. Për më tepër, ndihmon në eleminim e infeksioneve të përsëritura dhe irritimeve.

 

Pa dhimbje dhe komforte.

Nuk keni në nevojë të shkoni në spital për të trajtuar IU. Pavarësisht moshës apo problematikës që mund të keni, ky trajtim është plotësisht i sigurt dhe pa dhimbje. Prandaj, ju mund ta kryeni atë pa asnjë shqetësim në Klinikën KOHAV. Nuk keni nevojë të kërkoni pushim dhe do të surprizoheni kur të shihni se sa shpejt do i vini re rezultatet. A duhet të kryeni një konsultë me mua fillimisht? Patjetër, por mbani mend – çdo grua që ndjen se ka diçka që nuk shkon, mund të gjejë zgjidhje. A nuk është gabim mos ta kërkosh këtë zgjidhje?

 

Pra, çfarë mund të bëjmë tani?

Si fillim, nuk duhet të shqetësoheni. Ju nuk jeni vetëm dhe ajo çfarë jeni duke përjetuar është totalisht normale dhe e zakonshme – dhe më e rëndësishmja – e trajtueshme. Ju mund të më kontaktoni mua si mjek Gjinekolog i trajnuar mbi këtë teknologji dhë të ndani shqetësimet dhe simptomat që keni dhe të gjeni trajtimin më të përshtatshëm për ju.

Çfarë të kem parasysh?

Ju duhet të kuptoni se ky trajtim nuk mund të kryhet nga cdo mjek, përkundrazi, ky është një trajtim që duhet patjetër të kryhet nga mjeku gjinekolog i trajnuar mbi teknikalitetin e FemiLift por mbi të gjitha i aftë për të vendosur diagnozën korrekte të urinimit të pavullnetshëm dhe nëse jeni kandidate apo jo për FemiLift.
Krenarisht dhe me modesti them se jam Gjinekologu i parë dhe i vetëm në Shqiperi i trajnuar mbi FemiLift – Pixel CO2!

Bashkëlidhur keni link të animuar për të kuptuar qartësisht procedurën FemiLift – Pixel CO2 by Alma Lasers Inc.

https://www.youtube.com/watch?v=jJR0Dab4-EA

69

Condyloma Acuminata (Lythat): FemiLift – Pixel CO2, Pse?

V.O – ky postim ka qëllim ekskluzivisht mjekësor. Po ju njoftoj se disa imazhe mund të jenë sensitive për ju e kështu mos vazhdoni mëtej nëse keni sensitivitet ndaj lezioneve mjekësore. 

Kondiloma Akuminata përkon me disa formacione të ngritura në lëkurën anogjenitale, ato të cilat I njohim në zhargon si lytha. Formacionet kondilomatoze krijohen nga infektimi me HPV (virusi I papilomës njerëzore), virus ky I tipit AND që në mënyrë parësore e klasike përhapet nëpërmjet kontaktit seksual. Gjenotipet më të shpeshta që krijojnë këto lezione janë HPV 6 dhe 11. Mosha, stili I jetës dhe praktika seksuale luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e kondilomave akuminata.
Vendndodhjet më të shpeshta të tyre janë në vulvë, perineum, anus si dhe tek meshkujt përgjatë trupit penil dhe në hapjen uretrale të penisit. Më rrallë condylomat gjenden në cervix (qafa e mitrës) apo brënda në vaginë. Pozicionim tjetër tipik I tyre tek femrat është ne hyrjen e vaginës përreth karunkulave himenale.
Femrat me condyloma acuminata janë në një risk teorik më të lartë të zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës e për këtë ndaj kërkohet kryerja e egzaminimeve rutinë tek mjeku gjinekolog.
Gjatë zhvillimeve mjekësore shkencore shumë preparate janë përdorur për trajtimit e condyloma acuminata, teknika të kirurgjisë klasike me bisturi të ftohtë dhe të elektrobisturisë gjithashtu janë përdorur mëparë duke dhënë rezultate të mira por me nje shkalle kosto-efektiviteti jo krejt të favorshëm për pacientin, duke marrë parasysh këtu se kirurgji të tilla kërkojnë salla operatore tipike e duke pasur parasysh gjithashtu aspektin fiziologjik të cikatricizimit apo të dhimbjes të mëpasshme sot këto metoda thuajse janë braktisur me hyrjen e teknologjisë Femilift – Pixel CO2.
Terapitë medikale kërkojnë një kujdes të vecantë nga pacienti pasi demtohen e digjen indet perreth, kane ndjesi më të madhe të dhimbjes si dhe kërkojnë sipërfaqe dhe sasi të vogla të lezioneve.
Në përgjithësi norma e kurimit me format klasike janë të ulta, duke pasur një incidencë të përsëritjes 3-12 muaj deri ne 70% (Jablonska 1998, Yanofski et al. 2012). Në mënyrë parësore kjo lidhet me thjesht heqjen sipërfaqësore të lythave nga këto teknika ndërkohë që virusi qëndron në fazë latente në shtresën epiteliale.

Qëllimi i kësaj teme sot është trajtimi me teknologjinë më të fundit, FemiLift – Pixel CO2 dhe informacion më I plotë mbi HPV dhe Condyloma Acuminata është trajtuar në këtë link https://www.drardi.com/high-medium-apo-low-risk-hpv-eshte-rrezik/

Terapitë laser CO2 janë treguar eficente dhe të sigurta e me një normë rekurence tepër të ulët krahasuar me metodat e tjera (Ferenczy 1983; Perisic et al 2004; Azizjalali et al 2012).
Terapia laser CO2 është treguar habitshmërisht tepër efikase në uljen e rekurencave (përsëritjeve) sidomos në paciente me lezione të zgjeruara ku terapitë klasike nuk kanë pasur rezultat (Shi H et al. 2013).

