52

Zonat Erogjene

Zonat erogjene janë zona të trupit të njeriut që kanë sensitivitet të rritur, stimulimi i të cilave mund të gjenerojë një përgjigje seksuale, si relaksimi, fantazitë seksuale, eksitim apo orgazëm.

Zonat erogjene janë të shpërndara në gjithë trupin e njeriut, por sensitiviteti i secilës varion dhe varet nga përqëndrimi i mbaresave nervore të cilat prodhojnë ndjesi të këndshme kur stimulohen.  Prekja e zonave erogjene të një personi tjetër konsiderohet si një akt intimiteti fizik.  Nëse personi e konsideron stimulimin e këtyre zonave të kënaqshëm apo e sheh me skepticizëm varet nga një sërë faktorësh që përfshijnë nivelin e eksitimit, situatën në të cilën ndodh, kontekstin kulturor, natyrën e marrëdhënies midis partnerëve dhe historinë personale të secilit.

Zonat erogjene klasifikohen në bazë të përgjigjes seksuale që prodhojnë.  Shumë njerëz eksitohen kur partneri i tyre prek lehtësisht kapakët e syve, vetullat, shpatullat, duart, krahët dhe flokët.  Prekja e lehtë e këtyre zonave stimulon partnerin gjatë paralojës dhe rrit nivelin e eksitimit.  Gjithashtu masazhimi i lehtë apo prekja e zonës abdominale së bashku me puthjen apo prekjen e kërthizës mund të shkaktojë një lloj stimulimi seksual.

Klasifikimi

Zonat specifike

Zonat specifike të shoqëruara me përgjigje seksuale përfshijnë buzët, thithkat së bashku me zonën genitale, duke veçuar penisin, klitorisin, pjesën tjetër të vulvës dhe lëkurën perianale.  Në këtë zonë mbaresat nervore janë më pranë sipërfaqes së jashtme të lëkurës sesa lëkura normale e qimëzuar. Densiteti nervor në këto zona është goxha i lartë dhe prandaj stimulimi i tyre ka aftësinë të prodhojë eksitim cerebral të gjeneralizuar.

Zonat jospecifike

Në këto zona, lëkura është e ngjashme me lëkurën normalisht të qimëzuar dhe ka densitet normal nervash dhe folikujsh qimesh.  Këto zona përfshijnë pjesët anësore dhe të pasme të qafës, pjesën e brendshme të krahëve, aksilat dhe kraharorin.

Organet genitale

Djemtë/Burrat

Djemtë/burrat eksitohen nga stimulimi i glansit dhe penisit, pjesa e përparme e skrotumit, pjesa midis skrotumit dhe anusit (e quajtur perineum) dhe përreth anusit.  Prostata mund të stimulohet nga brenda rektumit ose duke ushtruar presion në perineum pranë anusit.  Shumë meshkuj e përshkruajnë ndjesinë e stimulimit të prostatës të ngjashme me përshkrimet që femrat i bëjnë stimulimit të pikës G.

Vajzat/Gratë

Pjesë të vulvës, sidomos klitori janë zona erogjene. Ndërkohë që vagina nuk është sensitive në gjithë gjatësinë e saj, 1/3 e poshtme (zona pranë hyrjes) ka përqëndrim të lartë të mbaresave nervore dhe sjell shumë kënaqësi kur stimulohet.   Në këtë zonë, të quajtur edhe muri anterior i vaginës është e vendosur edhe ajo që quhet pika G tek femrat dhe në eksitim maksimal ndihet sfungjerore dhe më e ngritur se strukturat e tjera të vendosura aty.  Kur kjo zonë stimulohet mund të prodhojë eksitim, orgazëm ose ejakulim femëror.

Koka

Goja

Buzët dhe gjuha janë tepër sensitive dhe mund të stimulohen nga puthjet apo prekjet. Kafshimi i buzës gjithashtu mund të provokojë stimulim.

Qafa

Qafa, zona e klavikulave dhe pjesa e prapme e saj janë shumë të ndjeshme dhe mund të stimulohen nga puthjet, prekjet apo përkëdheljet.  Disa njerëz i shijojnë edhe kafshimet e lehta në këtë zonë.

