Lindja cezariane ( C- section) është një procedurë kirurgjikale që përdoret për të lindur një fëmijë përmes incizioneve (prerjeve) në bark dhe mitër. Ajo mund të planifikohet para kohe nëse zhvilloni ndërlikime të shtatëzënësisë ose në rastet që keni pasur një lindje cezariane të mëparshme dhe nuk po konsideroni një lindje vaginale. Sidoqoftë, shpesh, nevoja për këtë ndërhyrje nuk bëhet e dukshme derisa të fillojë lindja.
Nëse jeni shtatzënë, të dini se çfarë të prisni gjatë një lindjeje cezariane – si gjatë procedurës ashtu edhe më pas – mund t’ju ndihmojë të përgatiteni.
Pse kryhet ky operacion?
Ndonjëherë një është më i sigurt për ju ose foshnjën tuaj sesa një lindje vaginale. Mjeku juaj mund të rekomandojë një lindje cezariane nëse:
Disa gra kërkojnë lindje cezariane me foshnjat e tyre të para – për të shmangur ndërlikimet e mundshme të lindjes vaginale ose për të përfituar nga komoditeti i një lindjeje të planifikuar. Sidoqoftë, kjo nuk rekomandohet nëse planifikoni të keni disa fëmijë. Gratë që kanë bërë disa procedura të tilla janë në rrezik për probleme të placentës, si dhe gjakderdhje të rëndë, e cila mund të kërkojë heqjen kirurgjikale të mitrës (hysterectomy). Nëse po mendoni për një lindje cezariane të planifikuar për lindjen tuaj të parë, punoni me mjekun tuaj obsteter për të marrë vendimin më të mirë për ju dhe foshnjën tuaj.
Rreziqet që mbart
Rreziqet për fëmijën tuaj përfshijnë:
Rreziqet për ju përfshijnë juve:
Përgatitja paraprake
Nëse keni planifikuar lindje cezariane , mjeku mund të sugjerojë të flisni me mjekun anestezist për ndonjë gjendje të mundshme shëndetësore që do të rrisë rrezikun e komplikimeve të anestezisë.
Mjeku gjithashtu mund të rekomandojë kryerjen e testeve të gjakut që japin informacion në lidhje me llojin tuaj të gjakut dhe nivelin tuaj të hemoglobinës, përbërësi kryesor i qelizave të kuqe të gjakut. Këto detaje do të jenë të dobishme për ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor në rast që do të keni nevojë për një transfuzion gjaku gjatë lindjes.
Edhe nëse jeni duke planifikuar një lindje vaginale, është e rëndësishme të përgatiteni për të papriturat. Diskutoni mbi mundësinë e një lindje cezariane me mjekun shumë përpara datës tuaj. Bëni pyetje, ndani shqetësimet tuaja dhe rishikoni rrethanat që mund ta bëjnë një lindje cezariane opsionin më të mirë.
Pas procedurës, do t’ju duhet kohë për të pushuar dhe shëruar. Konsideroni të kërkoni ndihmë familjarëve para kohe për javët pas lindjes së foshnjës tuaj.
Cfarë duhet të prisni?
Para procedurës :
Ndonëse procesi mund të variojë, në bazë të arsyes pse po bëhet procedura, shumica e lndjeve cezariane përfshijnë këto hapa:
Pas procedurës
Pas një lindje cezariane, ju me siguri do të qëndroni në spital për disa ditë. Mjeku do të diskutojë me ju mundësitë e barnave që ju lehtesojnë dimbjen.
Sapo efektet e anestezisë tuaj të fillojnë të zbehen, do të inkurajoheni të pini shumë lëngje dhe të ecni. Kjo ndihmon në parandalimin e kapsllëkut dhe trombozës së venave të thella. Ekipi shëndetësor do të monitorojë plagën operatore për shenja të infeksionit. Nëse keni pasur një kateter të fshikëzës, ka të ngjarë të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ju do të jeni në gjendje të filloni të ushqeni me gji sa më shpejt që të ndiheni gati. Pyesni infermieren tuaj ose një këshilltar të laktacionit për t’ju mësuar se si të pozicionoheni dhe të mbështesni fëmijën tuaj në mënyrë që të jeni rehat. Ekipi shëndetësor do të zgjedhë ilaçe për dhimbjen tuaj post-kirurgjikale duke pasur parasysh gjidhënien.
Para se të dilni nga spitali, pyesni për çdo kujdes parandalues që mund t’ju nevojitet. Sigurimi i vaksinave mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe shëndetin e foshnjës tuaj.
Kur të shkoni në shtëpi
Gjatë procesit të rikuperimit , diskomforti dhe lodhja janë të zakonshme. Për të përshpejtuar shërimin:
Gjithashtu konsideroni të mos ngasni makinën derisa të jeni në gjendje të përdorni me lehtësi frenat pa ndihmën e ilaçeve të dhimbjes. Kjo mund të zgjasë një deri në dy javë.
Kontrolloni plagën për shenja të infeksionit. Kushtojini vëmendje çdo shenje ose simptome që përjetoni. Kontaktoni mjekun nëse:
Nëse përjetoni ndryshime të rënda të humorit, humbje të oreksit, lodhje të madhe menjëherë pas lindjes, mund të keni depresion pas lindjes. Kontaktoni mjekun nëse mendoni se mund të jeni në depresion, veçanërisht nëse shenjat dhe simptomat tuaja nuk zbehen , keni probleme në kujdesin për foshnjën tuaj ose në kryerjen e detyrave të përditshme, ose keni mendime për të dëmtuar veten ose foshnjën tuaj.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve rekomandon që kujdesi pas lindjes të jetë një proces i vazhdueshëm sesa vetëm një vizitë e vetme pas lindjes. Kontaktoni mjekun brenda tre javëve të para pas lindjes. Brenda 12 javësh pas lindjes, vizitoni mjekun tuaj për një vlerësim gjithëpërfshirës pas lindjes. Gjatë këtij takimi, ai do të kontrollojë gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tuaj emocionale, do të diskutojë kontracepsionin dhe distancën e lindjeve, do të rishikojë informacionin në lidhje me kujdesin dhe ushqimin e foshnjave, do të flasë për zakonet tuaja të gjumit dhe çështjet që lidhen me lodhjen dhe do të bëjë një provim fizik. Kjo mund të përfshijë një kontroll të barkut, vaginës, qafës së mitrës dhe mitrës për tu siguruar që jeni duke u shëruar mirë. Në disa raste, ju mund të bëni kontrollin më herët në mënyrë që mjeku të mund të ekzaminojë prerjen tuaj . Përdorni këtë vizitë për të bërë pyetje në lidhje me shërimin dhe kujdesin për foshnjën tuaj.
Dr. Ardi Prushi
Përshtati: Nensi Xhaxho