Teknologjia:
FemiLift Pixel CO 2 me sondën e saj LiteScan ofron precision të lartë dhe ablacion indor char-free (pa efekte karbonizuese indore) me vaporizim indoor shtresë pas shtresë duke efektuar kështu krejt pak demtimin e indeve përreth.

Case Report 1:
Mosha: 22 vjec
Ankesat: Ka që në Janar që I kanë dalë disa formacione si lytha në zonën ano-genitale. Referon gjithashtu për prurit anal.

Vizita Vaginale: Vulva me 2 condyloma të vogla lateraled extra. Në zonën perineale vihen re formacione të shumta condylomatoze acuminata. Vagina me sekrecione të shtuara në ngjyrë të verdhë-jeshile.
Gjinia: Femër
Anestezia: Topikal Pomadë Lidokainë & Spray.
Aplikimi: LiteScan Surgical, me fuqi 10 Ëatt.
Numri I seancave: 2 (12.06.2023 dhe 23.06.2023)
Profilaksi: Antibiotik pomadë për 7 ditë + Intimacy washer për efekte antimikrobike profilaktike si dhe Intimacy Gel për regjenerimin e shpejtë të plagës.
Ndjekja: Rikontroll pas 10 ditësh + kryerja e Seancës së dytë  

Case Report 2:
Mosha: 21 vjec
Ankesat: Rezulton pas një vizite të kryer diku tjetër me Condyloma Acuminata Vulvare, Perineale e Perianale.
Vizita Vaginale: Evidentohen formacione të shumta kondilomatoze në zonën vulvare, himenale, perineale dhe perianale. Pacientja virgo Intakt.
Gjinia: Femër
Anestezia: Topikal Pomadë Lidokainë & Spray.
Aplikimi: LiteScan Surgical, me fuqi 10 Ëatt.
Numri I seancave: 3 (29.04.2023, 22.05.2023, 05.06.2023).
Profilaksi: Antibiotik pomadë për 7 ditë + Intimacy washer për efekte antimikrobike profilaktike si dhe Intimacy Gel për regjenerimin e shpejtë të plagës.
Ndjekja: Rikontroll pas 10 ditësh + kryerja e Seancës së dytë + Rikontroll pas 10 ditësh + kryerja e Seancës së tretë.

Video Ilustruese

Kam paraqitur këtu dy rastet më të avancuara në trajtimin e kondilomave me rezultate të shkëlqyera.
Pacientet referojnë 10/10 mbi efektivitetin e procedurës, komoditetit të saj post-trajtim, dhimbje minimale gjatë procedurës dhe kosto-efektivitet krejt të favorshëm për to.

Jam krejt i lumtur dhe komod duke falenderuar Kohav Clinic e cila mundësoi këtë teknologji tepër innovative duku ju ardhur në ndihmë.
Përbën një procedurë krejt avantgard në rezultatet e saj, kryerjen e saj në kushte ambulatore me zero minuta hospitalizimi post-procedurë.

Dr. Ardi PRUSHI

67

GSM (Genito-urinary syndrome of Menopause)

Tharja vaginale dhe atrofia është një pandemi e heshtur e cila prek një masë të madhe femrash, të cilat pa asnjë dyshim po vuajnë në heshtje. Kjo gjëndje kronike dhe progresive prek 50-60% të grave në menopauzë e post-menopauzë; ku shumë mjek obs-gjin besojnë se kjo shifër është e kursyer. Me rritjen e jetëgjatësisë, kjo gjëndje, pra thatësira vaginale sa vjen dhe bëhet më problematike në cilësinë e jetës së gruas, disfunksionin seksual dhe në problemet urinare e infeksioze rekurente që kjo situatë shkakton. Gjithashtu, femrat në moshë të re janë të riskuara nga kjo problematikë e cila shpesh shfaqet me infeksionet kronike dhe kontaktet seksuale të dhimbshme.

Gratë me këtë problem shfaqin një klinikë shqetësuese si dhimbjet vulvo-vaginale, irritimi intern dhe ekstern si dhe krruarje vulvare, vaginale apo të kombinuara.
Simptoma të tjera dytësore të tharjes vaginale janë, skuqja, djegia, shtimi I sekrecioneve dhe sigurisht dhe dyspareunia (kontaktet e dhimbshme).
Këto gra ankojnë sigurisht për dëshirë të ulët seksuale e cila ne vetvete shkakton dhe stress mendor por dhe cenim të marrëdhënies së tyre me partnerin.
Simptomat urinare, si pasojë e dobesimit të murit të përparëm të vaginës, I cili në vetvete është në kontakt të ngushte e të drejtperdrejtë me qafen e fshikëzës së urinës janë gjithashtu të shpeshta.
Inkontinenca urinare e stresit (urinimi I pavullnetshëm gjatë shtrengimeve), djegiet urinare, ndjesia e urinimit të vazhdueshëm, zgjimi natën për të urinuar, infeksionet urinare kronike e rekurente janë shfaqje të shpeshta të atrofisë vaginale.
Të gjitha sa mësipër përbëjnë atë cka quhet sindroma genito-urinare e menopauzës.

Diagnoza e saj në fakt bazohet në historinë e problemeve, përjashtimin e shkaqeve të tjera si dhe egzaminimi fizik kryer nga mjeku obstetër-gjinekolog.
Një vaginë pa elasticitet, e thatë, me humbjen e rugave (brazdave, rrudhave) fiziologjike të vaginës dhe mukozë delikate janë disa prej shenjave që vihen re.
Ulja e furnizimit me gjak e cila në thelb është shkaktari kryesor I vaginës atrofike (trophos = ushqyerje, atrophia = mungesë ushqyerje), pra një mukozë e pa ushqyer mirë është thelbi I këtij problem. Kjo vërehet sërish në egzaminimin që kryen mjeku obs-gjin. Intrioitusi vaginal (hyrja) mund të shfaqet e ngushtuar me një epitel tepër delikat dhe mundet dhe I ulceruar.