Veshët

Disa njerëz i konsiderojnë përshpërimat, apo frymëmarrjet e lehta pranë veshit relaksuese dhe epshndjellëse, ashtu sikurse edhe prekjen me gjuhë, kafshimet, përkëdheljet sidomos në pjesën e llapës së veshit apo prapa tij.

Kraharori

Areola dhe thithkat kanë përqëndrim të lartë të mbaresave nervore.  I gjithë gjoksi ka një rrjet mbaresash nervore, numri i të cilave nuk ndryshon në varësi të madhësisë së gjoksit.  Prandaj ndonjëherë një gjoks më i madh kërkon një stimulim më të madh.

Stimulimi intensiv i thithkave mund të provokojë prodhimin e oksitocinës dhe prolaktinës, të cilat mund të kenë një efekt sinjifikant në organet genitale të individit, në të tillë nivel saqë personat mund të arrijnë orgazmën vetëm nga stimulimi i thithkave.  Stimulimi me gishtërinj apo oral është një eksperiencë mjaft e këndshme  për shumë persona të të dyja sekseve.

Abdomeni dhe kërthiza

Shumë njerëz e konsiderojnë stimulimin (puthjet, kafshimet, gudulisjet, përkëdheljet, gërvishtjet) në zonën e barkut e sidomos pranë regjionit pubik mjaft të këndshme dhe eksituese.  Kërthiza është një nga zonat erogjene me sensitivitet mjaft të rritur.  Prekja me gishtërinj apo majën e gjuhës në zonën e kërthizës apo poshtë saj prodhon ndjesi erotike.

Sakrumi

Sakrumi, kocka triangulare e vendosur në bazën e shtyllës kurrizore gjithashtu konsiderohet zonë erogjene.

Krahët

Lëkura e krahëve e sidomos lëkura e butë e pjesës së brendshme të krahëve dhe pjesa e përparme e brrylit janë shumë sensitive ndaj stimulimit manual apo oral.  Përkëdhelja me gishtërinj, gjuhë, qerpikë (butterfly kissing) mund të nxisë eksitim dhe në disa raste  orgazëm pa kontakt direkt me zonat genitale.  Pjesa e përparme e brrylit është specifikisht sensitive për shkak të lëkurës së hollë, çka i bën mbaresat nervore më lehtësisht të aksesueshme nga kontakti i jashtëm.  Sensitiviteti i krahëve mund të reduktohet ose të përqëndrohet në një sipërfaqje më të vogël për shkak të muskujve/obezitetit ose mund të maksimizohet kur lëkura është shumë e hollë.

Aksilat

Disa i konsiderojnë aksilat (sqetullat) si zona erogjene pavarësisht densitetit të mbaresave nervore dhe folikujve të qimeve të ngjashme me pjesën tjetër të lëkurës.  Stimulimi i ekzagjeruar oral ose digital (me gishtërinj) është përgjegjës për përgjigjjen sensuale të rritur.

Gishtërinjtë

Majat e gishtave kanë shumë mbaresa nervore dhe reagojnë edhe ndaj prekjeve shumë të lehta, kafshimeve apo ledhatimeve me gjuhë. Pjesët anësore të gishtërinjve janë më pak sensitive, por gudulisen më shpejt. Majat e gishtërinjve të njerëzve janë zonat e dyta më sensitive të trupit pas gjuhës.

Këmbët

Kofshët janë shumë sensitive ndaj prekjes, sidomos pjesët e brendshme të tyre. Gjithashtu  prekja e lehtë e pjesës së prapme të këmbëve apo gjunjëve mund të krijojë ndjesi sensuale.

Shputat dhe gishtat e këmbëve

Shputat dhe gishtërinjtë e këmbës kanë përqëndrime të larta të mbaresave nervore. Gjithashtu një rol të rëndësishëm në ndjesitë sensuale të krijuara nga prekja e kësaj zone të trupit vjen prej faktit që zona e trurit që merr impulse nga prekja e këmbëve është shumë pranë me zonën e trurit që merr impulse nga prekja e organeve genitale.  Masazhimi i këmbëve, përkëdhelja, puthja apo kafshimi i gishtërinjve mund të prodhojë stimulim seksual. Gjithashtu gudulisja është shumë e lartë në këtë zonë.

 

Dr.Ardi Prushi

Përgatiti: Dr.Frisiana Mirashi

 

Leave Your Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *