Aborti është kur përfundon një shtatzëni duke mos rezultuar në lindjen e një fëmije. Ndonjëherë quhet ‘ndërprerje e shtatzënisë’.
BPAS( Shërbimi Këshillues mbi Shtatëzanine Britanik) kujdeset për gratë me një shtatzëni të paplanifikuar ose të padëshiruar. Ne trajtojmë mijëra gra që kanë vendosur që aborti është zgjedhja e duhur për to, dhe u japim këshilla dhe këshillime grave që nuk dinë sit ë veprojnë më tej.
Ekzistojnë dy lloje të trajtimit të abortit, aborti ‘Mjekësor’ dhe ‘Kirurgjikal’:
Pilula e abortit (e njohur edhe si abort i hershëm mjekësor) deri në 10 javë
Përfshin marrjen e ilaçeve për të shkaktuar një abort të hershëm (gratë përjetojnë krampe, dhimbje dhe gjakderdhje të rëndë).
Pa operacion ose përdorim anestetikësh.
Pilula e abortit nga 10 javë deri në 24 javë
Përfshin marrjen e ilaçeve për të shkaktuar kontraktimin e mitrës dhe për të shtyrë shtatëzënësinë.
Nevojiten 2 vizita në klinikë.
Ndonjëherë një qëndrim gjatë natës është i nevojshëm në vizitën e 2-të.
Aborti kirurgjikal
Aborti kirurgjikal përfshin një operacion të shpejtë dhe të vogël. Ekzistojnë dy lloje të abortit kirurgjikal:
Aspirimi me vakum -deri në 15 javë
Heq shtatzëninë me thithje të butë.
Deri në 14 javë të shtatzënisë kjo mund të bëhet me anestetik lokal. Koha më e shpejtë e shërimit për këtë opsion do të thotë që ju mund të lini klinikën pa mbikëqyrje dhe të përdorni makinën më shpejt.
Deri në 15 javë mund të bëhet me sedacion (i relaksuar dhe i përgjumur).
Një vizitë në klinikë dhe shkoni në shtëpi të njëjtën ditë.
Zgjerimi dhe tërheqja- midis 15 dhe 24 javësh
Kryhet me anestetik të përgjithshëm.
Shtatzënia hiqet duke përdorur pincë të ngushta të kaluara përmes qafës së mitrës dhe një thithje të butë.
Një vizitë në klinikë dhe shkoni në shtëpi të njëjtën ditë.