Tipikisht në këto raste pH vaginal është I rritur >5.0 (kujtojme vagina ka një pH normal 3.8-4.5).

Thënë mësiper e duke I besuar gjithmonë teknologjisë si pararojë e shëndetit dhe trajtimit të problemeve vendosa të sjell Femilift, si një teknologji e miratuar nga FDA dhe e përdorur në mbi 200.000 gra në Europë e ShBA për probleme të ketij lloji me rezultate të shkelqyera.

Por c’është Femilift dhe si realizon regjenerimin vaginal?
Sikurse lëkura, vagina gjithashtu ka në thelb kolagjenin, I cili I jep vaginës elasticitetin dhe fortësine. Femilift përdor laserin CO2-pixel duke nxehur kështu vaginën, duke rritur stimulimin e kolagjenit, vaskularizimit (furnizimin me gjak) si dhe duke kontraktuar fibrat e kolagjenit prezent. Kjo teknologji Robotic Probe, njetrajtësisht prek gjithë vaginën duke garantuar dhe uniformitet.

Cilat janë benefitet e Femilift?
Kërkimet dhe studimet klinike tregojnë një rritje të shpejtë te furnizimit me gjak, shtim të lubrifikimit dhe një pergjigje të lartë imunitare ndaj infeksioneve rekurente/kronike.

Cilat janë grupmoshat e Femilift?
E krijuar tipikisht për moshat >50 vjec (perimenopauzë, menopauzë e postmenopauzë) në të cilat rezultatet janë realisht mbreslënëse, Femilift indikohet e në gratë e reja të cilat kanë kryer lindje vaginale e cila shpesh herë krijon probleme të laksitetit vaginal duke cuar kështu në simptoma urinare e sidomos të urinimit të pavullnetshëm gjatë shtrengimeve (kollitje, qeshje, tështima, ngritje pëshas, aktivitet fizik), pra në thelb cdo aktivitet i cili rrit presionin intra-abdominal.

Sa seanca janë të nevojshme?
Sigurisht kjo përcaktohet në vizitën që kryhet me mjekun obs-gjinekolog, por protokolli kërkon 3 seanca cdo 4-6 javë, (koha duhur e prodhimit të kolagjenit) si dhe 1 seancë mirëmbajtje në vit.
Që në seancën e dytë efektet janë mbreslënëse!

Pse Femilift dhe jo terapia hormonale zëvendësuese apo Estrogjeni lokal?
E thjeshtë: efektet anësore të medikamenteve dihen dhe efekti I tyre zgjat përsakohë ato përdoren, pra ndërprerja e tyre rezulton në rikthimin e simptomatikës vaginale. Këto probleme nuk egzistojnë me Femilift! Gjithashtu Femilift kryen 1 rrugë e disa punë, në ndryshim nga medikamentet që përdoren për këto probleme.
Femilift zgjidh simptomat e GSM.

Të dhëna statistikore mbi Femilift, pranuar nga FDA (Food & Drugs Administration)
386 gra të cilat vuanin me GSM (Genito-urinary syndrome of Menopause) trajtuara më CO2-Pixel – Femilift me 3 seanca:
Zgjidhje e thatësirës vaginale në 60-73%, djegies në 56%, dyspareunisë në 49%, krruarjes vaginale 56%. Këto efekte u raportuan direkt pas seancës së pare dhe me një kohezgjatje >1 vit pas seancës së fundit.
Disa gra, ankuan për discomfort të lehtë, skuqje e pakëz pickim vaginal deri 2 ditë pas seancës së parë cka është krejt normale.

E dini se?
Femilift ka një “Worth it of 93%” nga pacientët që e kanë përdorur.

Dr. Ardi PRUSHI
Obstetër-Gjinekolog.

70

Intimacy Snail Slime Gel – Hidratues, rigjenerues, shkëlqyes!

Pas efektshmërisë tashmë prej 8 muajsh, me një përdorim të gjerë, i bindur për rezultatet e shkëlqyera të “Intimacy by Dr. Ardi – Intimate Organic Washer”, referuar vlerësimeve tuaja, paraqes për ju “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”.

  • Përbërësit e këtij produkti janë të testuar dhe çertifikuar.
  • Ky produkt është i sigurtë për mikrobiomën intime, ka efekte regjeneruese dhe shkëlqyese e zbardhuese të zonës tuaj intime.
  • “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”, ka qëllimin estetik, regjenerativ dhe shkëlqyes të zones tuaj intime.
  • Kombinimi I efekteve antiseptike dhe antimikrobiale i “Intimacy by Dr. Ardi – Intimate Organic Washer” dhe estetike, regjenerative dhe shkëlqyese të “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel” plotëson në mënyrë perfekte kujdesin tuaj intim!
  • “Intimacy by Dr.Ardi – Regenerative and Brightening Gel”,është formuluar në mënyrë speciale për të mbajtur zonën tuaj intime estetikisht perfekte duke zgjedhur përbërësit delikat të mëposhtëm:

Acid Hialuronik: Dehidratimi i zonës gjenitale, i njohur si thatësi vaginale, shpesh ndikon në jetën e gruas, nga periudha fertile deri në postmenopauzë, dhe duhet të trajtohet me produkte specifike, përfshirë larësin e duhur intim. Provat klinike të kryera mbi gratë nga puberteti deri në menopauzë treguan se pastrimi i përditshëm me këto larës intim promovon hidratimin e indit vaginal falë pranisë së acidit hialuronik. Në veçanti, për gratë në moshë fertile jep gjithashtu një efekt qetësues, ofron mbrojtje antimikrobiale dhe një ndjenjë të freskisë afatgjatë. Për gratë në menopauzë siguron një ndjesi freskie, përmirëson elasticitetin dhe tonicitetin dhe ushtron një efekt antioksidativ.

Inulina: janë një grup Polisakaridesh të prodhuara nga një grup I madh bimësh. Prej kohësh Inulina përdoret si hidratant nëpërmjet procesit të ashtuquajtur “hidratimi mikrobial”. Gjithashtu, Inulina në kozmetikën vulvo-vaginale shërben si një prebiotik teper pozitiv.

Ekstrakte të Kamomilit: Kamomili me vetitë e tij anti-oksidative jep një ndihmesë të përkryer në regjenerimin e lëkurës, ngushton poret dhe ul proceset natyrale të plakjes. Gjithashtu, esktraktet e Kamomilit ndihmojnë në zbardhjen dhe shkëlqimin e lëkurës, shpesh duke iu referuar atij si “natural skin bleach”. Lehtësimi I qarkullimit të gjakut dhe limfatik është një nga vetitë e tjera te ekstrakteve të Kamomilit.

Jargët e Kërmillit: Duke ruajtur parimin e “Intimacy by Dr. Ardi” – kërmijtë, merren nga një fermë Shqiptare e specializuar në kultivimin e tyre dhe jargët sintetizohen nga “Pika Cosmetics” për të sjellë këtë produkt në përputhje me natyralitetin që karakterizon linjën tonë. Jargët e Kermillit me veti eksfoliative, heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe japin ndihmesë të madhe në regjenerimin e qelizave të reja, efekte këto të mundësuara nga kolagjeni, elastina dhe acidi glikolik të gjendura në jargët e Kërmillit.

Vaji I Kokosit: Vaji i kokosit ndihmon në forcimin e shtresës barriere mbrojtëse të lëkurës tuaj, duke bllokuar lagështinë brenda dhe duke e mbajtur lëkurën të butë dhe të hidratuar. Redukton inflamacionin. Vaji i kokosit ka veti anti-inflamatore, duke e bërë atë të dobishëm për lëkurën e irrituar dhe të thatë. Stimulon gjithashtu prodhimin endogjen të kolagjenit.

Panthenol: Një substancë kimike që rrjedh nga acidi pantotenik, i njohur gjithashtu si vitamina B5. Është një përbërës i zakonshëm në një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës dhe kujdesin personal për shkak të vetive të tij hidratuese, qetësuese dhe anti-inflamatore. Panthenoli është një alkool, derivat i acidit pantotenik.

Acidi Laktik: Acidi laktik është një acid alfa hidroksi, ose AHA, i përdorur në produktet e kujdesit të lëkurës pa recetë (OTC) dhe trajtimet profesionale. Acidi laktik përdoret për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, për të ndriçuar njollat ​​e errëta dhe për të përmirësuar pamjen e linjave të imëta dhe rrudhave.

Ethylcelullose: është një trashës që mund të gjendet gjithashtu në kozmetikë dhe produkte të kujdesit personal si grimi, produktet e kujdesit të lëkurës dhe kremi rroje. Në disa produkte, celuloza etilike mund të përdoret gjithashtu si lidhës, gjë që ndihmon përbërësit të qëndrojnë të lidhur.

Pa perberes potencialisht të dëmshëm: Pa SLS, SLES, alkool etilik, Propilen Glikol, derivate PG, parabene, sulfate, ose fragrance/ngjyra sintetike.

Cruelty free: Kështu që ju mund të ndiheni mire me përdorimin e tij.
Indikohet: cdo femër, përfshirë shtatzënat dhe gratë në perimenopauzë dhe menopauzë.

 INTIMACY by dr. Ardi prodhohet posaçërisht për ju! Ne nuk kemi stok duke ju siguruar kështu një produkt të freskët. Ambalazhimi i INTIMACY REGENERATIVE & BRIGHTENING GEL është i sigurtë, duke ruajtur natyralitetin e ambalazhimit të qelqit duke i dhënë natyralitetin e kërkuar këtij produkti.

Flakoni ka volum prej 50 CC/mL.

Rekomandohet përdorimi 2 herë në ditë, pas tualetit të mëngjesit dhe të darkës, sigurisht të kryer me “Intimacy by Dr. Ardi – Intimate Organic Washer”,

V.O – “Order now” duke më kontaktuar direkt në Whatsapp. Klikoni logon “Whatsapp” djathtas, në fund të faqes. 

Produkti kushton 1500ALL dhe ne e sjellim direkt në vendndodhjen tuaj.
Sigurisht, marrja në paketë e 2 produkteve “Intimacy by dr. Ardi” pra larësit dhe xhelit, kushton 2500 lek, duke ju skontuar 500 lek për të dyja produktet e linjës së kujdesit intim.

Transporti kushton 200 lek në Tiranë dhe 300 lek në rrethe.

Mjafton të lini: Emër, Mbiemër, Nr. Kontakti. Korrieri ynë do ju kontaktojë sapo Intimacy të jetë gati për ju!

Dr. Ardi PRUSHI

 

 

64

Gjakderdhja Postpartum.

 

Çfarë është normale?

 

Gjakrrjedhja pas lindjes, e cila njihet me emrin lohje, është normale pas lindjes vaginale dhe pas asaj me Caesarean, megjithatë është e rëndësishme të njohim çfarë është normale dhe çfarë jo.

Pse kemi gjakrrjedhje pas lindjes?

Arsyet se pse gjakrrjedhja pas lindjes ndodh janë shërimi i vendit ku placenta është shkëputur nga uterusi dhe eleminimi i likidit të tepërt, gjakut dhe indit nga shtatzania.

Lohja është e ngjashme me menstruacionet në formën sesi është e përbërë nga gjak dhe ind, thjesht është me fluks më të rëndë dhe zgjat më shumë në kohë. Lohjet duhet të ndalojnë në javën 4-6 pas lindjes.

Faza e parë e gjakrrjedhjes pas lindjes njihet me emrin Lochia Rubra dhe zgjat 3-4 ditët e para. Gjakrrjedhja do jetë e kuqe apo e kuqe në kafe dhe mund të kemi dhe copa të vogla gjaku të mpiksura.

Në ditët në vazhdim lohjet do të ulen në volum. Kjo njihet me emrin Lochia Sclerosa dhe zgjat 4-10 ditë. Gjaku do jetë më i errët në ngjyrë dhe lohjet bëhen më të ujshme. Copat e mpiksura duhet të bëhen më të vogla dhe të zhduken.

Si përfundim do përjetoni Lochia alba, e cila zakonisht zgjat 1-2 javë të tjera, por mund të zgjasë dhe deri në 28 ditë. Sekrecionet janë në ngjyrë të bardhë në të verdhë, në disa ditë mund të shihni dhe njolla rozë apo kafe. Aroma nuk duhet të jetë më ndryshe se ajo që përjetoni gjatë periodave. Nëse ndjeni ndonjë aromë e cila nuk iu duket normale, kjo mund të jetë shenjë infeksioni.

Edhe pse lohjet janë normale, ka disa sinjale të cilat janë tregues që duhet ti drejtoheni personelit mjeksor për ndërhyrje të menjëhershme. Këto sinjale janë:

  • Gjakrrjedhja ndalon apo ngadalësohet, pastaj fillon përsëri.
  • Sasia e gjakrrjedhjes është e tillë, që juve iu duhet të ndërroni pecetat sanitare çdo 1 orë ose më shpejt.
  • Madhësia e copave të mpiksura të gjakut është më e madhe se 5 cm.
  • Keni temperaturë apo simptoma të ngjashme me gripin.
  • Keni dhimbje abdominale.

 

 

 

 

 

63

Rënia e flokëve pas shtatzënisë!

Shumë femrave u ndodh që pas shtatzënisë të përjetojnë një rënie të madhe flokësh. Një gjë e tillë në shumicën e rasteve është normale dhe vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale që ndodhin në organizëm (rënia e estrogjenit). Kjo rënie fillon zakonisht 1-6 muaj pas lindjes dhe mund të zgjasë 12-18 muaj. Pas kësaj kohe zakonisht gjendja normalizohet. Nëse kjo nuk ndodh ose rënia e flokëve është tepër e madhe dhe shqetësuese, duhet konsultuar me mjekun pasi mund të ketë shkaqe të tjera si anemia ose çrregullime të gjëndrës tiroide.

Një ndryshim tjetër që mund të vihet re te flokët është ndryhimi i formës së tij, psh flokët e drejta mund të bëhen me onde. Por ky fenomen është më i rrallë.

Çfarë mund të bëjmë për të reduktuar rënien e flokëve?

Asgjë. E vetmja gjë që mund të bëhet është të pritet derisa hormonet në organizëm të ekuilibrohen dhe bashkë me to gjendja e flokëve të normalizohet. Nëse floku i hollë ju bezdis, mund të përdorni shampo që japin volum dhe të shmangni produktet që rëndojnë flokun si conditioner të rënda. Një model i shkurtër flokësh do ta bënte atë të dukej më i plotë dhe me volum.

 

Dr. Ardi Prushi

Përgatiti: Eleni Koça

 

65

Fibromat uterine – ?

 

 

  • Perkufizim dhe incidenca
  • Fibromat uterine ( të mitrës) janë tumoret beninje më të zakonshme me origjinë nga miometri uterinë.
  • Mund të gjendet dhe me terma të tjerë si fibromioma, leiomioma.
  • Rreth 40-80 % e femrave gjatë jetës së tyre do të zhvillojnë fibroma.
  • Fibroma është e pranishme në uterusin e 77% të pacientëve që i nënshtrohen histerektomisë( heqjes kirurgjikale të mitres).
  • Shpeshtësia e tyre rritet në dekadën e 4-të dhe të 5-të të jetës.
  • Etiologjia: është ende e panjohur; studimet tregojnë se ka një predispozicion gjenetik dhe varet nga ndryshimi i niveleve hormonale.

 

  • Faktore risku :
  • Obeziteti
  • Historitë familjare me fibroma
  • Fillimi i hershem i menstruacioneve
  • Fillim i vonë i menopauzes

 

  • Tipat e fibromave:

Fibroma submukozale:  fibromat po rriten brenda kavitetit të uterusit (mitrës) ku fëmija rritet gjatë shtatzënisë.

Fibroidet intramurale: Këto fibroma janë të ngulitura në murin e vetë mitrës.

Fibroidet subserozale: Të vendosura në pjesën e jashtme të mitrës këtë herë, këto fibroma janë të lidhura ngushtë me murin e jashtëm të mitrës.

Fibroidet e pedunkuluara: Lloji më pak i zakonshëm, këto fibroma të pedunkuluara janë të lidhura me murin e uterusit  me një kërcell të hollë.

 

  • Simptomat klinike

Janë karakteristike për moshën riprodhuese dhe lidhen me vendosjen e fibromave.

  • 50% e rasteve janë asimptomatikë dhe zbulohen gjatë një ekzaminimi gjinekologjik rutinë ose shtatzanie.
  • Simptoma më e shpeshtë është menoragjia kështu 30-50% e grave paraqiten me hemorragji të shtuar gjatë menstruacioneve deri në shfaqjen e anemisë.
  • Dhimbje mesi
  • Dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve sexuale.
  • Vështirësi në urinim.
  • Mendohet se bëhen shkak për infertilitet në rastet kur deformojnë kavitetin duke mos lejuar implantimin e embrionit.

 

  • Diagnoza:

•      Echografia: Ky test imazherik joinvaziv krijon një pamje shumë të mirë të uterusit . Mund të kryhet me rrugë transvaginale ose abdominale.•      Rezonancë magnetike (MRI) ose Skaner •      Histeroskopia: Gjatë një histeroskopie, mjeku juaj do të përdorë një pajisje të quajtur skop (një tub i hollë, fleksibël me një kamerë në fund) për të parë fibromat brenda mitrës tuaj. •      Histerosalpingografi (HSG): Kjo është një radiografi e detajuar ku fillimisht injektohet një material kontrasti dhe më pas merren rrezet X të mitrës. Teknikë e cila  përdoret më shpesh tek gratë që po ashtu i nënshtrohen vlerësimit të infertilitetit.     A mund të mbetem shtatzënë nëse kam fibroma të mitrës?Po, ju mund të mbeteni shtatzënë nëse keni fibroma. Nëse tashmë e dini se keni fibroma kur mbeteni shtatzënë, mjeku juaj do të punojë me ju për të zhvilluar një plan monitorimi. Gjatë shtatzënisë, trupi juaj lëshon nivele të larta të hormoneve. Këto hormone mbështesin rritjen e foshnjës tuaj. Megjithatë, ato gjithashtu mund të bëjnë që fibromat  tuaja të bëhen më të mëdhae kwshtu atom und të parandalojnë që fëmija juaj të jetë në gjendje të rrokulliset në pozicionin e duhur të fetusit, duke rritur rrezikun për një lindje podalike  ose paraqitje të gabuar të kokës së fetusit. Në raste shumë të rralla, ju mund të jeni në rrezik më të lartë për një lindje të parakohshme ose një lindje me prerje cezariane. Në disa raste, fibromat mund të kontribuojnë në infertilitet. Mund të jetë e vështirë të përcaktohet shkaku i saktë i infertilitetit, por disa gra mund të mbeten shtatzënë pas trajtimit për to.

 

  • Trajtimi :
  • Kur fibromat janë asimptomatike dhe kur natyra e tyre konfirmohet qartë me eko trajtimi do të jetë pritës. Duhen kryer kontrolle çdo vit me ekzaminim gjinekologjik dhe eko për të vlerësuar nëse përmasat janë në rritje e gjithashtu monitorim i fluksit menstrual.

Kirurgjikal: 1. Histerektomia( heqje kirurgjikale e mitres) – trajtim përfundimtar i fibromave, në rastet kur ato janë simiptomatike. Mund të bëhet me rrugë vaginal, abdominale ose laparoskopi.

  • Miomektomia – kryhet te femrat që duan fertilitet për të ardhmen. Mund te realizohet me laparoskopi ose histeroskopi.
  • Histeroskopia – për fibromat submukoze me përmasa më të vogla se 3-4 cm.
  • Laparoskopia – heqjen e fibromave subseroze dhe intramurale;

Medikamentoz:

•      Medikamente kundër dhimbjeve : Këto medikamente mund të përdoren për të menaxhuar shqetësimet dhe dhimbjet e shkaktuara nga fibromat. Medikamentet  përfshijnë acetaminofen dhe ibuprofen.•      Suplementet e hekurit: Nëse keni anemi nga gjakderdhja e tepërt, mjeku juaj mund t’ju sugjerojë gjithashtu të merrni një suplement hekuri.•      Kontraceptivët mund të përdoren gjithashtu për të ndihmuar me simptomat e miomave – veçanërisht gjakderdhje të rëndë.

  • Analogët e GnRH ( gonadotropine releasing hormone) – reduktojnë ndjeshëm përmasat e fibromave; ndalon hemorragjia nga frenimi estrogjenik. Përdoren në rastet me fibroma të mëdha duhet zvogëluar kështu përmasat para kirurgjisë.
  • Embolizmi i arteries uterine: për trajtimin e hemorragjive obstetrikale dhe gjinekologjike, duke futur një kateter nëpërmjet arteries femorale.
  • Terapitë orale: Elagolix është një terapi e re orale e indikuar për menaxhimin e gjakderdhjes së rëndë tek gratë në premenopauzë me fibroma simptomatike . Mund të përdoret deri në 24 muaj.

 

NENSI XHAXHO

 

 

 

 

 

 

62

Aknet dhe cikli menstrual!

Përpos ndryshimeve të humorit, dhimbjeve dhe përtacisë, e fundit gjë qe një vajzë me sindromin pre menstrual kërkon ëshë të shohë veten në pasqyrë per te zbuluar se I ka dalë një akne. Oh, jo! Përsëri!

Aknet menstruale, një sërë aknesh të cilat dalin në periudhën e menstruacioneve, janë të zakonshme për shumë femra. Sipas një studimi në arkivat e dermatologjisë rreth 63% e femrave me lekurë tendencë akneike, përjetojnë këto akne gjatë periudhës menstuale. Zakonisht fillojnë 10 ditë përpara dhe fillojnë të zbehen sapo gjakderdhja fillon.

 

Lidhja mes akneve dhe ciklit menstrual:

Cikli menstrual zgjat rreth 28 ditë. Të gjitha këo ditë janë të ndryshme në aspektin e ngjarjeve hormonale.

Në gjysmën e parë të ciklit, predominues është hormone estrogjen, ndëesa në gjysmën e dytë të tij, është progresteroni. Më pas nivelet e të dy hormoneve bien ne minimumet e tyre sapo gjakderdhja afron.

Ndërkohë që niveli I testosteronit (një hormone mashkullor I prodhuar në nivele të pakta nga femrat), qëndron I njejtë gjithë muajin.

Kjo do të thotë se përpara dhe gjatë menstruacioneve, testosteroni është me I lartë se nivelet e hormoneve femërore të cilat bien ne këtë periudhe. Te gjitha këto ndryshime që ndodhin në prapaskena me hormone, pasqyrohen edhe në lëkurë. Prodhohet sebiumi (një lëndë vajorë e cila shërben për të lubrifikuar lëkurën.)

E ndërkohë qe progresteroni rritet, lëkura “enjtet” dhe poret minimizohen, pra sebiumi në to, izolohet. Gjithashtu nivelet e larta të testosterone pranë kohës se menstruacioneve, indikojnë gjendrat sebace të prodhojnë më shumë yndyrë.

Për disa femra, yndyra sjell një lloj shkëlqimi te pëlqyeshëm, ndërsa për disa të tjera krijon një shtresë të bezdisur të trashë yndyre. Vaji siguron ushqim për bakterin P.acne. Ky bakter krijon akne  dhe inflamacion gjatë periudhës së menstruacioneve.

Fatëkeqësisht nuk mund të ndryshojmë lidhjen mes akneve dhe menstruacioneve, por mund të përfshijmë në rutinë disa gjëra që mund të bëjmë për to.

Veprimet praktike:

  • Shmang prekjen e fytyrës me duar
  • Pastro telefonin dhe mos e afro pranë faqeve kur flet
  • Mos konsumo duhan, duhani është factor ndihmues në të gjitha tippet e akneve
  • Ndërro shpesh këllëfët e jastëkut

Produktet qe duhet të përfshijmë në rutinë:

Acidi salicilkik- është një acid beta hidroksi, I cili ka dashuri për vajin. Futet thellë në pore dhe shkrin yndyrën në to.

Niacinamide- është vitamina B3 e cila balancon yndyrën dhe në përdorim afatgjatë I bën poret më pak evidente

Benzoyl peroxide- kremrat me benzoyl peroxide funksionojnë shumë mirë nëse aknet kanë dalë. Benzoyl peroxide I përthan ato dhe gjithashtu ka efekte antibakteriale. (kujdes: nuk është për lekurat e ndjeshme).

Pastrimi I dyfishtë I lëkures- me nje vaj ose uje micelar dhe më pas me larës ujor, ndihmon në pastrim efikas të lëkurës. Kështu edhe produktet që do vendosen më pas, do përthithen më mirë.

 

LËKURA JOTË GJATË CIKLIT:

Faza menstruale: dita 1-6

Progresteron I ulët- ulje e yndyrës

Estrogjen I ulet- ulje e mbrojtjes barrierës lëkurës

(lëkura mund të jetë sensitive, e thatë dhe dehidratuar)

Faza folikulare: dita 7-13

Estrogjen I lartë (me pikun e tij në ovulacion)

(lëkura është e hidratuar, barrierë e fuqishme dhe “cell turnover” të rritur. Lëkura eshte në ditët më të mira të saj)

Faza luteale: dita 14-28

Progresteron dhe testosterone I lartë- prodhohet më shumë yndyrë

(lëkura e thatë sheh shkëlqim, e yndyrshmja sheh akne)

 

Dr. Esi Kocaj

 

 

 

61

The pill – 72h.

Kontracepsioni urgjent mund të parandalojë shtatzëninë pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose nëse mënyra kontraceptive e përdorur ka dështuar – për shembull, një prezervativ është çarë ose keni harruar të merrni pilulën e rradhës së kontraceptivit.

 

Ekzistojnë 2 lloje të kontracepsionit urgjent:

  • Pajisja intrauterine (IUD ose spirale)
  • Pilula kontraceptive urgjente – Levonelle ose ellaOne (pilula “e ditës së nesërme”)

Të përgjithshme për pilulën urgjente:

  • Pilulën kontraceptive urgjente duhet marrë brenda 3 ditëve (Levonelle) ose 5 ditëve (ellaOne) pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur që të jetë efektive – sa më shpejt ta merrni, aq më efektiv do të jetë.
  • Marrja e pilulës urgjente Levonelle ose ellaOne mund t’ju japë dhimbje koke ose barku dhe t’ju bëjë të ndiheni ose të jeni të sëmurë.
  • Pilula urgjente mund të shkakojë që cikli juaj menstrual të jetë më i shkurtër ose më i gjatë, ose më i dhimbshëm se zakonisht.
  • Nëse brenda 2 orëve nga marrja e Levonelle ose 3 orëve nga marrja e ellaOne, ju shkaktohen të vjella, shkoni te mjeku juaj i përgjithshëm, farmacisti ose klinika e mjekësisë gjinekologjike, pasi do t’ju duhet të merrni një dozë tjetër ose të vendosni një pajisje intrauterine.
  • Nuk ka efekte anësore serioze nga përdorimi i kontracepsionit urgjent.
  • Kontracepsioni urgjent nuk shkakton abort.

Si funksionon pilula urgjente?

Levonelle

Levonelle përmban levonorgestrel, një version sintetik (i krijuar nga njeriu) i progesteronit; hormonit natyror të prodhuar nga vezoret. Marrja e saj mendohet se ndalon ose vonon lirimin e një veze (ovulimin). Levonelle duhet të merret brenda 72 orëve (3 ditë) pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur për të parandaluar shtatzëninë. Nuk ndërhyn në metodën tuaj të rregullt të kontracepsionit.

ellaOne

ellaOne përmban acetat ulipristal, i cili ndalon funksionimin normal të progesteronit. Kjo gjithashtu funksionon duke ndaluar ose vonuar lirimin e një veze. ellaOne duhet të merret brenda 120 orëve (5 ditëve) pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur për të parandaluar shtatzëninë.

Nëse merrni Levonelle ose ellaOne

Levonelle dhe ellaOne nuk vazhdojnë t’ju mbrojnë kundër shtatzënisë – nëse kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtura në çdo kohë pas marrjes së pilulës së urgjencës, mund të mbeteni shtatzënë. Ato nuk janë të destinuara për t’u përdorur si një formë e rregullt e kontracepsionit. Por ju mund të përdorni kontracepsionin urgjent më shumë se një herë në një cikël menstrual nëse keni nevojë.

 

Kush mund të përdorë pilulën e urgjencës?

Shumica e grave mund ta përdorin pilulën kontraceptive urgjente. Kjo përfshin dhe gratë që nuk mund të përdorin kontracepsion hormonal, të tilla si pilula e kombinuar dhe kontraceptivi “patch”. Mund ta përdorin edhe vajzat nën 16 vjeç.

 

Por ju nuk mund ta përdorni pilulën urgjente nëse:

  • Jeni alergjik ndaj ndonjë përbërësi të saj;
  • Keni astmë të rëndë;
  • Merrni ndonjë medikament që mund të ndërveprojë me të, si p.sh:
    • Medikamenti bimor St John’s Wort,
    • Disa medikamente të përdorura për trajtimin e epilepsisë, HIV-it ose tuberkulozit (TB),
    • Medikamente që ulin aciditetin e stomakut, si omeprazoli,
    • Disa antibiotikë më pak të përdorur (rifampicin dhe rifabutin)

ellaOne nuk mund të përdoret nëse tashmë jeni duke marrë një nga këto barna, pasi mund të mos funksionojë. Levonelle mund të përdoret ende, por doza mund të duhet të rritet.

Tregojini mjekut të përgjithshëm, infermieres ose farmacistit se çfarë ilaçesh po merrni dhe ata mund t’ju këshillojnë nëse janë të sigurt për të marrë me pilulën kontraceptive të urgjencës.

Ju gjithashtu duhet të lexoni broshurën e informacionit për pacientin, që vjen me medikamentin tuaj për më shumë informacion.

Ushqyerja me gji

Levonelle është e sigurt për t’u marrë gjatë ushqyerjes me gji. Edhe pse sasi të vogla të hormoneve në pilula mund të kalojnë në qumështin tuaj të gjirit, nuk mendohet të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj.

Siguria e ellaOne gjatë ushqyerjes me gji nuk dihet ende. Prodhuesi rekomandon që të mos ushqeni me gji për një javë pas marrjes së kësaj pilule.

Nëse tashmë jeni duke përdorur kontracepsion të rregullt

Mund t’ju duhet të merrni pilulën e urgjencës nëse:

  • Keni harruar të merrni disa nga pilulat tuaja kontraceptive të rregullta
  • E bëtë implantin tuaj kontraceptiv ose injeksionin kontraceptiv shumë vonë

 

Nëse keni marrë Levonelle, duhet: (sipas mënyrës së kontracepsionit që përdorni normalisht)

  • Të merrni pilulën tjetër kontraceptive, aplikoni një “patch” të re ose të vendosni një unazë të re brenda 12 orëve nga marrja e pilulës së urgjencës,
  • Vazhdoni të merrni pilulën tuaj të rregullt kontraceptive si gjithmonë,

 

Përdorni kontracepsion shtesë, siç janë prezervativët, për:

  • 7 ditë nëse përdorni “Patch-in”, unazën, pilulën e kombinuar (përveç Qlaira), implantin ose injeksionin,
  • 9 ditë për pilulën e kombinuar Qlaira,
  • 2 ditë nëse përdorni pilulën vetëm me progestogjen

 

Nëse keni marrë ellaOne:

  • prisni të paktën 5 ditë përpara se të merrni pilulën tjetër kontraceptive, të vendosni një “patch” të ri ose të vendosni një unazë të re

 

Përdorni kontracepsion shtesë, siç janë prezervativët, derisa të rifilloni kontracepsionin tuaj dhe për një shtesë:

  • 7 ditë nëse përdorni “patch-in”, unazën, pilulën e kombinuar (përveç Qlaira), implantin ose injeksionin
  • 9 ditë për pilulën e kombinuar Qlaira
  • 2 ditë nëse përdorni pilulën vetëm me progestogjen

 

Megjithatë mund të konsultoheni me një mjek i përgjithshëm ose infermiere më tej se kur mund të filloni të merrni kontracepsion të rregullt dhe për sa kohë duhet të përdorni kontracepsion shtesë.

Efektet anësore të përdorimit të pilulës së urgjencës

Nuk ka efekte anësore serioze ose afatgjata nga marrja e pilulës kontraceptive emergjente.

Por mund të shkaktojë:

  • dhimbje koke,
  • dhimbje barku,
  • ndryshimet në menstruacionet tuaja të ardhshme – mund të jenë më herët, më vonë ose më e dhimbshme se zakonisht
  • nauzei ose të vjella – kërkoni kujdes mjekësor nëse keni të vjella brenda 2 orëve nga marrja e Levonelle ose 3 orëve nga marrja e ellaOne, pasi do t’ju duhet të merrni një dozë tjetër ose të vendosni një IUD.

 

Konsultohuni me një mjek ose infermiere nëse simptomat tuaja nuk largohen pas disa ditësh ose nëse:

  • ju mendoni se mund të jeni shtatzënë,
  • mentruacionet e ardhshme janë më shumë se 7 ditë me vonesë,
  • menstruacionet janë më të shkurtra ose më të lehta se zakonisht,
  • keni dhimbje të papritur në pjesën e poshtme të barkut – në raste të rralla, një vezë e fekonduar mund të jetë implantuar jashtë mitrës (shtatzani ektopike)

Pavarësisht mungesës së efekteve anësore serioze ose afatgjata, pilula urgjente nuk është një mënyrë kontracepsioni afatgjatë dhe që rekomandohet të merret gjithmonë.